Shqetësimi vazhdon të dominojë skuadrën e Liverpoolit për gjendjen shëndetësore të Giovanni Leonit. Debutimi i mbrojtësit italian për të kuqtë në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Southampton u prish nga një dëmtim në fund të ndeshjes.
Mbrojtësi i lindur në vitin 2006 u nxor jashtë loje në minutën e 81-të pasi pësoi një lëndim gjatë ndërhyrjes për të rikuperuar topin.
"Kur një lojtar lëviz në atë mënyrë, zakonisht nuk është një shenjë e mirë", tha trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, pas ndeshjes. Leoni, i cili dukej se kishte dhimbje të forta, aktualisht po i nënshtrohet të gjitha testeve të nevojshme, përfshirë një skanim me rezonancë magnetike.
"Emocionet e një lojtari zakonisht thonë shumë. Pashë një lojtar në 'Eredivisie' holandeze të dilte plotësisht në lot gjatë fundjavës, Ruben van Bommel i PSV dhe të nesërmen rezultoi se nuk ishte asgjë e madhe. Le të shpresojmë për më të mirën", tha Slot.
Very nasty whack for Leoni, but doesn’t look like anything to indicate an ACL or otherwise? pic.twitter.com/RpOlzKS68g
— Luke ??????? (@_ShutUpLuke) September 23, 2025
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Chelsea fiton me përmbysje në turin e 1/16, Liverpool bën detyrën në 'Anfield'! Broja vlerësim negativ në eliminimin e Burnleyt nga Carabao Cup
S.Dh/ReportTv.al