Kulla ‘Mali i Tiranës’ ‘shpërblim’ për Berishën? Veliaj për Report TV: Naivitet, nuk biem në dashuri me dhunuesit e shqiptarëve

12 Gusht 2023, 12:36| Përditesimi: 12 Gusht 2023, 17:30

  • Share

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka reaguar ekskluzivisht në Report Tv lidhur me debatin mbi kullën “Mali i Tiranës” që në ditët e nxehta të gushtit ngriti temperaturat edhe në politikë,

Në reagimin e tij të parë për projektin 65 katësh prapa Teatrit të Operas dhe Baletit, Veliaj e quan sherr mes dy copave të PD për gjobëvënie .

Është shumë kollaj të bësh lajm e të imitosh Mjaftin në vakt. Është mediokre. Sot është shumë e vështirë të marrësh këto vendime për të shpronësuar 20 milionë euro i bie të heqësh të gjitha investimet bashkisë së Tiranës për 1 ose 2 vite. Kjo nuk qëndron. Jo vetëm kaq por  nuk do ti qëndronte as testit të gjykatës. Kjo është për të sqaruar se ajo zonë që ishte dhënë për ndërtim në gropën e Sejdisë mirëmbahej derisa të merrej një vendim tjetër. Të thuash që zbuluan diçka në gusht është patetike. Në korrik u rikonfirmua PD e Vulës dhe nisi sherri me PD e Saliun, kokat hëngshin. Ndodhi në mënyrë transparente dhe janë paguar 4 milionë euro taksë në Bashkinë e Tiranë. Ishte transparente konkursi, transparente leja..

Veliaj mohon teoritë e hedhura se kulla 65 katëshe pas teatrit të Operas dhe Baletit është shpërblim për Foltoren e Sali Berishës e veçanërisht të birit Shkëlzenit, që dyshohet se është përfituesi fundor i saj.

Nëse ju mendoni se në këtë zyrë apo në zyrën e kryeministrit realisht mendon njeri familjen më ordinere të republikës së Shqipërisë është naivitet. Ne kemi mundur Saliun, Shkëlzenin, Lulin, kunatin 9 herë mezi presim ti mundim herën e 10-të. Është naivitet të kuptosh si njerëzit që i kanë bërë më shumë keq familjes time, familjes së kryeministrit dhe familjes së madhe të Shqiptarëve te jenë duke u shperblyer nga ne. Eshtë naivitet shumë i madh. Ne në dashuri me dhunuesit nuk biem.

Tashmë Tirana është kthyer në një histori suksesi. Kryetari bashkisë në një intervistë ekskluzive për Report TV, tha se tashmë  turizmi dhe teknologjia e informacionit zënë 50% të ekonomisë së Tiranës. 

“Tirana është në qendër të vëmendjes. Kemi pasur një bum të jashtëzakonshëm. Edhe sot e shtunë, gjithë sheshi “Skënderbej” ishte plot.  Kemi kaluar shifrën 4 milionë vizitorëve.  Sot po numërojmë milionat e pasagjerëve. Për ekonominë e Tiranës ky është një lajm i jashtëzakonshëm. Sot turizmi dhe teknologjia e informacionit zënë 50% të ekonomisë së Tiranës, para e valutë që vjen nga jashtë e rroga shumë më të mira se ato të fasonerisë, me gjithë respektin.”

Kryebashkiaku i Tiranës, u ndal edhe te akuzat për inceneratorin, një tjetër çështje e nxehtë e politikës së këtij gushti duke sqaruar se vetë Bashkia ka qenë korrekte në detyrën ligjore dhe administrative.

“Qartazi ajo që kuptuam dje eshte se administratori shtetëror do të vijojë të respektojë kontratën. Siç e patë, kërkoi pagesat, pra nuk do t’i bjerë njeri qylit dhe nuk do të shpartallojmë një investim publik, që është për pastrimin e qytetit. Nëse në këtë proces dikush ka bërë gabime, të mbajë përgjegjësi një më një. Por, di të them se Bashkia e Tiranës është treguar korrekte. Jemi një nga Bashkitë kliente; pra përveç bashkive të qarkut dhe të Durrësit, jemi gjashtë bashki.  Sot me administratorin shtetëror kemi vendosur këtë raport të ri”, tha Veliaj. 

