Foto ilustruese

Ndezën zjarre në Mallakastër e Bulqizë, digjen pemë dhe ullishte! Procedohen 2 piromanë

17 Gusht, 13:02| Përditesimi: 17 Gusht, 14:07

  • Share

Policia ka proceduar penalisht dy piromanë pasi, ndezën zjarre në Mallakastër e Bulqizë për të pastruar sipërfaqe kullosore dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe me ullishte dhe bimësi. 

Policia e Mallakastrës ka proceduar një 34- vjeçar me inicialet S. L, pasi ndezi zjarr në pyllin e fshatit Çërrilë, ku si pasojë e erës zjarri është përhapur dhe ka djegur pemë dhe ullishte. 

Sipas policisë, forcat zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e vatrave të mbetura të zjarrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Ndërsa, edhe një 60-vjeçar me inicialet S.S, është proceduar penalisht nga policia e Bulqizës, pasi ndezi zjarr për të pastruar një sipërfaqe kullosore dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjë një sipërfaqe e madhe me bimësi.

"Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, identifikuan dhe proceduan penalisht shtetasin S.S., 60 vjeç, banues në fshatin Erebarë, Dibër", njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.


Lajmi kryesor:

Zjarret në vend/ 10 vatra aktive! Vijojnë flakët në malin e Tomorrit, malin e Thatë në Prespë dhe në atë të Tërnovës


S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?