Duke folur për situatën e pandemisë së covid-19, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se është dyfishuar numri i rasteve ditore me covid dhe se 76% e vatra të virusit janë familjare. Ajo tha se krahasim me vendet e rajonit, numri viktimave të shkaktuara nga koronavirusi për 1 milionë banorë është më i ulët.
"Situata epidemike në vend është delikate. Qytetarët kanë një rol thelbësor në këtë pandemi, të dalim fitues së bashku. Situata është e kontrolluar. Rritja e qëndrueshme e rasteve karakterizon javën që mbyllim, por është një situatë kritike në raport me muajin e mëparshëm ku kemi dyfishim të rasteve. Nëse do të bënim një vlerësim sot, e dini që situata kërkon një analizë ditore. Por ato që e matin në mënyrë më analitike janë incidenca dyjavore si dhe rastet e humbjes së jetëve. Shqipëria qëndron në një incidencë dy javore në 901 raste në krahasim me rajonin që është 1454 banorë për 100 mijë banorë. Mjekët dhe infermierët kanë bërë më të mirën e tyre por nuk ja kanë dalë 612 qytetarë dhe nëse do të bënim një vlerësim të fataliteteve për 1 mln banorë, vendi ynë qëndron në 26 humbje jete ndërsa në rajon është 31.5. Vihet re një rritje e numrit të vatrave të infektimit, ato aktive ku 76 % rezultojnë të jenë vatra familjare. Dua të vendos theksin në rëndësinë e rolit që ka çdo qytetar në këtë moment" - tha Manastirliu.
Ministrja bëri të ditur vendimin për rimbursim e trajtimit ambulator në banesë. Manastirliu theksoi se nga financimin prej 1.2 miliard lekë qytetarët do të përfitojnë nëpërmjet dy skemave sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Numri i thirrjeve në Urgjencën Kombëtare ka arritur deri në 3 mijë në ditë, ku 1269 thirrje janë vetëm për COVID-19. Rreth 300 thirrje janë për kryerjen e tamponit.
Sa i përket kapaciteteve spitalore, ministrja Manastirliu tha se janë gati për hapjen e spitalit COVID 4 dhe tregoi dhe skenaret për përfshirjen e spitaleve rajonale.
Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës mbi vonesat e testimeve, Manastirliu tha se në vendin tonë po përdoret një strategji e targetuar për testimet, dhe s'ka asnjë vend ku tetsimet ndalën valën e dytë të pandemisë. Gjithashtu ajo bëri me dije se është bërë porosia për 300 mije teste të shpetja.
Profesor Tritan Kalo i pranishëm në këtë konferencë tha se skaneri është elementi i fundit që duhet të ndërrmeret në vlerësimin e rastit për covid-19.
"Përpara se një rast të konceptohet dhe trajtohet si i infektuar merren për bazë disa elemente. Elementi epidemiologjikë, klinikë, virologjik, imazherik dhe laboratorik. Niset nga fundi përmes skanerit. Kjo është e gabuar për të testuar nëse një pacient është i infektuar ndaj edhe ne e kemi vendosur në fund të elementëve. Në praktikë ka disa elementë që nuk duhen neglizhuar. Antivirale këshillohen vetëm për trajtim spitalor siç është Remdesivir" - tha Kalo.
Ministrja Manastirliu u bëri apel qytetarëve të lidhen me mjekët e familjes dhe të mos mjekohen me receta WhatsApp-i apo rekomandime dhe këshilla nga të afërm.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, bëri me dije ditën e sotme se Qeveria do të marrë një vendim në mbledhjen e ardhshme për rimbursim të trajtimit ambulator në banesë.
“Paketa e rimbursimit për trajtimin ambulator në banesë të personave të testuar pozitiv me Sars-Cov-2 përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Skema 1 e trajtimit e cila përfshin format e lehta të prekjes nga infeksioni i shkaktuar nga Sars-Cov-2. Skema 2 e trajtimit e cila përfshin format e moderuara të prekjes nga infeksioni i shkaktuar nga Sars-Cov. Kostoja vjetore parashikohet 1.2 miliard lekë në vit”, ka thënë Manastirliu.
