Politikë

Maliq, ndaluan makinën e administratorit të Vreshtazit, procedohen 3 anëtarët e grupit të armatosur të PD

24 Prill 2021, 10:38| Përditesimi: 24 Prill 2021, 13:09

  • Share

3 anëtarët e grupit të armatosur të PD janë proceduar penalisht pasi ndaluan makinën e e administratorit të Vreshtazsit, Qezar Bezati me argumentin se po blinin vota. Report Tv mëson se janë proceduar në gjendje të lirë dy vëllezërit Fatjon dhe Endrison Dushku, djemtë të djemtë e Kryetarit të PD-së në Vreshtas, si edhe simpatizanti Ahmet Goroveci, të cilët janë nën akuzë për njoftim të rremë në polici dhe pengim të qarkullimit të mjeteve.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve F. D., 25 vjeç; E. D., 21 vjeç dhe A. G., 54 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq (simpatizanë të një subjekti politik).

Këta shtetas në mënyrë të kundërligjshme në fshatin Podgorie, Maliq, i kishin bllokuar rrugën me automjetin e tyre  shtetasit Q. B., me detyrë administrator i Njësisë Administrative Vreshtas, Maliq, i cili udhëtontë me mjetin e tij, me pretendimin se në automjet kishte lekë për të blerë vota.

Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar nga ana e grupit hetimor dhe shërbimeve të policisë në automjetin e shtetasit Q. B., nuk u gjet asnjë send kompromentues, në lidhje me procesin zgjedhor.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale "Njoftimi i rremë në organet e rendit" dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të trasportit"", njofton Policia. 


Lajmi kryesor:

Ndaluan makinën e administratorit të Vreshtasit, procedohen 3 anëtarët e grupit të armatosur të PD! Spaho thyen heshtjen zgjedhore: PS po blinte vota


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?