Por drejtësisë, Veliaj i kërkon të vërë para përgjegjësisë këdo që shkel ligjin.

"Kush ka bërë gabime në këto procedura duhet të mbajë përgjegjësi. Detyra e kryetarit të bashkisë është të pastrojë qytetin. E kemi bërë pa rritur taksën që është sic ka qenë në kohën e Edit kryebashkiak”

Përgjatë këtij mandati Veliaj thotë se synimi kryesor është përfundimi i projekteve si ai i Unazës së Madhe që do ti japë përfundimisht zgjidhje trafikut.

Dua të mbaroj patjetër fundin e Bulevardit. Granti që kemi marrë nga Katari na e lehtëson punën. Dua patjetër që dy stadium ti mbaroj dhe polin e ri të Drejtësisë. Kemi marrë me shumë vrull projektin final të kopshti botanik. Fiton fakulteti dhe qyteti. Po punojnë me ministrinë e Transportit dhe ARRSh për të përfunduar unazën e madhe. Kjo do të ishte ëndrra ime që brenda këtij mandate të mbarojë. Kjo administratë të lërë shenjë në këtë qytet.

Ora 14:20
Veliaj tregon ëndrrën si kryetar bashkie: Të mbaroj Unazën e madhe brenda mandatit! Dua patjetër dy stadiume e të ndërtoj Polin e Drejtësisë

 

Përgjatë këtij mandati  Veliaj thotë se synimi kryesor është përfundimi i projekteve si ai i Unazës së Madhe që do ti japë përfundimisht zgjidhje trafikut.

Dua të mbaroj patjetër fundin e Bulevardit. Granti që kemi marrë nga Katari na e lehtëson punën. Dua patjetër që dy stadium ti mbaroj dhe polin e ri të Drejtësisë. Kemi marrë me shumë vrull projektin final të kopshti botanik. Fiton fakulteti dhe qyteti. Po punojnë me ministrinë e Transportit dhe ARRSh për të përfunduar unazën e madhe. Kjo do të ishte ëndrra ime që brenda këtij mandate të mbarojë. Kjo administratë të lërë shenjë në këtë qytet.
 

Ora 14:12
Shkëlzen Berisha pas kullës së Tiranës? Veliaj: Mu po më hajnë duart ti mund për herë të dhjetë jo më ti ndihmoj

 

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka reaguar ekskluzivisht në Report TV lidhur me debatin mbi kullën “Mali i Tiranës” duke e quajtur sherr mes dy copave të PD për gjobëvënie. Akuzën se po shpërblehet opozita e Foltores e mohon duke thënë se është e pakuptimtë që familja që ka veshur me të zeza më shumë shqiptarë të shpërblehet nga PS.

"Të mendosh që kryetari i bashkisë së Tiranës dhe kryeministri i Shqipërisë kanë dalë në fundjavë në punë për të ndihmuar Shkëlzen Berishën është të fyesh inteligjencën. Ajo është familja ndoshta që ka sjellë më shumë turp, vuajte dhe veshur me të zeza më shumë njerëz në Republikën e Shqipërisë. Mu po më hajnë duart ti mund për herë të dhjetë jo më ti ndihmoj. Nëse dikush ka dyshime ti adresojë përpara drejtësisë" 

Ora 13:51
Kulla “shpërblim” për Berishën? Veliaj: Naivitet, nuk biem në dashuri me dhunuesit e shqiptarëve

 

Veliaj mohon teoritë e hedhura se kulla 65 katëshe pas teatrit të Operas dhe Baletit është shpërblim për Foltoren e Sali Berishës e veçanërisht të birit Shkëlzenit, që dyshohet se është përfituesi fundor i saj.

Pyetja: Në fakt debate për kullën nuk është se po ngrihet por problem flitet se i është dhënë Shkëlzen Berishës?

