Mbyllja apo jo e linjave të urbanit për Tiranën dhe Durrësit, si qytetet më të prekura nga koronavirusi, kryeministri Rama tha se ky vendim do të merret nesër. Gjithashtu Rama paralajmëroi se akti normativ me sanksione për lokalet dhe restorantet që refuzojnë të mbyllen si pjesë e masave për frenimin e koronavirusit.
Në lidhje me sigurimin e stafit mjekësor, Rama tha se janë marrë të gjitha masat e nevojshme dje se hapa pas hapi do të shtohen të tjera në lindje me situatën që paraqitet. Kryeministri tha se ka thirrur atë mjekë, infermierë dhe epidemiologë që kanë dalë në pension por që janë ende në gjendje pune, kanë një eksperiencë të mirë mbi supe dhe mund të jenë mjaft të dobishëm në luftën ndaj këtij armiku të padukshëm. Ai tha se të gjithë këta do vlerëson me një bonus 1 mijë euro + pensionin e tyre. ndërsa për stafin mjekësor në vijën e parë të luftës bonusi 1 mijë euro + rroga do të fillojë të bëhet aktiv që në fund të muajit mars.
Nga nesër do të bllokohet transporti publik në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, si mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Vendimi i plotë
Bashkia e Tiranes në kuadër të marrjes së masave për të mundesuar moslejimin e perhapjes se virusit COVID-19, njofton qytetaret se duke filluar nga data 12 mars deri ne nje afat te pacaktuar pezullohet:
i) sherbimi i transportit qytetes (linjat brenda qytetit te Tiranes),
ii) sherbimi i transportit rrethqytetes (linjat qe lidhin qytetin e Tiranes me ish njesite administrative/Komunat
iii) sherbimi i transportit nderqytetes ushqyes (linjat qe lidhin Bashkine e Tiranes me Bashkine e Kamzes dhe Bashkine e Vores
Bashkia e Tiranës kërkon mirekuptimin e qytetareve per masen e pezullimit te perkohshem te ketyre sherbimive te transportit, por gjykon se masa eshte e domosdoshme per te ritur eficensen e sistemit te mbrojtjes ndaj perhapjes se metejshme te virusit
Rama ka reaguar edhe në lidhje me akuzat që hodhi mjeku Ilir Allkja në një video shpërndarë gjatë një deklarate të PD, tha se është çuditur dhe gjatë një kërkimi kjo akuzë doli se u hodh poshtë nga vetë ai me një foto që e kishte publikuar në rrjetet e tij sociale. Rama akuzoi PD se nuk është koha për të bërë propaganda e politikë dhe se duhet të heq dorë nga dezinformimi skandaloz.
“Sapo dëgjova për dëshminë e mjekut në fjalë. U interesova menjëherë sepse ishte një dëshmi e çuditshme. Ajo që mora ishte fotografia e mjekut në fjalë, e postuar në faqen e tij nga vet ai. me një tekst dinjitoz që flet për sakrificën e vërtetë për të shpëtuar jetën e pacientëve. Me veshje speciale. Nuk ka asnjë mungesë zero për veshje speciale që duhet të trajtojë këto raste. po në të njëjtin informacion mora dhe mjekun në jetën e tij private. Jo të thotë “Rama ik’ Por të hidhet përpjetë dhe të kërkojë që dhe unë të hidhem përpjetë. Nëse mjeku si qytetar ka të drejtat e veta dhe bën detyrën e vet, gjë qe se vë kush në dyshim dhe pse është shkelje etike që t’i shërbejë një propagande të caktuar. Pasi mundet që një parti politike të angazhohet në këtë dezinformim skandaloz. Se besoj se ka të paqarta se pse dhe si mundet. Është hera e dytë në kaq pak kohë me tërmetin dje, para pak muajsh, dhe me këtë emergjencë që ka sfiduar botën. S’ndodhin në asnjë vend të botës”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se nga nesër do të marrim vendim për linjat e urbaneve për Tiranë dhe Durrës si pjesë e masave të marra për parandalimin e koronavirusit. Gjithashtu ai tha se është gati akti normativ për lokalet dhe restorantet që të mbyllen dhe nëse kundërshtojnë do të sanksionohen.
