Politikë

Zgjedhjet ‘mollë sherri’ në Kuvend, PD: I vodhët me bandat! PS: Pengje të Berishës, u turrët të bënit pis Shqipërinë! Noka bllokon foltoren, përjashtohet

5 Qershor, 07:39| Përditesimi: 5 Qershor, 19:06

  • Share

Gati 4 javë nga zgjedhjet, edhe kjo seancë e dytë pas rikthimit në Kuvendin e Shqipërisë nuk mund t’i shpëtonte përplasjeve për 11 majin.  Me të njëjtën gjuhë opozita akuzoi për vjedhje zgjedhjesh dhe se PS nuk fitoi më 11 maj. 

"Mos kujtoni se keni fituar, mos kujtoni se do të shpëtoni.", tha Flamur Noka.  

"Akuzoni opozitën se thotë të vërtetat për zgjedhjet e 11 majit.", tha Gazment Bardhi.  

"Ju po vrisni republikën nga frika. U shndërruat në atentatorë të së ardhmes të fëmijëve tanë dhe tuaj, se duke hequr dorë nga liria dhe pluralizmi, po vulosni fatin e një Shqipërie që do të ngelet e bllokuar me dilema ekzistenciale. PS sic funksionon sot nuk është më forcë politike, por makineri dhune. Ju mendoni se keni fituar por në të vërtetë keni humbur, jeni bërë viktima të zellit, të urdhrit dhe të nënshtrimit Zgjedhjet e 11 majit nuk i shërbyen Shqipërisë.", deklaroi Agron Gjekmarkaj.  

Përgjigjen e morën të drejtpërdrejtë nga socialistët.  

"Zgjedhjet kanë përfunduar dhe PS ka 856 177 vota, ju keni marrë 529354 vota, 300 mijë e kusur më pak se ku iu kanë shkuar votat gjejini”,  tha Balla. 

"Narkoshtet, narkoregjim, narkodiktaturë….atë gishtin kolegu deputet e kishte për të tjerë. Po janë vjedhur vota, janë vjedhur", tha Toni Gogu. 

Debati u intensifikua kur deputetët e mazhorancës i kujtuan opozitës deklaratat e Sali Berishës në Bruksel, që i quajtën të turpshme dhe që nxijnë imazhin e vendit 

"Dua të shpreh jo vetëm shqetësimet por edhe indinjatën time, atë që kam ndjerë për aksione të tilla alla opozite shqiptare, kur në dyert e Brukselit, e partnerëve, si bëhet opozitë qeveritë, as nuk flitet për standardet, por i bëhet opozitë Shqipërisë. Në fakt po shterohet Shqipëria, të pavërteta haluçinante që nuk bazohen në realitet dhe raport, atë që nuk ia thotë Shqipërisë as armiqtë më të përbetuar të Shqipërisë, as racisti më i fundit në Evropë, atë guxon ta thotë lideri i opozitës shqiptare", tha Elisa Spiropali. 

"Një copë letër që ua jepte Saliu, bllokoni negociata me Shqipërinë, mos hapni negociatat me Shqipërinë. Pika 3, i kërkojmë KE dhe Këshillit Evropian që të kushtojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. Ju lutem baltën që keni filluar dhe bërë më turp del ai burri atje. Unë kam respekt për të moshuarit, pak më i moshuar se babai im po merreni edhe mbylleni në shtëpi, se turpëroi shtëpinë dhe vendin e vet me atë fyerje dhe ato palaçollëqe që thotë kundër Shqipërisë", theksoi Balla. 

"Nuk e ka thënë opozita që zgjedhjet u morën peng nga krimi por shefi i delegacionit të PE për zgjedhjet në Shqipëri, që me sytë e mi dhe me dëshminë e  vëshguesve afatgjatë të OSBE-ODIHR se si krimi kishte marrë peng zgjedhjet në Elbasan. Këto janë të vërteta që s’i thotë opozita, ju përpiqeni t’i fshini por s’i fshini dot më se keni lënë gjurmë kudo ku keni shkelur. ", shtoi Bardhi. 

Si për t’ia kujtuar kolegëve se ishin jashtë ‘binarëve’ të rendit të ditës, deputeti Braçe tha se shqiptarët presin të dëgjojnë për gjëra më të rëndësishme. 

