Alexander Isak feston golin e parë me Liverpoolin

Sport

VIDEO/ Liverpool fiton 2-1 kundër Southampton, Leoni del me barelë në debutim! Isak shijon golin e parë

24 Shtator, 11:04| Përditesimi: 24 Shtator, 11:25

  • Share

Në 'Anfield Road', Liverpooli fitoi 2-1 kundër Southampton dhe merr një biletë për në 1/8 e Carabao Cup. Chiesa asistoi dy herë për vendasit, ndërsa ndeshja nuk ishte aq e lehtë për djemtë e Arne Slot. Isak kaloi Liverpoolin në epërsi pas 43 minutave lojë, për të shijuar golin e parë me klubin e ri dhe para tifozëve të tij. Më pas Charles vendosi heshtjen në stadium për barazimin 1-1, para se Ekitike të shënonte pesë minuta nga fundi golin e kualifikimit, edhe ky pas asistit të Chiesas. Pas golit Ekitike hoqi fanellën, por harroi që e kishte edhe një karton të verdhë të mëparshëm, duke lënë të tijtë me një futbollist më pak. Ndërkohë që afrimi i verës, italiani Leoni luajti nga minuta e parë, por në minutën e 81 doli nga fusha me barelë pas një dëmtimi të rëndë në këmbë.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Chelsea fiton me përmbysje në turin e 1/16, Liverpool bën detyrën në 'Anfield'! Broja vlerësim negativ në eliminimin e Burnleyt nga Carabao Cup


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?