'Akti normativ është gati dhe në orët në vijim do formatizohet për të vendosur sanksionet në lidje me masat dhe jemi munduar të krijojmë një ekuilibër në një kohë aspak të zakonshme. kemi vendosur ndalimin e aktivitetit të gjitha bar-eve dhe restoranteve dhe ta shoqërojmë këtë me një sanksion nëse ata tentojnë ta hapin aktivitetin. Megjithatë duhet të falënderoj një pjesë të madhe që janë ndërgjegjësuar vetë dhe e kanë mbyllur aktivitetin. Do të bëjmë ndalimin e transportit urban në Tiranë dhe Durrës, sepse këto janë qytete më të mëdha dhe me një numër të prekur më lartë në krahasim më vendet e tjera. Asnjë shet nuk e ndali dot përhapjen e virusit, por ka shumë mundësi se si ndërton sistemin mbrojtës dhe këto masa janë pikërisht për mbrojtjen tonë. Ajo që u ndodhi vendeve që nuk i morën këto masa në momentin e shpërthimit, të mos na ndodhi ne. Po i marrim që në momentin e shpërthimit këto masa për të frenuar përhapjen, numri i të infektuarve do të rritet dhe mos u çudisni." tha Rama
"Jo vetëm numri i mjekëve por na duhet që mjekët të jenë të gatshëm në të gjithë harkun e kohës. kemi thirrur për mjekë, infermierë dhe epidemiologë që kanë lënë gjurmë në sistemin tonë shëndetësor të na bashkohen dhe për ta do të vëmë bonusin 1 mijë euro mbi pensioni njësoj si me stafin mjekësor në vijën e parë të luftës, bonus 1 mijë euro mbi rrogën që do të jetë aktiv në fund të muajt mars." tha Rama
"Kjo situatë nuk do të zgjasë pafundësisht, përsa i përket zinxhirit të prodhimit askush nuk këshillon masa drastike, aq më tepër që jemi në njëkurbë rritje. Ne do të imponjmë krijimin e distancave të sigurisë dhe kushteve të mbrojtjes. Këtë kemi kërkuar dhe do të ketë sanksione të qarta për ata që nuk i respektojnë. U takon kompanive dhe sipërmarrjeve që të marrin masat dhe të bëjnë shkurtimet e nevojshme, uljes së numrit, distancave të sigurta.
Nga maskat, dorezat, tek detergjentët pranë tavolinës së punës dhe kështu me radhë. Dallimi është cfarë ndodh në një autobus dhe në një vend pune që ka një zot. Kreditë e bizneseve dhe njerëzve po diskutohen, por është e pamundur, qesharake, skandaloze dhe kriminale që të dalë një palë tjetër dhe të shfaqet në këtë mjedis dhe të flasë sot se cfarë duhet të bëjmë për masat financiare dhe ekonomike që i takojnë një dite më pas. Sikur ndodhi me tërmetin, iu siguroj se do ia dalim edhe me këtë" tha Rama.
Kryeministri kishte një përgjigje edhe për Bashën që tha se përse nuk janë marrë masat më parë. "Kush ka temperaturë nuk duhet të niset asgjëkundi, duhet të marrë numrin 127, nuk ka gjë më të gabuar se të thuash pajisni qendrat shëndetësore me strukturë që të mos infektohen infermierët, është skandal.
Nëse keni temperaturë,që është shenja e parë duhet të telefononi 127 dhe të dëgjoni këshillën, kështu zhvillohet kudo në botë. Ne nuk mund ta ndalojmë shtrirjen dhe infektimin, asnjë nuk mund ta bëjë. Këtu cështja është sa do të arrijmë të ngadalësojmë procesin e shpërndarjes. Për 80% të popullatës do të kalojë pa e marrë vesh. Këshilla është që nuk analizohen të gjithë, vetëm ata që u shfaqet një simptomë. Masat merren nga momenti i shpërthimit jo kur është në Kinë".
