Kryetari i bashkisë Erion Veliaj në një intervistë për Report TV e ka konsideruar Tiranë e viteve të fundit, histori suksesi në vijimësi.
Teksa përmendi të gjithë personazhet e njohur ndërkombtarisht që vizitojnë herë pas here Tiranën, Veliaj tha se kjo tregon një sukses të përsëritur.
Sipas tij koncertet që këngëtarë të ndryshëm të huaj dhe shqiptarë zhvillojën, ndeshjet e futbollit dhe aktivitetet që organizohen e bëjnë kryeqytetin gjithnjë e më të populluar nga turistë dhe vizitorë.
“Ajo që më vjen mirë për Tiranën është që nuk i kemi suksesin sporadik, suksesi është i përsëritur. Pra, kur vjen Dua Lipa njëherë, është lajm i madh, por tani që vjen gjithmonë do të thotë që jemi stabilizuar si imazh. Kur vjen Rita Ora, ose kur vjen Ermal Meta, ose kur kthehet Mourinho për të dytën herë, do të thotë që Tirana është një histori suksesi në vijimësi, jo sporadike le të themi vetëm me një sebep. Të tilla sebepe paçim. Sot kam një lajm të mirë, varet në fakt edhe si e shikon, të mirë për ata që i kanë blerë biletat dhe të keq për ata që nuk kanë mundur të blejnë për bileta, jemi sold out. Pra i gjithë stadiumi, Arena Kombëtare, si një ndeshje e madhe e kombëtares, është i gjithi i shitur", tha Veliaj.
Lajmi kryesor:
Kulla ‘Mali i Tiranës’ ‘shpërblim’ për Berishën? Veliaj për Report TV: Naivitet, nuk biem në dashuri me dhunuesit e shqiptarëve
M.T//ReportTv.al