Veliaj:(Qesh) Nëse ju mendoni se në këtë zyrë apo në zyrën e kryeministrit realisht mendon njeri familjen më ordinere të republikës së Shqipërisë është naivitet. Ne kemi mundur Saliun, Shkëlzenin, Lulin, kunatin 9 herë mezi presim ti mundim herën e 10-të. Është naivitet të kuptosh si njerëzit që i kanë bërë më shumë keq familjes time, familjes së kryeministrit dhe familjes së madhe të Shqiptarëve te jenë duke u shperblyer nga ne. Eshtë naivitet shumë i madh. Ne në dashuri me dhunuesit nuk biem. Nëse dikush ka problem a dyshime, i cakton prokuroria.

Ora 13:47
Muajin tjetër një delegacion i lartë viziton Shqipërinë për të përuruar godinën e re të ambasadës

 

Muajin tjetër një delegacion shumë i lartë nga Izraeli do të vizitojë Tiranën pasi do të hapet ambasada.

"Shikoni kullën kaq shumë të përfolur pëballë kishës ortodokse. Nuk e di a është publike por muajin tjetër kemi një delegacion shumë i lartë nga Izraeli për hapjen e ambasadës aty" deklaroi Veliaj në një intervistë për Report TV. 

 

Ora 13:47
Tirana histori suksesi në vijimësi, Veliaj: Dua Lipa, Rita Ora, Mourinho dhe personazhe të njohur po kthehen herë pas here në Tiranë

 

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj në një intervistë për Report TV e ka konsideruar Tiranë e viteve të fundit, histori suksesi në vijimësi.

Teksa përmendi të gjithë personazhet e njohur ndërkombtarisht që vizitojnë herë pas here Tiranën, Veliaj tha se kjo tregon një sukses të përsëritur.

Sipas tij koncertet që këngëtarë të ndryshëm të huaj dhe shqiptarë zhvillojën, ndeshjet e futbollit dhe aktivitetet që organizohen e bëjnë kryeqytetin gjithnjë e më të populluar nga turistë dhe vizitorë.

“Ajo që më vjen mirë për Tiranën është që nuk i kemi suksesin sporadik, suksesi është i përsëritur. Pra, kur vjen Dua Lipa njëherë, është lajm i madh, por tani që vjen gjithmonë do të thotë që jemi stabilizuar si imazh. Kur vjen Rita Ora, ose kur vjen Ermal Meta, ose kur kthehet Mourinho për të dytën herë, do të thotë që Tirana është një histori suksesi në vijimësi, jo sporadike le të themi vetëm me një sebep. Të tilla sebepe paçim. Sot kam një lajm të mirë, varet në fakt edhe si e shikon, të mirë për ata që i kanë blerë biletat dhe të keq për ata që nuk kanë mundur të blejnë për bileta, jemi sold out. Pra i gjithë stadiumi, Arena Kombëtare, si një ndeshje e madhe e kombëtares, është i gjithi i shitur", tha Veliaj.

Ora 13:30
'Mali i Tiranës' Veliaj: Gjithçka ka qenë transparente! Dy copat e PD-së nuk mund të lajnë hesapet e tyre në kurriz të Tiranës

Kryetari i bashkisë së Veliajt e quajti të stisur debatin për "Malin e Tiranës". Veliaj tha se çdo gjë është bërë transparente duke hedhur poshtë akuzat e PD-së por dhe të tjerëve të përfshirë në debat

Të thuash që zbuluan diçka në gusht është tërësisht patetike. Ajo që ndodhi është që në korrik rikonfirmohet segment i PD-së në detyrë, që është PD e vulës e nisi sherrin me PD-në e Saliut. Ky është sherr mes dy copave të PD-së.

Ata mendojnë si në kohë të tyre kur çdo gjë bëhej me gjobëvënie dhe e trajtonin si plaçkë qytetin bëjnë të gjithë. Duke qenë se Saliu vetë vriste, siç bëri me 21 janarin mendon se të gjithë vrasin. Duke qenë se Gërdeci ishte planifikuar nga i biri i tij dhe gjithçka që ndodhi aty përfshi dhe rastin fatkeq të hedhjes në erë të 26 vetëve mendon se kështu funksionojnë të gjithë. Por nuk është kështu. Ndodhi gjithçka në mënyrë transparente. Është paguar një taksë 4 milionë euro në bashki. Janë po këta njerëz që sot do i shkonin në stadium. 