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirli tha se mjekët dhe infermierët që i shërbyen të moshuarës që vdiq nga koronavirusi, kanë rezultuar të pastër, ndërsa vijojnë analizat për pacientët dhe familjarët. në lidhje me propagandat dhe keqinformimet politike, Manastirliu iu përgjigj në mënyrë direkte Bashës duke i thënë s e në 24 orë i hodhi poshtë 3 propaganda dhe se nuk do të merret më me të.
'Të gjitha testimet kanë rezultuar negative që do të thotë se mjekët dhe infermierët kanë punuar sipas të gjitha protokolleve dhe masave të udhëzuara për trajtimin e rasteve të dyshuara me covid 19. Vijon kampioni i dytë i analizave për sa i përket pacientëve dhe familjarëve dhe investigimi dhe identifikuar në kohë rastet e prekura. Në 24 orët e fundit janë tre fakte dhe dëshmi që hedhin poshtë propagandën e Lulzim Bashës, maskat e skaduar, ngritja e alarmit se janë infektuar mjekët dhe infermierët dhe masa dhe mungesa e masave dhe mbrojtjes personale të stafit mjekësor. Për ne mjekët dhe infermierët janë të parët. Nuk merrem më me Lulzim Bashën, fokusi ynë vetëm të luftojmë armikun e padukshëm, koronavirusin. Nuk luftojmë më kundër mullinjve të erës', tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se për fat të keq parashikojnë qindra të prekur në Shqipëri nga koronavirusi. Por për të parandaluar këtë situatë, ajo u kërkoi qytetarëve që të zbatojnë rregullat me seriozitet maksimal. 'Ne kemi disa skenarë, parashikojmë disa qindra të prekur në Shqipëri, që padyshim duhet t'u ofrojmë mundësi të marrin shërbimin, por nëse nuk i zbatojmë rregullat, nëse nuk merr masat e duhura, vendos në rrezik sistemin shëndetësor, pasi nuk e përballon fluksin në spitale për rastet që duhet të trajtohen. Sistemi duhet të trajtojë të gjitha rastet për sëmundjet e tjera. Sa më shumë të zbatojmë masat do të kemi më pak kosto. Duhet të reflektojmë mbi sjelljen individuale" tha ministrja.
TIRANË - Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasterliu tha se qeveria do të përshkallëzojë masat kufizuese për të parandaluar dhe për t'u mbrojtur nga koronavirusi. Ministrja kërkoi mirëkuptimin e bizneseve në këtë situatë, kur tha se duhet të vendosin distancën e sigurisë prej 1.5 metra mes punonjësve.
"Reduktimin në maksimum të personelit të call center dhe garantimin e distancave të sigurisë. Kërkojmë mirëkuptimin e bizneseve për veten, familjet e familjet e punonjësve tuaj", tha Manasterliu.
Kjo ishte konferenca e fundit për mediat në prani të gazetarëve dhe të operatorëve, pasi ministrja e Shëndetësisë tha se të gjitha komunikimet e përditshme të saj dhe të autoriteteve shëndetësore do të jenë në formë virtuale. "Asgjë nuk do të ndryshojë, do jemi të gatshëm të marrim pyetjet dhe t'i përgjigjemi të gjithave", theksoi ajo.
"Qytetarët nuk e kanë marrë me seriozitetin e duhur dhe përgjegjshmërinë për shmangien e mjediseve publike, ku shumë bare e restorante kanë qenë të populluara edhe pas thirrjeve dhe jehonës në media. Kjo nuk është një kohë për të sfiduar armikun me papërgjegjshmëri. Kjo është një kohë për të treguar kujdes maksimal që nesër mos të kemi pasoja. A i duam aq sa themi fëmijët, të moshuarit të afërmit tanë? Ta tregojmë me vepra. Këtë betejë që do ta fitojmë vetëm nëse e përballojmë të gjithë së bashku", përfundoi ajo.
