Manchester City feston suksesin

Sport

GOLAT/ Man. City, Arsenal dhe Tottenham kalojnë në 1/8 e Kupës së Ligës, mësohen tetë çiftet

25 Shtator, 09:46| Përditesimi: 25 Shtator, 09:54

  • Share

Kupa e Ligës në Angli, e njohur edhe si Carabao Cup zhvilloi të mërkurën katër ndeshjet e mbetura për fazën e 1/16. Në turin e radhës kanë kaluar emra si Manchester City, Arsenal, Newcastle apo Tottenham. Pas këtyre sfidave, Kupa e Ligës në Angli ka mësuar edhe çiftet që do përballen në fazën e 1/8-ave, ku bie në sy Newcastle - Tottenham apo Liverpool - Crystal Palace.

Në stadiumin 'John Smith' vendasit e Huddersfield u mposhtën 0-2 nga Manchester City. Djemtë e Pep Guardiolës kaluan kështu në 1/8 e Carabao Cup dhe gjejnë Swansean në ndeshjen që do luhet më 29 tetor. Ndeshja u zhbllokua nga Phil Foden në minutën e 18-të, ndërsa Savinho shënoi në minutën e 74-t golin e dytë.

Në 'Vale Park', Port Vale u mposht 0-2 nga Arsenali. Eze në minutën e tetë dhe Trossard në fundin e sfidës i dhanë suksesin djemve të Artetas. Në 1/8 e Kupës së Ligës Arsenali do përballet me Brighton.

Në Londër, Tottenhami fitoi 3-0 kundër Doncaster dhe gjen në 1/8 e Kupës së Ligës skuadrën e Newcastle, në një sfidë shumë të luftuar. Joao Palhinha në minutën e 14-të shënoi një gol të bukur, ndërsa McGrath shënoi në portën e tij për avantazhin e dyfishtë të Spurs. Në fundin e ndeshjes ishte Johnson që shënoi golin e tretë për Tottenham.

Rezultatet, e mërkurë 24 shtator 2025

Huddersfield 0-2 Manchester City

Newcastle 4-1 Bradford City

Tottenham 3-0 Doncaster

Port Vale 0-2 Arsenal

Pas ndeshjeve të 1/16 janë mësuar edhe çiftet përkatëse në fazën e 1/8. Këto duele luhen më 29 tetor 2025.

Arsenal - Brighton

Grimsby - Brentford

Swansea - Manchester City

Newcastle - Tottenham

Wrexham - Cardiff

Liverpool - Crystal Palace

Wolves - Chelsea

Wycombe - Fulham

Ora 09:52
VIDEO/ Tottenham si shëtitje, Spurs fitojnë 3-0 kundër Doncaster në Carabao Cup

Në Londër, Tottenhami fitoi 3-0 kundër Doncaster dhe gjen në 1/8 e Kupës së Ligës skuadrën e Newcastle, në një sfidë shumë të luftuar. Joao Palhinha në minutën e 14-të shënoi një gol të bukur, ndërsa McGrath shënoi në portën e tij për avantazhin e dyfishtë të Spurs. Në fundin e ndeshjes ishte Johnson që shënoi golin e tretë për Tottenham.

Ora 09:50
VIDEO/ Arsenal bën detyrën në Kupë, fiton 0-2 kundër Port Vale

Në 'Vale Park', Port Vale u mposht 0-2 nga Arsenali. Eze në minutën e tetë dhe Trossard në fundin e sfidës i dhanë suksesin djemve të Artetas. Në 1/8 e Kupës së Ligës Arsenali do përballet me Brighton.

Ora 09:48
VIDEO/ City nuk gabon, mposht 0-2 Huddersfield dhe gjen Swansea në 1/8 e Carabao Cup

Në stadiumin 'John Smith' vendasit e Huddersfield u mposhtën 0-2 nga Manchester City. Djemtë e Pep Guardiolës kaluan kështu në 1/8 e Carabao Cup dhe gjejnë Swansean në ndeshjen që do luhet më 29 tetor. Ndeshja u zhbllokua nga Phil Foden në minutën e 18-të, ndërsa Savinho shënoi në minutën e 74-t golin e dytë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?