Manastirliu: Bizneset 1.5 metra distancë mes punonjësve, call center të reduktojnë personelin...Jo më konferenca, komunikime virtuale

11 Mars 2020, 16:53| Përditesimi: 11 Mars 2020, 17:08

  • Share

TIRANË - Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasterliu tha se qeveria do të përshkallëzojë masat kufizuese për të parandaluar dhe për t'u mbrojtur nga koronavirusi. Ministrja kërkoi mirëkuptimin e bizneseve në këtë situatë, kur tha se duhet të vendosin distancën e sigurisë prej 1.5 metra mes punonjësve.

"Reduktimin në maksimum të personelit të call center dhe garantimin e distancave të sigurisë. Kërkojmë mirëkuptimin e bizneseve për veten, familjet e familjet e punonjësve tuaj", tha Manasterliu.

Kjo ishte konferenca e fundit për mediat në prani të gazetarëve dhe të operatorëve, pasi ministrja e Shëndetësisë tha se të gjitha komunikimet e përditshme të saj dhe të autoriteteve shëndetësore do të jenë në formë virtuale.  "Asgjë nuk do të ndryshojë, do jemi të gatshëm të marrim pyetjet dhe t'i përgjigjemi të gjithave", theksoi ajo.

"Qytetarët nuk e kanë marrë me seriozitetin e duhur dhe përgjegjshmërinë për shmangien e mjediseve publike, ku shumë bare e restorante kanë qenë të populluara edhe pas thirrjeve dhe jehonës në media. Kjo nuk është një kohë për të sfiduar armikun me papërgjegjshmëri. Kjo është një kohë për të treguar kujdes maksimal që nesër mos të kemi pasoja. A i duam aq sa themi fëmijët, të moshuarit të afërmit tanë? Ta tregojmë me vepra. Këtë betejë që do ta fitojmë vetëm nëse e përballojmë të gjithë së bashku", përfundoi ajo.


Lajmi kryesor:

Gati akti normativ për masat! Pas diskove e palestrave, mbyllen baret, gjobë 20 mln lekë kujt s'i zbaton, mbyllen urbanët në Tiranë dhe linjat me Kamzën e Vorën


G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?