"Tensioni është legjitim, por këtë herë është edhe më shumë se çdo herë tjetër. Referuar edhe rendit të ditës domosdo që duhet të ketë tension. Biodiversiteti biologjik është çështje e rëndësishme, dhe patjetër që duhet të jetë një çështje që na shqetëson. dhe unë mendoj se për këtë duhet të flisnim sot. Po shkoni në KAS e KQZ, ta lini kohë të paktën që këtu në kuvendin e Shqipërisë të flasim për çështje madhore. Unë mendoj më mirë për bletët sesa për Portin e Durrësit. ", shtoi Braçe. 

Demokratëve ‘zbritjen më këmbë në tokë’ ia kujtoi njëri prej tyre. 

"Sot PD është në vitin më të keq parlamentar, vetëm 50 deputetë. Ne humbëm edhe më thellë, pse ndodhi kjo? Kemi humbur mbi 250 mijë vota krahasuar me vitin 2021, këtë e bëmë ne më dorën tonë.", tha Dashnor Sula. 

Nga foltorja e Kuvendit, kërkesa iu drejtua përgjegjësit të vërtetë të humbjes. 

"I drejtohem dhe i them: tërhiqu, mos e prish krijesën që vrave vetë. Prishe karrierën e Sokol Olldashit, edhe atë që bëre në 2021 kur i vodhët kandidatëve votat. Demokratët janë të zgjuar dhe janë të mençur, doktor.", shtoi Sula.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali përjashtoi nga seanca deputetin demorkat Flamur Noka pasi bllokoi foltoren, ndonëse ai vijoi të qëndronte në sallë.

Ora 19:05
Ministri Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

1749143159_iglihasani.JPG

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21 Janar 2025, në Davos.

Marrëveshja synon që, në përputhje me kapacitetet e saj, Republika e Shqipërisë të ofrojë mbështetje politike, ushtarake, teknike, mbrojtëse dhe humanitare për Ukrainën, si pjesë e angazhimeve dypalëshe dhe ndërkombëtare.

Gjatë prezantimit në seancë plenare të kësaj marrëveshjeje, Ministri Hasani nënvizoi se që prej fillimit të agresionit të paprovokuar rus ndaj Ukrainës, Shqipëria ka qëndruar qartë se është në anën e ligjit, të drejtës ndërkombëtare dhe të popullit ukrainas.

"Si vend anëtar i besueshëm i NATO-s, marrim përgjegjësitë e nevojshme në mbrojtje të rendit ndërkombëtar që garanton paqen dhe lirinë për të gjithë." - shtoi ai.

Përmes marrëveshjes, Shqipëria angazhohet në katër fusha kryesore: siguri dhe mbrojtje; llogaridhënie dhe drejtësi ndërkombëtare; ndihmë humanitare dhe rindërtim; dhe reagim në rast përshkallëzimi, për të garantuar që jemi të përgatitur dhe në bashkëpunim në çdo skenar.

Ora 17:21
Kuvendi miraton me 71 vota pro ndryshimet në buxhet, 10 mln $ për start up-in e Muratit! PS ‘ok’ ligjeve vetëm, opozita mungon (VOTIMI)

Kuvendi ka miratuar me 71 vota dy nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës, ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën.

Drita jeshile u dha për 2 marrëveshje huaje, një me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabi-t për projektet në zhvillim të Shqipërsë, si dhe një marrëveshje huaje ndërmjet OSHEE-së dhe BERZHIT. Deputetët miratuan edhe disa ndryshime në buxhetin e vitit 2025, ku parashikohen që 10 milionë dollarë për startup-in e Mira Muratit,  ‘Thinking Machine Lab’, ndërsa edhe shteti do të jetë aksioner. 

Parlamenti miratoi me 71 vota edhe 3 marrëveshjet e financimit mes Shipërisë dhe Komisionit Europian në kuader të programit IPA III lidhur me punësimin e të rinjve, ekonominë dhe shoqërinë dixhitale si dhe energjinë, në kuadër të fondeve të paraanëtarësimit. Seanca u karakterizua edhe nga përplasje të forta. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali përjashtoi nga seanca deputetin demorkat Flamur Noka pasi bllokoi foltoren, ndonëse ai vijoi të qëndronte në sallë.

