Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i kërkoi opozitës që të e spostojë përgjegjësinë e humbjes te faktorë jo politikë. Nga Kuvendi, ai falënderoi qytetarët e Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës për qytetarinë që treguan.
“Përshëndes qytetarët e Lezhës, Kurbinit e Mirditës për qytetarinë më 11 maj. Distancohem në këtë sallë nga çdo person që insinuon dhe përpiqet të etiketojë qytetarinë e Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës me bandat. Bandat sigurisht ka agjenci ligjzbatuese dhe institucione, me të cilat merren dhe të përpiqesh ta spostosh përgjegjësinë te faktorë jashtë politikë, është vetëvrasje politike. Por në 11 maj secila palë i pati të gjitha mundësitë dhe mekanizmat e duhur ligjorë për ta denoncuar krimin zgjedhor. Ajo që dua të them sot me zë të lartë në këtë sallë është mos u përpiqni që humbjen ta spostoni te qytetarët. Më 11 maj qytetarët bënë detyrën, votuan, bilbili ra, votat u numëruan dhe është rezultati që kemi. Edhe në bashkinë e Mirditës ju qeverisni, edhe administrata e Mirditës në respekt të ligjit zgjedhor bëri fushatë për PD, por s’e keni dëgjuar nga unë as këtu dhe as në një forum tjetër që të ankohem për përfshirjen e burimeve njerëzore në fushatë elektoralë. Secili pas orarit zyrtar është i lirë që të manifestojnë bindjen e tij politike. “, tha Manja.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet ‘mollë sherri’ në Kuvend, PD: I vodhët me bandat! PS: Pengje të Berishës, u turrët të bënit pis Shqipërinë! Noka bllokon foltoren, përjashtohet
Xh.D/r.k./ReportTv.al