Merrni kamerën shkoni në stadium. Do i keni të gjithë analistët. Vetë janë të gjithë me vila, që kryesisht i kapin nga kjo gjobëvënie, që të jemi të qartë se kam pasur dhe debate me shtypin. Shikoni se keni sot gazetarë e analistë që jetojnë shumë më mirë se ata që kanë 30 – 40 vite që punojnë. Në këtë sens këtu është bërë një lëmsh mes dy copave të PD-së që mendojën se do të lajnë hesapet e tyre në kurriz të Tiranës. Konkursi ishte transparent, transparente leja e transparente taksa.  

Duhet ti japim kohë çdo projekti të realizohet. Do të shikoni se kush e ka mallkuar më shumë janë të parët që akomodohen e  shijojnë bukuritë e Tiranës. Sot jemi në situatën ku hotelet vetëm po lehtësojnë akomodimin e turistëve. Mjafton të shikosh stadiumin që do të luhet sot. Ata që e urrejnë janë copa të ndryshme të PD-së, ca të kunatit e ca të Zenit, kokat hëngshin se nuk kemi asnjë orë për të humbur me ta. Tirana duhet të ecë përpara."

Ora 12:52
Ndërtimi i kullës 'Mali i Tiranës', Veliaj: Ka qenë pjesë e planit që në kohën e Ajdin Sejdisë! Shpronësimi kushton 20 mln euro

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj në një intervistë për Report TV e quan debatin për kullën “Mali i Tiranës” si i stisur dhe nga sherri mes dy copave të PD-së, Ai nënvizon se çdo procedurë është bërë në mënyrë transparente.

“Ka shumë njerëz që thonë pse nuk shpronësohet. Bashkia në fakt ka shpronësuar disa ndërtesa. Ka qenë 2 mln euro shpronësimi i shkollës Kosova, por një terren që është 20 mijë metra katrorë me kosto 1 mijë euro metra katrorë të truallit në ndërtim në qendër të Tiranës, sepse ka qenë për ndërtim që në kohën e famshme të Ajdin Sejdisë ka një kosto prej 20 milionë eurosh.

Është shumë kollaj të bësh lajm e të imitosh Mjaftin në vakt. Është mediokre. Është shumë e vështirë të marrësh vendime për të çmontuar një vendim të mëparshëm

Sot është shumë e vështirë të marrësh këto vendime për të shpronësuar 20 milionë euro i bie të heqësh të gjitha investimet bashkisë së Tiranës për 1 ose 2 vite. Kjo nuk qëndron. Jo vetëm kaq por  nuk do ti qëndronte as testit të gjykatës. Kjo është për të sqaruar se ajo zonë që ishte dhënë për ndërtim në gropën e Sejdisë mirëmbahej derisa të merrej një vendim tjetër.

Të thuash që zbuluan diçka në gusht është patetike. Në korrik u rikonfirmua PD e Vulës dhe nisi sherri me PD e Saliun, kokat hëngshin.

Ndodhi në mënyrë transparente dhe janë paguar 4 milionë euro taksë në Bashkinë e Tiranë

Ishte transparente konkursi, transparente leja. 

Ora 12:46
Inceneratori i Tiranës, Veliaj: Bashkia ka qenë korrekte me procedurat ra alibia e opozitës! Kush ka bërë gabime të mbajë përgjegjësi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se Tirana do të vijojë të jetë një qytet i pastër. Duke folur në Report TV për kalimin e landfillit te Sharres nën administrimin shtetëror, Veliaj tha se Bashkia e Tiranës ka zbatuar ligjin dhe ka respektuar të gjitha procedurat. 

“Qartazi ajo që kuptuam dje eshte se administratori shtetëror do të vijojë të respektojë kontratën. Siç e patë, kërkoi pagesat, pra nuk do t’i bjerë njeri qylit dhe nuk do të shpartallojmë një investim publik, që është për pastrimin e qytetit. Nëse në këtë proces dikush ka bërë gabime, të mbajë përgjegjësi një më një. Por, di të them se Bashkia e Tiranës është treguar korrekte. Jemi një nga Bashkitë kliente; pra përveç bashkive të qarkut dhe të Durrësit, jemi gjashtë bashki.

