Deputeti Lefter Maliqi zbuloi në Report Tv dhuratën që i bëri ish-kryeministrit Berisha për ditëlindjen të cilën e festoi vetëm 1 javë më parë.
"Unë kam kontakt me Berishën. I kam kontaktet. Unë çdo ditëlindje i kam shkuar në shtëpi. Dhuratën ia dërgova. Shampanjë i dërgova për ditëlindje. Nuk ka shampanjë më të shtrenjta se 10 mijë lekë të reja. Gjatë kohës së qeverisë Berisha kam pasur shumë investime. Ai mbajti një qëndrim lideri, ishte i fortë. Për mua është i pazëvendësueshëm dhe është një model frymëzimi" - tha Maliqi.
Lajmi kryesor:
Maliqi: Jam e keqe e domosdoshme për PD-LSI! Hajdarin e Murrizin i përdori Rama, nuk marrin mandate
E.M.//ReportTv.al