Federico Chiesa i Liverpool në duel me futbollistët e Southampton

Sport

GOLAT/ Chelsea fiton me përmbysje në turin e 1/16, Liverpool bën detyrën në 'Anfield'! Broja vlerësim negativ në eliminimin e Burnleyt nga Carabao Cup

24 Shtator, 10:59| Përditesimi: 24 Shtator, 14:04

  • Share

Carabao Cup në Angli zhvilloi të martën tetë ndeshjet e para për turin e 1/16. Armando Broja zhvilloi 78 minuta për t'u harruar në eliminimin e Burnley.

Në stadiumin 'Turf Moor' vendasit e Burnley u mposhtën 1-2 nga Cardiff dhe eliminohen në 1/16 e Carabao Cup. 78 minuta për Burnleyn luajti edhe Armando Broja si titullar, i cili u vlerësua me notë negative (6.3 nga 'Sofascore'). Coluill dhe Robinson shënuan për miqtë, teksa shkurtoi Flemming te vendasit, por pa rezultat.

Në 'LNER stadium', vendasit e Lincoln trembën për pak çaste Chelsean, por kampionët e botës përmbysën rezultatin në 1-2 dhe kalojnë në fazën e 1/8 në Carabao Cup. Street në minutën e 42 shënoi për vendasit që e mbyllën pjesën e parë në avantazhin 1-0. Kampionët në fuqi të botës reaguan në fraksionin e dytë dhe përmbysën ndeshjen me golat e George dhe Buonanotte në minutat 48 dhe 50.

Në 'Anfield Road', Liverpooli fitoi 2-1 kundër Southampton dhe merr një biletë për në 1/8 e Carabao Cup. Chiesa asistoi dy herë për vendasit, ndërsa ndeshja nuk ishte aq e lehtë për djemtë e Arne Slot. Isak kaloi Liverpoolin në epërsi pas 43 minutave lojë, për të shijuar golin e parë me klubin e ri dhe para tifozëve të tij. Më pas Charles vendosi heshtjen në stadium për barazimin 1-1, para se Ekitike të shënonte pesë minuta nga fundi golin e kualifikimit, edhe ky pas asistit të Chiesas. Pas golit Ekitike hoqi fanellën, por harroi që e kishte edhe një karton të verdhë të mëparshëm, duke lënë të tijtë me një futbollist më pak. Ndërkohë që afrimi i verës, italiani Leoni luajti nga minuta e parë, por në minutën e 81 doli nga fusha me barelë pas një dëmtimi të rëndë në këmbë.

EFL Cup - Carabao Cup, faza e 1/16:

Barnsley 0-6 Brighton

Burnley 1-2 Cardiff

Fulham 1-0 Cambridge Utd

Lincoln 1-2 Chelsea

Wigan 0-2 Wycombe

Wolves 2-0 Everton

Wrexham 2-0 Reading

Liverpool 2-1 Southampton

Ora 13:59
VIDEO/ Liverpooli i shqetësuar për dëmtimin e Leonit, Slot: Shpresojmë të mos jetë serioz

Shqetësimi vazhdon të dominojë skuadrën e Liverpoolit për gjendjen shëndetësore të Giovanni Leonit. Debutimi i mbrojtësit italian për të kuqtë në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Southampton u prish nga një dëmtim në fund të ndeshjes.

Mbrojtësi i lindur në vitin 2006 u nxor jashtë loje në minutën e 81-të pasi pësoi një lëndim gjatë ndërhyrjes për të rikuperuar topin.

"Kur një lojtar lëviz në atë mënyrë, zakonisht nuk është një shenjë e mirë", tha trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, pas ndeshjes. Leoni, i cili dukej se kishte dhimbje të forta, aktualisht po i nënshtrohet të gjitha testeve të nevojshme, përfshirë një skanim me rezonancë magnetike.

"Emocionet e një lojtari zakonisht thonë shumë. Pashë një lojtar në 'Eredivisie' holandeze të dilte plotësisht në lot gjatë fundjavës, Ruben van Bommel i PSV dhe të nesërmen rezultoi se nuk ishte asgjë e madhe. Le të shpresojmë për më të mirën", tha Slot.

Ora 11:04
VIDEO/ Liverpool fiton 2-1 kundër Southampton, Leoni del me barelë në debutim! Isak shijon golin e parë

Në 'Anfield Road', Liverpooli fitoi 2-1 kundër Southampton dhe merr një biletë për në 1/8 e Carabao Cup. Chiesa asistoi dy herë për vendasit, ndërsa ndeshja nuk ishte aq e lehtë për djemtë e Arne Slot. Isak kaloi Liverpoolin në epërsi pas 43 minutave lojë, për të shijuar golin e parë me klubin e ri dhe para tifozëve të tij. Më pas Charles vendosi heshtjen në stadium për barazimin 1-1, para se Ekitike të shënonte pesë minuta nga fundi golin e kualifikimit, edhe ky pas asistit të Chiesas. Pas golit Ekitike hoqi fanellën, por harroi që e kishte edhe një karton të verdhë të mëparshëm, duke lënë të tijtë me një futbollist më pak. Ndërkohë që afrimi i verës, italiani Leoni luajti nga minuta e parë, por në minutën e 81 doli nga fusha me barelë pas një dëmtimi të rëndë në këmbë.

Ora 11:02
VIDEO/ Chelsea përmbys 1-2 Lincoln dhe kalon në 1/8 e Carabao Cup

Në 'LNER stadium', vendasit e Lincoln trembën për pak çaste Chelsean, por kampionët e botës përmbysën rezultatin në 1-2 dhe kalojnë në fazën e 1/8 në Carabao Cup. Street në minutën e 42 shënoi për vendasit që e mbyllën pjesën e parë në avantazhin 1-0. Kampionët në fuqi të botës reaguan në fraksionin e dytë dhe përmbysën ndeshjen me golat e George dhe Buonanotte në minutat 48 dhe 50.

Ora 11:01
VIDEO/ Armando Broja 78 minuta në fushë, vlerësohet me notën më të dobët! Burnley eliminohet nga Carabao Cup

Në stadiumin 'Turf Moor' vendasit e Burnley u mposhtën 1-2 nga Cardiff dhe eliminohen në 1/16 e Carabao Cup. 78 minuta për Burnleyn luajti edhe Armando Broja si titullar, i cili u vlerësua me notë negative (6.3 nga 'Sofascore'). Coluill dhe Robinson shënuan për miqtë, teksa shkurtoi Flemming te vendasit, por pa rezultat.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?