Rezultati nga votimet e 12 pikave të diskutuara në Kuvend:
1-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit mbi ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar të zonave përtej juridiksionit kombëtar”. 
-71 vota pro, 0 kundër 0 abstenim
2. Akti normativ nr. 3, datë 29.4.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 115/2024 “Për buxhetin e vitit 2025””.
-71 pro, 0 kundër, 0 abstenim
3. Akti normativ nr. 4 “Për një shtesë në ligjin nr.8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar”.
-71 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim
4. Akti normativ nr. 5 “Për një shtesë në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar””.
-71 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim
5. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”. 
-71 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim
6. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për Themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacioneve (ECO) Hagë, më 23 qershor 1993, të ndryshuar në Kopenhagë, më 9 prill 2002”.
-71 vota pro, 0 kunder, 0 abstenim)
7. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim të Abu Dhabi-t, për financimin e “Mbështetjes për buxhetin e përgjithshëm mbi përpjekjet për zhvillim”’. 
-71 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim
8.Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit “Doganat”, për bashkëpunim në fushën e doganave”.
-71 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim
9. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Group, sh.a., (OSHEE) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e qëndrueshmërisë së OSHEE-së”.
-71 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim
10. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për punësimin e të rinjve, në favor të Republikës së Shqipërisë, për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III). 
-71 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim
11. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për ekonominë dhe shoqërinë digjitale, në favor të Republikës së Shqipërisë për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III)”. 
-71 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim
12. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për energjinë, në favor të Republikës së Shqipërisë, për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III)”.
-71 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim
Ora 15:51
Hoxha nga Kuvendi: Zgjedhjet e 11 majit treguan se institucionet funksionuan

1749129901_minsitrihoxha.jpg

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka folur në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me zgjedhjet e 11 Majit. Hoxha vlerësoi rolin e policisë në këtë proçes dhe theksoi se institucionet u pajisën në kohë me letërnjoftimin elektronik qytetarët që do të votonin.

"Më lejoni të shpreh falenderimin tim së pari për çdo qytetar shqiptar që mori pjesë në zgjedhjet e 11 Majit brenda apo jashtë vendit. Pjesëmarrja e tyre është themeli i demokracisë. Si Ministri i Brendshëm jam këtu për të folur për disa aspkete themelore të këtij procesi zgjedhor që lidhen me fushën e përgjegjësisë së kësaj ministrie. Ne si ministri i hartuam listat e plota dhe të sakta zgjedhore, brenda vendit përherë të parë por edhe për diasporën. Pajisjen e shtetasve tanë me dokumentin e identifikimit por edhe duke ndërrmarë edhe fushata ndërgjegjësimi por edhe ndërhyrje ligjore. Kemi marrë akte për pajisur qytetarët me letërnjoftime elektronike fillimisht për shtetasit shqiptarë brenda vendit dhe jashtë vendit. E njëjta nisëm është miratuar dhe për shtetasit me banim të përhershëm brenda territorit shtetëror duke garantuar kështu të drejtën kushtetuese për të votuar për çdo zgjedhës.Zgjedhjet e 11 Majit ishin një provë për institucionet, kjo ishte një nga periudhat zgjedhore më të qeta."-tha ministri gjatë fjalës së tij.

Ora 15:31
VIDEO/ Marrëveshja për sigurinë me Ukrainën kalon në Kuvend pa diskutim, asnjë deputet i pranishëm në sallë

 

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës” kaloi pa diskutim.

Asnjë nga deputetët e regjistruar për të folur nuk ishte i pranishëm në sallë në momentin e shqyrtimit të projektligjit, duke bërë që marrëveshja të kalojë pa debat.

Ora 14:50
Tabaku i del në ‘mbrojtje’ Berishës: Nuk është antishqiptar ai që thotë se ka probleme, por kush krijon barriera! Zgjedhjet, mundësi e humbur për Shqipërinë

 

Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se zgjedhjet e 11 majit ishin një mundësi e humbur për Shqipërinë. Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku i doli në ‘mbrojtje’ Sali Berishës, teksa tha se nuk është antishqiptar ai që ngre shqetësimet për vendin, por ai që i kthen në një “barrierë” që pengon avancimin drejt BE-së.

Thumboi maxhorancën teksa tha se sot duhet të ishin në parlament të gjithë, me energjinë e fitores.

“Keqardhje që e shoh parlamentin të zbrazur, sidomos nga maxhoranca që duhet të kishte ardhur me energji pas kësaj fitoreje që fatkeqësisht nuk reflektohet as në sallë kuvendi, as në komisionet parlamentare dhe askund. Sot nisi në një debat për procesin e integrimit, për atë që PE diskutoi dje dhe për zgjedhjet. Në Komisionin e jashtëm të PE, Marta Kos raportoi dhe tha s’ka rëndësi sesa grupkapituj dhe kapituj hapen dhe sa mbyllen. Kjo është retorika e procesit të integrimit. Rëndësi ka sesa standarte plotësoni, se integrimi është proces standartesh, i cili bazohet mbi standartet e përmirësuara, që vijnë nga zgjedhjet, nga demokracia, ekonomia, sfera sociale dhe sektor tjetër. A është sot Shqipëria më mirë sesa ishte vetëm se u hapën disa grupkapituj? A tregoi Shqipëria se di të organizojë zgjedhje si vend evropian?