Duke iu përgjigjur akuzave mbi situatën e të infektuarve në institucione arsimore, Manastirliu u shpreh se ata që nuk marrin vesh nga kjo punë nuk duhet të flasin.
"Ashtu sikurse e ka thënë dhe komiteti i ekspertëve, bëhet një vlerësim mbi baza ditore, javore dhe dy javore. Komiteti i ekspertëve analizon në dinamikë situtatën. Fjala kolaps, katastrofë nuk duhet të ekzistojë fare. Ju lutem rezistojuni tundimit për të raportuar gjithçka nga ata që nuk marrin vesh nga kjo situatë. Dhe unë nuk jam eksperte epidemiologe ndaj nuk mund të flasë" - tha Manastirliu.
Duke ia kaluar fjalën drejtoreshës së epidemiologjisë pranë IShP-së, Eugena Tomini u shpreh se aktualisht nuk ka vatra masive nëpër shkolla por janë në familje, ashtu siç raportoi edhe më herët ministrja.
"Në Shqipëri nuk kemi vatra masive në struktura arsimore. Kryesisht rreth 80 % e vatrave aktive janë familjare dhe ndërkohë 20 % e tyre janë në struktura të tjera. Kemi evidentuar klastera në disa shkolla në nivel kombëtar që pas hetimit epidemiologjik, mësuesit e infektuar janë zëvendësuar menjëherë. Nuk kemi asnjë mungesë në strukturat arsimore" - tha ministrja Tomini.
Kritikave nga persona të ndryshëm që dalin në media apo edhe nga eksponentë të partive të opozitës, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i është përgjigjur sot edhe me një mesazh për mediat.
Ajo apeloi që të kihet kujdes kur transmetohen të ashtuquajturit ekspertë që flasin për kolaps të sistemin shëndetësor në përballimin e situatës së pandemisë së COVID.
"Kam një lutje, rezistojini infodemisë, rezistojini atyre që thuhen në rrjete sociale por nuk janë konfirmuar nga ekspertët. Unë personalisht midis profesor Kalos që ka shëruar me qindra mijëra pacientë, midis mjekësve të familjeve që kanë ndjekur mijëra pacientë dhe një eksperti që nga divani i shtëpisë apo nga dritarja e Facebook-ut, apo nga karrigia e partisë zgjedh të hedhë baltë mbi punën e mjekëve, unë 1 milionë herë zgjedh mjekët. Është koha të zgjedhim eksperiencën dhe ekspertizën dhe duhet të zgjedhim shkencën përballë atyre që e përdorin pandeminë për arsye politike. Është koha e specialistëve të shëndetit. Nuk është koha e atyre që po të kishin dashur të jepnin një dorë do të shkonin në spitale dhe të hapin kontributin e tyre dhe nuk do të zgjidhin divanin e shtëpisë apo dritaren e Facebook.
Çfarë lloj eksperti mund të jetë një i cili 90 për qind të daljeve publike e shfrytëzon për të nxirë punën e kolegëve që janë në vijën e parë të frontit? Si mund të nxihet puna e mijërave punonjësve që nuk po flenë, nuk po shohin familjarët e tyre? Çfarë lloj eksperti është ai që 10 përqind flet për pandeminë me të lexuar e dhe 90 për qind i ka sharje për kolegët?
Nuk po flas këtu për politikanët e katastrofës. Nuk kanë këta politikanë të katastrofës eksperiencë në menaxhimin e pandemive, aq më shumë në menaxhimin e një pandemie në sistemin shëndetësor.
