Ministrja Manastirliu i është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me numrin e testimeve. Gjatë deklaratës për mediat, ajo tha se testimet bëhen të shënjestruara.
Duke marrë si shembul dhe vendet e tjera europiane, ajo thotë se asnjë prej tyre nuk ka arritur të ndalojë valën e dytë duke rritur numrin e testimeve.
"Jemi përgatitiur për të rritur kapacitetet e testimit përmes testimit të shpejtë. Testimi nuk është një qëllim në vetëvete nëse nuk shqërohet me një izolim të rasteve. Ka një moment vjeshtë-dimri kur rriten sëmundjet infektime ndaj dhe duhen rritur dhe testimet për të bërë diferencimin. Ka pasur akuza të shumta për numrin e testimeve. Një nga arsyet që Shqipëria ka një pozitivitet të lartë është për shkak të strategjisë të testimit. Ne bëjmë një testim të shënjestruar për ata persona që shfaqin simptoma si dhe kontaktet e tyre. Testimi është një proces që të konfirmon ty nëse je pozitiv ose jo, por duhet izolimi i menjëhershëm. Pavarësisht se çfarë po shohim sot, testimet që kanë bërë vendet e tjera nuk kemi parë një shembull ku testimet kanë shpëtuar vendin nga vala e dytë. Franca që ka bërë një numër të lartë testimesh, ka hyrë në një izolim të dytë. 95 % e të shtruarve në spitale janë me COVID, pra testimet nuk shpëtojnë njerëzit nga COVID. Testimi pa rrespektimin e masave parandaluese dhe distancimit social nuk bën dot diferencë në këtë luftë" - tha Manastirliu.
Lajmi kryesor:
Manastirliu: Janë rritur vatrat e infektimit, shumica janë familjare! Kemi gati spitalin COVID 4, ja skenarët për ato rajonalë! Gati paketa e rimbursimit për mjekimin në shtëpi (VIDEO)
E.M.//ReportTv.al