Shëndeti

'Mami Makeover', kirurgjia estetike pas lindjes, mjekja: 61% e nënave zgjedhin të bëjnë ndërhyrje, ndikohen nga rrjetet sociale (VIDEO)

5 Tetor, 11:32| Përditesimi: 5 Tetor, 12:16

  • Share

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report Tv , Dr. Anisa Liço, kirurge plastike, shpjegoi konceptin e 'Mami Makeover' - një kombinim ndërhyrjesh që ndihmojnë gratë të rikthejnë formën e trupit pas shtatzënisë.

Ajo shpjegoi se 'mami makeover' përfshin abdominoplastikën, ngritjen ose augmentimin e gjirit dhe liposuksionin.

Dr. Liço  nënvizoi se ndërhyrja realizohet pas të paktën 6 muajsh nga lindja dhe vetëm pasi ka përfunduar periudha e gjidhënies.

“61% e nënave shprehin dëshirën për të ndryshuar trupin e tyre pas lindjes – shpesh nën ndikimin e rrjeteve sociale dhe presioneve kulturore,” - thekson Dr. Liço.

Në të njëjtën temë, u trajtua edhe çrregullimi dismorfik i trupit, që prek 2–2.5% të popullsisë. Rreth 20% e personave që kërkojnë kirurgji estetike vuajnë nga ky problem.

“Rrjetet sociale dhe filtrat kanë rritur presionin për perfeksion virtual,” u theksua në emision.

Ora 12:07
Reaksionet alergjike nga ilaçet, cilat janë më të rrezikshmet? Mjekja në 'Klinika 24':Më mirë vitaminat nga ushqimi sesa nga pilulat

 

Dr. Alkerta Ibranji, alergologe dhe imunologe klinike, ndau listën e barnave që shkaktojnë më shumë alergji në një intervistë për “Klinika 24” në Report Tv'.

Mes tyre janë: 

Antibiotikët (penicilinat, betalaktamët)

Antipiretikët

Omeprazoli

Suplementet dhe vitaminat artificiale

“Më mirë vitaminat nga ushqimi sesa nga pilulat,” këshillon Dr. Ibranji. Vetëm vitamina D rekomandohet si suplement i përditshëm.

 

COVID-19 dhe imuniteti

Virusi ka lënë pasoja edhe në sistemin imunitar: rritje të sëmundjeve alergjike, autoimune dhe probleme të koagulimit.

“Edhe një rash i zakonshëm në lëkurë mund të lidhet me reagime të kombinuara pas infeksionit,” theksohet në emision.

Mit apo fakt?

Dr. Alba Daka sqaroi:

“Edhe një gotë alkool në ditë rrit rrezikun e kancerit të gjirit.”

Ky është fakt, jo mit. Një gotë në ditë mund të jetë shumë!

Alkooli, edhe në sasi të vogla, lidhet me rritjen e rrezikut për kancer gjri

Klinika 24 sjell një mesazh të qartë: Kujdesi ndaj shëndetit trupor dhe mendor, kontrollet e rregullta mjekësore, dhe vetëdija ndaj presioneve sociale janë thelbësore për mirëqenien.

*Emisioni Klinika 24 një dritare informacioni dhe shprese, ku mjekët flasin hapur për realitetin shëndetësor shqiptar dhe risitë shkencore që prekin jetën e përditshme.

Ora 11:59
Kërcitja e nofullës,  shenjë stresi apo problem shëndetësor? Ja ushtrimet që ju ndihmojnë t'i relaksoni ato

 

 Në një intervistë për “Klinika 24” në Report Tv,Dr. Klejda Tani, psikoterapiste, ndau ushtrime praktike për lehtësimin e dhimbjeve të nofullës mes tyre:

Masazh i muskujve

 Fryrje e faqeve

Tërheqje e lëkurës së fytyrës gjatë hapjes së gojës

Risi në mjekësinë gjinekologjike – Spekulumi “Lilium”

Dr. Xhensila Omeri, obstetre-gjinekologe, prezantoi një shpikje të re: spekulumi Lilium, i krijuar nga dy shkencëtare.

I frymëzuar nga petalet e një luleje, prej materiali silikoni dhe plastik – më fleksibël, më i butë dhe më komod.

“Kontrollet gjinekologjike mbeten thelbësore për zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës,” theksoi Dr. Omeri.

Një shpikje nga gratë për gratë!

“Spekulumi Lilium” premton më shumë komoditet dhe më pak dhimbje gjatë vizitave gjinekologjike.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?