Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi ditën e sotme një takim në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, ku në fokus ishte prezantimi i prioriteteve të Këshillit të Ministrave për luftën kundër kriminalitetit për vitin 2025. Manja ka reaguar përmes një statusi të tij në rrjetet sociale lidhur me takimin, ku duket se ka dhënë dhe një përgjigje ndaj kryeprokurorit Altin Dumani i cili i ka quajtur të diskutueshme rekomandimet e Manjas lidhur me sistemin e drejtësisë.
Manja nënvizoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë ndaj një sistemi prokurorie të pavarur dhe profesional. Nga ana tjetër ai thotë se qeveria qëndron në krah të drejtësisë dhe jo për ta drejtuar sistemin e saj.
Sipas Manjas rekomandimet janë për të fuqizuar akoma më shumë pavarësinë e gjyqësorit.
“Qeveria shqiptare angazhohet për të garantuar kushte optimale që Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të vendosur.Ne qëndrojmë krah drejtësisë, jo për ta drejtuar atë, por për ta fuqizuar akoma më shumë pavarësinë e saj — që prokurorët të ndihen të lirë të bëjnë detyrën e tyre, dhe krimi të mos ndiejë më asnjë hapësirë për të vepruar.”-thotë Manja në statusin e tij.
Komente

S.P.A.K. (A.DUMANI)B.K.H.(?????)THIRRI KAPLLOQES;GJ.K.K.O(MOS ) U BËJË SHTOJCË E FSHESAVE TË PISTA TË GRUMBULLUARA TË DREJTËSIS NË SHËRBIM TË KOKAVE TË KRIMIT ATIJ TË VESHUR ME PUSHTET EPOLITIK.KU KULLOSIN QË NGA A.MEKSI,F.NANO,R. BODE,A.IMAMAMI E ME KOMPANI???? E SA ESA TË TJERË. KY ËSHTË S.P.A.K.U QË HAJDUTËT E DREJTLSIS JAN FLAKUR DHEGËZOJNË PASURIT. PËRSE HESHTË????KA DHE MË.UNË QË PO JU SHKRUAJ SË BASHKU ME FAMILJEN MERNJA DERRI NË 400 LEKË TË ASAJ KOHE MË TEPËR SE TË LARTËPËRMENDURIT.
PërgjigjuDuman, koha jote mbsroi. E menderose qe kur dhe firmen per arrestimin e Veliajt pa prova. Rama ta tha qarte: Nuk duam prokurori ruse por perendimore. Nuk e kape mesazhin, u tregove i trashe. Tani ik bashke me Olsi Dadon…
Përgjigju