Jemi vërtet klienti më i madh dhe natyrisht që, kemi dhe detyrimet më të mëdha për pastrimin e qytetit. Por në këtë fazë, administrimi shtetëror heq dhe të gjitha ato spekulime se kujt po i shkojnë paratë. Qartazi, gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra: kush mendon se vihet në pushtet duke gënjyer dhe duke predikuar Tiranën e zhulit, duhet të kujtojë që ajo Tiranë nuk do të kthehet më. Tirana e plehrave kapicë, e zhulit dhe e një vendi pa zot, nuk do të kthehet më. Sot me administratorin shtetëror kemi vendosur këtë raport të ri”, tha Veliaj. 

Kreu i Bashkisë u shpreh se edhe nga deklarata e administratorit të ri të landfillit kuptohet që procedurat e ndjekura kanë qenë konform ligjit.

“Ajo që dëgjuam nga administratori ishte që jo vetëm që nuk kemi patur zell të tepërt, por kemi qenë mbrapa me pagesat. Kjo është një gjë financiare, por ajo që kuptuam është se marrja në administrim nga shtetii nuk do të thotë se kjo është falas e do të shkojë për skrap e ne do t’i biem qylit. Fakti që administratori shtetëror, që në diten e parë që merr detyrën, kërkon pagesat do të thotë që do respektojë atë kontratë kushdo të jetë administrator. Territori aty është pronë shtetërore, jo e bashkisë, jo e qytetit, e Ministrisë së Ekonomisë.

E gjithë alibia që duhet të mblidhet Këshilli Bashkiak për tokën bie poshtë sepse, siç e tregoi dhe administratori, ajo është një tokë shtetërore, nuk ka pasur nevojë t’i kërkohet leje bashkisë për një tokë që gjithmonë e ka pasur shteti, e ka pasur Ministria e Ekonomisë në listën e aseteve. Ne kemi zbatuar ligjin. Gjithmonë kemi bërë pagesat tonë siç i bënim më përpara. Detyra e prokurorit është e prokurorit, detyra e gjyqtarit është e gjyqtarit. Kush ka bërë gabime në këto procedura duhet të mbajë përgjegjësi. Detyra e kryetarit të bashkisë është të pastrojë qytetin. E kemi bërë pa rritur taksën që është sic ka qenë në kohën e Edit kryebashkiak,” theksoi Veliaj.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/08/2023 04:31

    50 % teknologji e turizem thote dhelpra qe te vetmin efekt anesor kane cmimet dhe trafikun! Po betoni sa per qind ze? Nuk ze 50 % tjeter se do tallej bota me ty,ze me shume?! Po na thua qe ishte plan qe me Sejdine! Por kur Sejdia hapi gropen,Tirana sapo kishte filluar te zihej nga /tokexanesit/,asnje kulle,asnje perbindesh nuk ishte ne plan.Ndertimet e para ishin pallate qe mund t'ua kalonin vetem me 2-3 kate atyre te Xhaxhit dhe i pari investim serioz ishte hoteli austriak ne bulevardin qendror qe respektonte arkitekturen e Tiranes e zones.Pastaj /All the Hell broke loose/,Tirana u mbush me pallate, ndertime vend e pa vend,me shume pa leje se me leje,katet e para u zgavruan e u kthyen ne dyqane e klube,shtesa lart,majtas e djathtas,kioska pa fund e minj e qelbesirllek dhe te gjitha me bekimin e Saliut,tani Rame-kishoti dhe Erion-Panchoja i kane hyre betejes per betonizimi akoma me te madh e meqe s'ka mbetur centimeter i lire,shpiken kullezimin, se nuk duan t'i mbeten mbrapa Saliut.Dhe mos thuaj qe nuk bashkepunojme me Salen,se /fshati qe duket nuk do kallauz/,Berisha qe ka llapur per cdo gje e tani cuditerisht hesht,Meta qe /e anashkalon/ kur e pyesin e kembengul vetem te inceneratoret,ky Mete qe do shiste dhe Moniken per nje lajm te tille dhe ne fund Rama e Veliaj,i pari qe kembengul si mushke fshati per ndertimin e kulles e i dyti qe hiqet me /i virgjer/ se S.Maria?! Keto jane fakte qe flasin vete qe ulerrasin korrupsion,betonizim e shkaterrim i Tiranes!

