E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report Tv , Dr. Anisa Liço, kirurge plastike, shpjegoi konceptin e 'Mami Makeover' - një kombinim ndërhyrjesh që ndihmojnë gratë të rikthejnë formën e trupit pas shtatzënisë.
Ajo shpjegoi se 'mami makeover' përfshin abdominoplastikën, ngritjen ose augmentimin e gjirit dhe liposuksionin.
Dr. Liço nënvizoi se ndërhyrja realizohet pas të paktën 6 muajsh nga lindja dhe vetëm pasi ka përfunduar periudha e gjidhënies.
“61% e nënave shprehin dëshirën për të ndryshuar trupin e tyre pas lindjes – shpesh nën ndikimin e rrjeteve sociale dhe presioneve kulturore,” - thekson Dr. Liço.
Në të njëjtën temë, u trajtua edhe çrregullimi dismorfik i trupit, që prek 2–2.5% të popullsisë. Rreth 20% e personave që kërkojnë kirurgji estetike vuajnë nga ky problem.
“Rrjetet sociale dhe filtrat kanë rritur presionin për perfeksion virtual,” u theksua në emision.
Dr. Alkerta Ibranji, alergologe dhe imunologe klinike, ndau listën e barnave që shkaktojnë më shumë alergji në një intervistë për “Klinika 24” në Report Tv'.
Mes tyre janë:
Antibiotikët (penicilinat, betalaktamët)
Antipiretikët
Omeprazoli
Suplementet dhe vitaminat artificiale
“Më mirë vitaminat nga ushqimi sesa nga pilulat,” këshillon Dr. Ibranji. Vetëm vitamina D rekomandohet si suplement i përditshëm.
COVID-19 dhe imuniteti
Virusi ka lënë pasoja edhe në sistemin imunitar: rritje të sëmundjeve alergjike, autoimune dhe probleme të koagulimit.
“Edhe një rash i zakonshëm në lëkurë mund të lidhet me reagime të kombinuara pas infeksionit,” theksohet në emision.
Mit apo fakt?
Dr. Alba Daka sqaroi:
“Edhe një gotë alkool në ditë rrit rrezikun e kancerit të gjirit.”
Ky është fakt, jo mit. Një gotë në ditë mund të jetë shumë!
Alkooli, edhe në sasi të vogla, lidhet me rritjen e rrezikut për kancer gjri
Klinika 24 sjell një mesazh të qartë: Kujdesi ndaj shëndetit trupor dhe mendor, kontrollet e rregullta mjekësore, dhe vetëdija ndaj presioneve sociale janë thelbësore për mirëqenien.
*Emisioni Klinika 24 një dritare informacioni dhe shprese, ku mjekët flasin hapur për realitetin shëndetësor shqiptar dhe risitë shkencore që prekin jetën e përditshme.
Në një intervistë për “Klinika 24” në Report Tv,Dr. Klejda Tani, psikoterapiste, ndau ushtrime praktike për lehtësimin e dhimbjeve të nofullës mes tyre:
Masazh i muskujve
Fryrje e faqeve
Tërheqje e lëkurës së fytyrës gjatë hapjes së gojës
Risi në mjekësinë gjinekologjike – Spekulumi “Lilium”
Dr. Xhensila Omeri, obstetre-gjinekologe, prezantoi një shpikje të re: spekulumi Lilium, i krijuar nga dy shkencëtare.
I frymëzuar nga petalet e një luleje, prej materiali silikoni dhe plastik – më fleksibël, më i butë dhe më komod.
“Kontrollet gjinekologjike mbeten thelbësore për zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës,” theksoi Dr. Omeri.
Një shpikje nga gratë për gratë!
“Spekulumi Lilium” premton më shumë komoditet dhe më pak dhimbje gjatë vizitave gjinekologjike.
Komente
