Kryetari i bashkisë Erion Veliaj në një intervistë për Report TV e quan debatin për kullën “Mali i Tiranës” si i stisur dhe nga sherri mes dy copave të PD-së, Ai nënvizon se çdo procedurë është bërë në mënyrë transparente.
“Ka shumë njerëz që thonë pse nuk shpronësohet. Bashkia në fakt ka shpronësuar disa ndërtesa. Ka qenë 2 mln euro shpronësimi i shkollës Kosova, por një terren që është 20 mijë metra katrorë me kosto 1 mijë euro metra katrorë të truallit në ndërtim në qendër të Tiranës, sepse ka qenë për ndërtim që në kohën e famshme të Ajdin Sejdisë ka një kosto prej 20 milionë eurosh.
Është shumë kollaj të bësh lajm e të imitosh Mjaftin në vakt. Është mediokre. Është shumë e vështirë të marrësh vendime për të çmontuar një vendim të mëparshëm
Sot është shumë e vështirë të marrësh këto vendime për të shpronësuar 20 milionë euro i bie të heqësh të gjitha investimet bashkisë së Tiranës për 1 ose 2 vite. Kjo nuk qëndron. Jo vetëm kaq por nuk do ti qëndronte as testit të gjykatës. Kjo është për të sqaruar se ajo zonë që ishte dhënë për ndërtim në gropën e Sejdisë mirëmbahej derisa të merrej një vendim tjetër.
Të thuash që zbuluan diçka në gusht është patetike. Në korrik u rikonfirmua PD e Vulës dhe nisi sherri me PD e Saliun, kokat hëngshin.
Ndodhi në mënyrë transparente dhe janë paguar 4 milionë euro taksë në Bashkinë e Tiranë
Ishte transparente konkursi, transparente leja.
Lajmi kryesor:
Kulla ‘Mali i Tiranës’ ‘shpërblim’ për Berishën? Veliaj për Report TV: Naivitet, nuk biem në dashuri me dhunuesit e shqiptarëve
S.G//ReportTv.al