    Përgjigju
    • Or tej: 13/08/2023 08:02

      Ka marre fund ai qytet or teeeejjjjj

  • Tino: 12/08/2023 23:02

    Na preke me kte shpjegimin. Dhe me dua lipen dhe murinjon. Problem ngelet fakti qe po zhduken gjith lulishtet nga tirana. As me plas fare se kush po e nderton, as nuk dua tia di fare si qytetar i tiranes. Me shqeteson fakti qe zvogelohen hapsirat e gjelbra . Per kte pergjigju ti , per kte mbaj pergjigjsi !!!

    Përgjigju
  • Ismet: 12/08/2023 22:40

    Je llum o bir. Mkere ajo nene qe te ka bere

    Përgjigju
  • Populli: 12/08/2023 18:15

    Rrije nën hijen e Ramës, tash ai ka marr flakë e të dogji e ty.

    Përgjigju
  • Grupi: 12/08/2023 17:49

    Kur e hap fjalorin e gjuhes shqipe te fjala " Genjeshtar i paturp" aty te del fytyra e Lali Erit. Erdhi me premtimin 0 leje dhe sot cdo enderr e femijerise tone eshte vrare nga ky njeri. Votuam sepse nuk kishim alternative tjeter por jo qe te na vendosesh shkelmin ne fyt. Abulloni lejen e perbindeshit o mashtrues.

    Përgjigju
  • GAILEO gALILEI: 12/08/2023 16:49

    E megjithate Saliu eshte ne tave....!

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 12/08/2023 16:19

    Laperi modern i Tiranes qe do behet "kukurec" per incerenatorin e Tiranes.

    Përgjigju
  • Gjergj: 12/08/2023 14:22

    I nderuar z.kryebashkiak. Tiranasit, iu votuan deri mè sot, jo sepse e kini ndritur ne pèrfirmancèn tuaj betonizuese dhe KORRUPTIVE por sepse, nè krahun tjetèr, ishte alternativa e bujqve vrasès dhe hajdutè, tè zbritur nga mali pèr tokèn e xanun,,,ME DHUNÈ. Deri kètu,,ju mund tè mendoni se kjo situatè, nuk do ndryshojè kurrè. Unè, vazhdoj jap leje ndèrtimi pèr monstra,,kèta mè votojnè prap sepse BUJKU VRASÈS, èshtè si gogol aty. Si qytetar i Tiranès, si pjesè e komunitetit autokton tè kètij qyteti, desha tu them diçka qè ndjejmè. Dèmi, qè ju po i bèni qytetit, èshtè i pariparueshèm edhe sot,,,pa atè kullè monstruoze. Ju, jini pèrgjegjès pèr korrupsionin nè çdo hallkè tè bashkisè sè kryeqytetit Ne, nuk kemi ujè tè pijshèm, edhe pse paguajmè, shèrbimet komunale tè paguara, nuk garantohen aspak. MJAFT zotèri Pèr karrierèn tuaj personale,,nga shitès ambulant fiqsh tek kryebashkiak, mund tè duket çdo gjè nè rregull. Pèr mua si qytetar i kètij qyteti, ju jini burimi i korrupsionit dhe mashtrimit, i propagandès dhe ngopjes me lugè bosh.!!!

    Përgjigju
  • Geni: 12/08/2023 13:56

    Ejhhhh mor lali llum sa don vuash ti. Po si mund te shpronesosh kente duash me sa te duash ri more djale???!!! Mbase pronaret muns te donin 50 milon euro dhe jo 20 sa i dhe ti. Apo nuk ta ndjen se ti je i forte se ke Ermal Kapllanin shtylle. Ha ha ha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?