Teksa pritet që nesër në Beograd të mbahet takimi i radhës i 'Open Balkan', mësohet se Mali i Zi po hedh hapa drejt përfshirjes në këtë nismë.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, u pyet sot nëse ka diskutuar me homologun malazez lidhur me iniciativën “Open Balkan”, ajo tha se të dy kanë diskutuar.
“Krivokapiç më ka dëgjuar me zemër të hapur dhe ka pranuar ftesën për darkë në të cilën do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, që do të vijnë sot në Beograd. Çfarë do të ndodhë më pas është vendim sovran i Malit të Zi”, tha Brnabiç.
Lajmi kryesor:
Takimi i radhës i 'Open Balkan'/ Rama mbërrin në Beograd! Darkë miqësore me Vuçiç dhe zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut! Merr pjesë edhe Krivokapiç i Malit të Zi
K.T./ReportTv.al