Ndjellja e frikës është armiku i madh në këtë moment. Unë e kuptoj shqetësimin e qytetarëve. Situata nuk është aspak ajo që përshkruhet në selitë e partitë, që po i kallin tmerrin njerëzve. Refuzojnë njerëzit të shkojnë në spitale nga ajo çka selitë e partive flasin. E dimë çfarë do të thotë kolaps? Do të thotë të shtrihen njerëzit korridoreve dhe të mos marrin shërbim. Kjo nuk ka ndodhur fatmirësisht. Nëse shëndetësia do të ishte ajo e para 7 vite mund të kishte ndodhur kolapsi. Kur shkoje në spitale dhe dukej sikur shkoje te tregu u mallrave sepse nuk kishte asgjë që të ofronin, edhe ilaçet ishin në letra sepse në depo nuk kishte asgjë.
Mediat duhet të bëjnë një verifikim i ekspertit dhe specialitet që po flet. Nëse mendoni se është i kualifikuar dhe ka eksperiencën e nevojshme patjetër që duhet transmetuar. Në fund të ditës kritikat konstruktive na bëjnë shumë mirë", ka deklaruar ndër të tjera ministrja Manastirliu.
Mjeku Tritan Kalo, gjatë deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë foli për testimet e koronavirusit dhe mënyrën që ndjekin mjekët. Duke prekur kontrollet përmes skanerit në mushkëri, Kalo tha se ajo është faza e fundit që bëjnë mjekët në testimet.
"Përpara se një rast të konceptohet dhe trajtohet si i infektuar merren për bazë disa elemente. Elementi epidemiologjikë, klinikë, virologjik, imazherik dhe laboratorik. Niset nga fundi përmes skanerit. Kjo është e gabuar për të testuar nëse një pacient është i infektuar ndaj edhe ne e kemi vendosur në fund të elementëve. Në praktikë ka disa elementë që nuk duhen neglizhuar. Antivirale këshillohen vetëm për trajtim spitalor siç është Remdesivir" - tha Kalo.
Manastirliu theksoi se spitali COVID4 është gati dhe do të hapet pas plotësimit të kapaciteteve të 3 strukturave të dedikuara COVID dhe më tej do të vijohet me hapjen sipas 3 skenarëve të spitaleve rajonale.
" Jemi në mometet ku thirrjet arrijnë deri në 3000, vetëm ditën e djeshme në numrin unik 127 janë pritur 2996 thirrje, sepse mos harrojmë që urgjenca po punon me kapacitet të plotë pret thirrje dhe jep shërbim edhe përtej COVID19, 1269 thirrje janë vetëm për COVID19. Rreth 300 thirrje janë për kryerjen e tamponit. Shkohet në banesët dhe asistohet, monitorohet dhe vlerësohet nëse është rast për t’u derguar në spital ose jo. Gjithashtu 0800 40 40 jep informacion mbi mjekun ne familjes dhe nepërmjet saj mund të lidhen me mjekun e familjes. Gati jemi me COVID 4 dhe spitaleve rajonale. Pas plotësimit të kapaciteteve në spitalet aktuale do të hapim spitalin COVID 4 e më pas do të kalojmë tek rajonalët.. Është normale që të hapur një stadium për pacientët COVID. Pandemia frenohet me masa të thjeshta me zgjidhje të teknologjisë së ulët. Maska, distanca sociale si dhe higjiena. Reduktoni sa më shumë kontaktet të mëdha familjare dhe shoqërore. Për të kaluar tek rastet aktive, që janë duke u trajtuar në banesë. Kemi një rritje të numrit të rasteve të të infektuarve në javët e fundit. Çdo masë që marrim kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarit. Ka shumë të panjohura dhe nevojat janë të ndryshme. Ka dhe studime që analizojnë studimet postcovid të cilën kemi filluar dhe ne ta bëjmë. Duhet të drejtoheni vetëm tek mjeku i juaj i familjes. Nëse ai ju thotë që do të duhet një kontroll nga mjek specialist, ai e di më mirë. Nuk ka më receta në Ëhatsapp. Në vatrat familjare ka më shumë se një pjesëtar të prekur. Ne jemi përpjekur të marrim vendimet e duhura. Në mbledhjen e ardhshmen e qeverisë, është depozituar nga Ministria paketa bazë e barnave të trajtimit ambulator dhe të miratohet menjëherë" - tha Manastirliu.
