Kronikë

Manja: Rishikojmë 6 direktiva të Kodit Penal ekzistues për shkak të negociatave me BE! Ndryshimet do të jenë të reflektuara edhe në draftin e ri

4 Shtator, 11:15| Përditesimi: 4 Shtator, 13:12

  • Share

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja theksoi se 6 direktiva që kanë të bëjnë me veprat penale që lidhen me terrorizmin, pastrimin e parave, trafikun e drogërave, armët, abuzimin seksual ndaj fëmijëve apo shpifjen, do të rishikohen në Kodin Penal Ekzistues. Kjo sepse është një detyrim që kërkohet nga BE në kuadër të negociatave dhe afat kohor është vendosur fundi i tetorit.

Ministri theksoi se diskutimet për këto 6 direktiva do të zhvillohen ndarazi nga konsultimi publik për draftin e ri të Kodit, në kuadër të ecurisë së punës për negociatat. Por shtoi, se janë të reflektuara edhe në draftin e ri, kur ai të miratohet, pas marrjes së vulës së BE.

“Lidhur me plotësimin e piketave të ndërmjetme në kuadrin e negociatave për grup themelorët, Shqipërisë i kërkohet që brenda Tetorit të reflektojë në Kodin Penal ekzistues rreth 6 direktiva që kanë të bëjnë me  veprat penale të pastrimit të parave dhe terrorizmin, rishikimin e kuadrit ligjor me veprat e terrorizmit, rishikimin e kuadrit për trafikun e drogërave, për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, me abuzimi seksual të fëmijëve dhe pornografisë së fëmijëve, rishikimin e kuadrit ligjor lidhur me armët, dhe me shpifjen. Ky proces do të jetë i ndarë me procesin e konsultimit publik që do të zhvillohet për draftin e ri. Edhe pse të gjitha këto direktiva janë të reflektuara në draftin e ri, por duke qenë se në kuadrin e përmbushjes së piketave të ndërmjetme për negociatat me BE, kemi afat kohor që është fundi të tetorit, për këtë grup veprash konsultimi publik do të zhvillohet ndarasi në lidhje me konsultimin për draftin. Këto ndryshime do të reflektohen në kodin penal aktual, dhe do të jenë pjesë e draftit të ri kur të jetë në axhendë parlamentare.”, u shpreh ministri Manja.


Lajmi kryesor:

Drafti i Kodit të ri Penal/ Manja: Konsultim publik deri në fund të vitit, s'kalon pa 'vulën' e BE! Kritikat për lirinë e medias? Rakipi: S'preken gazetarët


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?