Manastirliu: Të diversifikojmë portofolin e vaksinave, synojmë vaksinimin e 15 mijë qytetarëve në ditë

23 Mars 2021, 10:27| Përditesimi: 23 Mars 2021, 10:36

  • Share

 

Ogerta Manastirliu gjatë seancës së sotme plenare ku pritet që të miratohet akti normativ që i hap rrugë sigurimit të vaksinave ruse dhe kineze tha se është e nevojshme që të diversifikojmë portofolin e vaksinave. Ministrja tha se po punojnë që të kenë kapacitet të përgatitura dhe që të arrijnë vaksinimin nga 10 deri në 15 mijë vaksinime në ditë.

‘Deri tani në vendin tonë kanë mbërritur mbi 90 mijë vaksina të cilat janë të llojeve të ndryshme duke përfshirë vaksinën ‘Pfizer’ me të cilët kemi një kontratë prej 500 mijë dozazh. Nga Covax pritet të kemi edhe sasinë ekzakte të lëvrimit gjatë muajit prill.

Të vijojmë me planin tonë të vaksinimit për të arritur vaksinimin masiv. Dua të them se miratimi i këtij akti është një ndër hapat konkret dhe pozitiv që po ndodh. Tashmë kemi të dhëna dhe publikime shkencore. Është e nevojshme që të diversifikojmë portofolin e vaksinave që të kemi akses dhe të nisim vaksinimin masive. Po vaksinojmë sipas një plani shumë të mirë. Objektivi është të vijojmë shtrirjen e vaksinimit. Po punojmë që kapacitete tona t’i kemi të përgatitura. Të kemi mundësi të vaksinojmë nga 10 mijë  deri mbi 15 mijë vaksinime në ditë ky është objektivi jonë. 

Tregu i vaksinave është një treg i vështirë, ka luftë brryllash dhe sigurimi i vaksinave është një përpjekje e vërtetë e vështirë për vendet e rajonit dhe në botë, ndaj dhe qeveria shqiptare është angazhuar që nëpërmjet të gjithë burimeve të sigurojë vaksina. Ndaj akti normativ është dhënia e lejes për të vijuar negociatat me ato prodhues të vendeve me distributor të autorizuar në mënyrë që të vijojmë këtë proces jetik për vaksinimin në të gjithë vendin. Vetëm disa vende të mëdha kanë siguruar 70% të tregut të vaksinave përgjatë 2021. Ka shumë vështirësi pasi aksesi në vaksinë për arsye të mungesës në treg, bëhet i vështirë. Vështirësi hasen të gjithë botë, besoj e ka rëndësi për të theksuar se nr i shteteve të BE-së që tashmë nuk përjashtojnë asnjë vaksinë është rritur ndjeshëm. Gjermania dhe Italia janë shprehur qartë së do të hedhin vështrimin edhe ndaj vaksinës rusë. Ky akt normativ është një tjetër hap drejt sigurimit të vaksinave të sigurta.’- tha Manastirliu.


Lajmi kryesor:

Miratohen ndryshimet e Reformës në Drejtësi, votohen 10 projektligjet! Kalon me 95 vota pro akti normativ për marrjen e vaksinave


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?