Akuzave për vonesat në përgjigjet e testimeve, ministrja Manastirliu u shpreh po punohet në mënyrë që ato të vijnë brenda 72 orëve.
Ajo thotë se duhet bërë një balancë mes shpejtësisë së marrjes së përgjigjes dhe saktësisë së rezultatit duke prioritizuar këtë të fundit.
"Ne e dimë se çfarë ndodh jashtë Ministrisë së Shëndetësisë. Kur komiteti i ekspertëve vlerëson në mënyrë dinamike situatën sigurisht që ne jemi të vetëdijshëm. Ka probleme në menaxhim sepse kjo pandemi është. Asnjë sistem në botë nuk është perfekt. Ne duhet të kemi gjë parasysh, duhet të ketë një balancë mes shpejtësisë së marrjes së testit dhe saktësisë së rezultatit. Si mund të vendosim në lojë saktësinë e rezultateve. Kemi vendosur të prioritizojmë saktësinë sikur ne të kishim ecur me volume pa e prioritizuar. Gjatë kohës të pritjes së testit, qytetarët duhet të presin të izoluar. Volumi i madh i testimeve ka bërë që të ketë vonesa. Në faqen e ministrisë në Britani thuhet se rezultati i testit merret brenda 6 ditëve dhe vetëm më pas qytetarët duhet të marrin në telefon për tu ankuar. Ne po punojmë që brenda 72 orëve të marrim përgjigjen e testeve" -tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu i është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me numrin e testimeve. Gjatë deklaratës për mediat, ajo tha se testimet bëhen të shënjestruara.
Duke marrë si shembul dhe vendet e tjera europiane, ajo thotë se asnjë prej tyre nuk ka arritur të ndalojë valën e dytë duke rritur numrin e testimeve.
"Jemi përgatitiur për të rritur kapacitetet e testimit përmes testimit të shpejtë. Testimi nuk është një qëllim në vetëvete nëse nuk shqërohet me një izolim të rasteve. Ka një moment vjeshtë-dimri kur rriten sëmundjet infektime ndaj dhe duhen rritur dhe testimet për të bërë diferencimin. Ka pasur akuza të shumta për numrin e testimeve. Një nga arsyet që Shqipëria ka një pozitivitet të lartë është për shkak të strategjisë të testimit. Ne bëjmë një testim të shënjestruar për ata persona që shfaqin simptoma si dhe kontaktet e tyre. Testimi është një proces që të konfirmon ty nëse je pozitiv ose jo, por duhet izolimi i menjëhershëm. Pavarësisht se çfarë po shohim sot, testimet që kanë bërë vendet e tjera nuk kemi parë një shembull ku testimet kanë shpëtuar vendin nga vala e dytë. Franca që ka bërë një numër të lartë testimesh, ka hyrë në një izolim të dytë. 95 % e të shtruarve në spitale janë me COVID, pra testimet nuk shpëtojnë njerëzit nga COVID. Testimi pa rrespektimin e masave parandaluese dhe distancimit social nuk bën dot diferencë në këtë luftë" - tha Manastirliu.
Covida ju maft Zoti me maska gjith ket jet edhe jeten tjeter ,llumrat e njerzimit
PërgjigjuPo mire ata mesuesit e infektuar pse gjenden te gjithe ne te njejten shkolle, po kontakte me kolege e nxenes nuk kane? Cdo institucion qe ka patur 2-3 te infektuar eshte mbyllur, ne shkolla behen 4-5 dhe u zevendesokan. Po na merrni femijet ne qafe dhe femijet po e sjellin neper shtepira po s'kane shenja vete.
PërgjigjuNa njoftoni me emer kur te vdesin me covid te korruptuarit e cdo lloji ne shqiperi.Ky do te jete lajmi me i gezueshem per njrezit e thjeshte qe kane perjetuar poshtersite e tyre!
PërgjigjuLate nam 6 dite me marr pergjigje
Përgjigju