Premier League në Angli mbylli raundin e 37-të, ose thënë ndryshe të parafundit për këtë sezon. Tri pikë për Manchester Cityn, me "Qytetarët" që rigjejnë vendin e tretë në klasifikim. Fitore edhe për Crystal Palace që është në mesin e artë.
Në "Etihad Stadium" Manchester City bëri detyrën dhe mori tri pikë me peshë që e dërgojnë në vendin e tretë, për të qenë në zonën Champions League. Në shtëpi djemtë e Guardiolës mposhtën 3-1 Bournemouth, teksa ishte ndeshja e lamtumirës për Kevin De Bruyne, i cili pas dhjetë sezonesh do largohet nga City. Ndërkohë disa minuta mori Rodri, fituesi i fundit i "Topit të Artë" që prej muajsh vuajti një lëndim. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në avantazh të dyfishtë për Cityn, me tifozët që shijuan supergolin e Marmoush dhe realizimin e Bernardo Silva. Në fraksionin e dytë për vendasit shënoi edhe Nico, para se miqtë të shkurtonin në limite me Jebbison. Kështu, me 68 pikë Man. City merr vendin e tretë në renditje.
Në sfidën tjetër, Crystal Palace fitoi 4-2 kundër Wolves me golat e Nketiah (2x), Chilwell dhe Eze. Për "Ujqërit" shënuan Agbadou dhe Larsen.
Me Liverpoolin të shpallur kampion dhe Arsenalin që ka siguruar vendin e dytë, janë pesë skuadra ende në lojë për zonën Champions League dhe gjithçka do vendoset në raundin e fundit. Man. City, Newcastle, Chelsea, Aston Villa dhe Nottingham do garojnë deri në fund, me dy skuadra që do mbeten jashtë Champions dhe do luajnë në kompeticionet e tjera evropiane.
Premier League, raundi 37-të:
E martë, 20 maj 2025
Crystal Palace 4-2 Wolves
Manchester City 3-1 Bournemouth
Renditja:
Pas fitores 3-1 kundër Bournemouth, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka "kërcënuar" drejtuesit me largim. E gjitha ka të bëjë me numrin "e fryrë" të lojtarëve në ekip.
"U thashë drejtuesve të klubit se nuk dua një skuadër më të madhe. Nuk dua të lë pesë ose gjashtë lojtarë në tribunë, nuk e dua këtë, ndryshe do të largohem nga klubi. Bëni një skuadër më të shkurtër dhe pastaj do të qëndroj.
Është e pamundur të krijosh një frymë ekipi si kjo, të cilën e kemi humbur pak këtë vit. Ndoshta për tre ose katër muaj nuk ishim në gjendje të fusnim në fushë 11 lojtarë, nuk kishim asnjë mbrojtës, ishte vërtet e vështirë.
Por sezonin e ardhshëm nuk mund të jetë më kështu. Si trajner nuk mund të stërvis 24 lojtarë dhe sa herë që bëj një përzgjedhje duhet të mbaj katër, pesë, gjashtë në shtëpi sepse nuk mund të luajnë. Kjo nuk do të ndodhë. I thashë klubit se nuk e dua diçka të tillë", tha spanjolli.
Pas dhjetë sezonesh fantazisti Kevin De Bruyne vendosi të largohej nga Manchester City në fundin e këtij sezoni. Për raundin e 37-të dhe të parafundit në Premier League, City fitoi 3-1 në shtëpi kundër Bournemouth dhe dueli përkoi me duelin e fundit të belgut para tifozëve të tij.
Futbollistët dhe stafi i City kanë nderuar një kampion si De Bruyne. Futbollisti, së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët kaluan në "tunelin e nderit" mes duartrokitjeve nga tifozët dhe përqafimeve nga bashkëlojtarët.
Gjatë dhjetë viteve të tij në klub, De Bruyne fitoi 18 trofe me Man. Cityn, mes tyre Champions League në sezonin 2022-23 dhe gjashtë herë Premier League. Nuk munguan as çmimet individuale, ndërsa ai u zgjodh edhe kapiteni i ekipit. Veç trofeve, Kevin fitoi dashurinë e mijëra tifozëve të Cityt.
Pas fundit të sezonit, 33-vjeçari do vendos se ku do e vijojë karrierën, teksa ka oferta të shumta nga Evropa, SHBA dhe Arabia Saudite.
Our Kev ? pic.twitter.com/hv3wkUYrbG
— Manchester City (@ManCity) May 20, 2025

Komente