TIRANË - Kryeministri Edi Rama njoftoi se ka marrë vendimin për të mbyllur të gjitha baret dhe restorantet, pasi nga dita e djeshme është konstatuar që asnjë lokal nuk respektoi rregullat e reja të vendosjes së tavolinave dy metër distancë nga njëra-tjetra, si masë parandaluese për koronavirusin. Ishte ministrja e Shëndetësise Ogerta Manasterliu që pas mbledhjes së ekspertëve kërkoi përshkallëzim të masave kufizuese, ku secili bar apo restorant që nuk e zbaton vendimin, do të gjobite me 20 milionë lekë të vjetra.
Kreu i qeverisë në një postim në Facebook, thotë se kjo masë do të nisë të zbatohet fillimisht në Tiranë dhe Durrës.
"Ndjesë por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, detyrohemi të mbyllim të gjitha restorantet, baret, klubet, në Tiranë dhe Durrës fillimisht!", shkruan Rama.
Një vendim ky që vjen pasi shumica e shqiptarëve nuk u ndërgjegjësuan pas masave kufizuese të lëvizjes që qeveria ndërmorri pas identifikimit të rasteve të para të të prekurve me koronavirus në vendin tonë, ku tashmë u shënua edhe viktimë.
"Kjo nuk ësht ëkohë pushimes dhe argëtimesh jashtë shtëpisë, po kohë lufte dhe kjo luftë ftiohet vetëm duke kufizuar lirinë tënde, duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën e jetesës dhe duke ruajtur familjen tënde nga kontaktet e tua me jashtë. Frikë aspak, kujdes po. Madje shumë fare", shkruan shefi i mazhorancës.
Po ditën e sotme qeveria mori vendim të nxjerrë në terren ushtrinë dhe policinë për të verifikuar nëse të ardhurit nga Italia apo zona të prekura nga koronavirusi e respektojnë vetëkarantinimin të paktën 14 ditë. Nëse ata shihen në rrugë do të gjobiten 5 mijë euro dhe me rikthimin e situatës në normalitet do u ndalohet të dalin jashtë shtetit nëse gjoba nuk shlyhet.
TIRANË - Ashtu siç Report Televizion paralajmëroi ekskluzivisht, nga nesër, policia dhe ushtria do të ngrënë postbolloqe për të bërë kontrolle në rrugë dhe automjete, dhe nëse identifikohet një person që ka qenë në zonat e kuqe të prekura nga koronavirusi, do të gjobitet me 5 mijë euro, pasi si rregull ata duhet të jenë në vetëkarantinë në shtëpi dhe të kufizojnë lëvizjet.
Shqiptarja.com mëson ekskluzivisht se janë rreth 25 mijë persona që janë verifikuar në sistemin TIMS që kanë ardhur nga Italia e Greqi, dy zona të prekura nga koronavirusi, nga koha që shpërtheu COVID-19. Por kush gjobitet? Cdo person që është futur nga Italia dhe Greqia në 14 ditët e fundit dhe nuk është në vetëizolim do të gjobitet nëse konstatohet nga policia dhe ushtria në terren.
Në një komunikim publik live nga rrjeti social Facebook, të cilin e nisi dhe e mbylli duke larë duart, kryeministri Edi Rama tha se nëse kapet me shkelje një qytetar, jo vetëm do të gjobitet me 5 mijë euro gjobë, por edhe pas kalimit të situatës me koronavirusin do t'i ndalohet udhëtimi jashtë Shqipërisë, nëse nuk e ka shlyer gjobën.
"Postblloqe për kontrolle të automjeteve dhe do të verifikojnë nëse ka të ardhur nga Italia apo Greqia në 14 ditët e fundit të cilët ndalohen të dalin nga shtëpia. Nga nesër kush prej tyre do të kapet në rrugë, do të dënohet me 5 mijë euro gjobë. do të ndalohet të largohet nesër në Itali pas ikjes së epidemisë nëse nuk do të ketë paguar gjobën. Ju kërkoj shumë ndjesë është një masë që në kushte normale do të ishte absurditet, nuk do doja kurrë t'ua kërkoja këtë. por kjo nuk është një kohë normale, futeni në kokë, është një kohë lufte me një armik që nuk duket por është rreth secilit prej nesh. DO ta kalojmë siç klauam tragjedinë e 26 nëntorit ku dolëm më të fortë", u shpreh kryeministri Rama.
Z.km ju doni te rralloni popullsine qe vini kaq zvarre? E kam thene dhe here tjeter mos kopjoni italine sepse ajo eshte vonuar shume ne marrjen e masave pra mos numeroni kush mbyllet se nuk mbarojne por thoni kush rrine hapur ne kete rast vetem "farmaci dhe ushqimore"
PërgjigjuSHUME mire qe mbylle linjat e kamzes dhe vores EDI RAMA ,,,,NUK DO KEMI MORRA E PLESHTA MALOKU NE TIRANE PER DISA KOHE.....VETEM BALTE, PISLLEK, E VIRUSE--DHE INJORANCE SJELLIN KETA QELBESIRA...ptu,ptu,ptu,,kush I pruri ne tirane keta hale..
PërgjigjuLINJEN tirane ---durres mos e hapni me deri ne 1 korrik,,,,te behet kontroll I plote nga qeveria mbi mjetet ,,,autobuzet dhe furgonet te mos jene me te vjeter se viti 2010,,,,te ndertohet nje stacion autobuzi modern ne tirane dhe durres ,,ku stacioni te jete I mbyllur dhe me bileta elektronike, si ne itali-gjermani,,,....ndryshe jemi nje shtet afrikan…….
PërgjigjuQEVERI SHKER***TE ,,DHE KOMB IDIOT,,,E KATANDISET KETE KOMB KEQ E ME KEQ,,,E PSE VETEM SE DONI TE VIDHNI RAMA ME SHOKE,,E ME PARE BERISHA,META,BASHA ME SHOKE,,,,MASKARENJ NJEREZ ANTI --SHQIPTARE,,NJERI TE VRET ME PUSHKE SALIU NE 1997-2011,,TJETRI TE VRET ME VIRUSE E PAPASTERTI,,,ESHTE BERE TIRANA SI NJE HALE,,,VETEM BETONJERA SHIKON NE RRUGEN E KAVAJES DHE NE UNAZE,,,VETEM PLUHUR -PISLLEK,,,DHE ASKUSH QE PASTRON ,,KURSE CUNI I KU...ES ERION VELIAJ NA RRI E NA DEL NE FOTO PERDITE AFER NJE PEME,,,ASNJE PASTRIM NUK BEN AS ME UJE AS ME SOLUCION NE KETE SITUATE VIRUSESH,,,,KUR PER AFTESI RAMA TE NJEH VETEM PUTHA-DOREN DHE LEPIRJEN KESHTU DO SHKOJE TIRANA KEQ E ME KEQ.....
PërgjigjuFjale me vend. Por si i ka shpetuar admin-it pa e fshire komentin?! Mbase ngaqe ke share saliun?! Po e provoj edhe une. Fajin e ka Saliu. Saliu eshte serb. Vuçiç eshte shqiptar. Rama patriot. Harajdinaj tradhetar. Termeti dhe coronavirusi shpetimter
Bravo!! Vetem keshtu mund te shpetohen jetet e njerezve kur neper kembe ka idiote qe deklarojne se nuk me ben gje virusi!!
PërgjigjuMbylle dhe tregun e madh se atje esht vend i mbyllur dhe me shum rrezik per perhapje, me dhimbje por te pakten dy jav se dhe njerezit ta kuptojn se sot nuk esht dita per veshje por ushqim te mir dhe te rrin brenda
Përgjigju