Më vjen keq të them por zgjedhjet ishin mundësi e humbur për Shqipërinë, për faktin që nga 2013 e deri më sot, reforma e plotë dhe gjithëpërfshirëse zgjedhore, hetimi i krimeve zgjedhore, kalojnë nga njëri progres raport në tjetrin, dhe ndodhemi në vitin 2025, me më shumë kërkesa e kritere se në 2013. A ka pasur ndonjëherë vullnet politik qeveria që ato reforma që duheshin ndërmarrë qoftë edhe për zgjedhje të zbatoheshin? Nuk është antishqiptar ai që thotë se ka probleme, ai që ngre shqetësime, por ai që këto shqetësime dhe mungesë vullneti politik e kthen në një barrierë të madhe që shqipëria të avancojë në integrim. Nëse ka barrierë më të madhe janë standartet e munguara të këtyre zgjedhjeve. Kush e ka penguar qeverinë ë 10 viote të krijojë minimumin e normave demokratike.”, tha Tabaku.

Ora 14:24
Noka ‘i disiplinuar’ në Kuvend pas përplasjes me Spiropalin (VIDEO)

 

Flamur Noka u përplas me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali me akuza për zgjedhjet e 11 majit. Seanca u ndërpre për 5 minuta, pasi Noka nuk lironte foltoren e Kuvendit. Më pas, siç shihni edhe këtë video, edhe pse u përjashtua. Noka shihet në sallë i ‘disiplinuar’, ku dallohet i ulur në vendin e tij.

Ora 14:13
Gjiknuri nga Kuvendi: Humbësi nuk njeh zgjedhjet, ky është problemi! Ju e keni fajin vetë, nuk dini të bashkoheni

 

Deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja, Damian Gjiknuri, ka folur sot në Kuvend në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Ai ka thënë se Reforma Zgjedhore është bërë si ka dashur PD dhe mbi të gjitha, sipas tij, është faji që opozita nuk di të bashkohet.

"Dua të them diçka për pjesën që tha parfolësi se reformat duhet të jenë konsensuale, në fakt jam shumë dakord dhe unë jam dëshmitar i gjallë i reformave konsensuale, sepse dhe ndërhyrjet e fundit ligjore që u bënë në 2024. Se është e rëndësishme që ta dijë publiku, se është e rëndësishme që t’i rikthehemi kujtesës diçka për sa i përket disa pikave kyçe, thelbësore, zgjedhore janë shkruar nga opozita. Çështja e votës së diasporës është shkruar nga e para deri në fund nga opozita dhe ekspertët e saj. Ju lutem mos të harrojmë, ligjin zgjedhor e kemi konsensual, madje raporti i ODIHR-it thotë se siguron një bazë të mirë ligjore dhe siguron garë konkurruese. Administratë transparente dhe profesionale, natyrshëm në një mjedis të politizuar, edhe këtu është problemi kryesor që ka Shqipëria. Është mjedisi i politizuar. Në Shqipëri kemi një problem: humbësi nuk njeh zgjedhjet. Edhe për sa kohë që humbësi përdor fuqinë e tij relative. Jam dakord me ato që thuhen, se duhet një reformë zgjedhore. Për t’u bërë i madh duhet të bashkohesh. E keni fajin vetë, nuk keni ditur të luani."-tha Gjiknuri. 

 

Ora 13:59
Manja-opozitës: Mos e spostoni humbjen te qytetarët! Kthehuni nga vetja dhe shihni ku iu ikën 250 mijë vota

 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i kërkoi opozitës që të e spostojë përgjegjësinë e humbjes te faktorë jo politikë. Nga Kuvendi, ai falënderoi qytetarët e Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës për qytetarinë që treguan.

“Përshëndes qytetarët e Lezhës, Kurbinit e Mirditës për qytetarinë më 11 maj. Distancohem  në këtë sallë nga çdo person që insinuon dhe përpiqet të etiketojë qytetarinë e Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës  me bandat. Bandat sigurisht ka agjenci ligjzbatuese dhe institucione, me të cilat merren dhe të përpiqesh ta spostosh përgjegjësinë te faktorë jashtë politikë, është vetëvrasje politike. Por në 11 maj secila palë i pati të gjitha mundësitë dhe mekanizmat e duhur ligjorë për ta denoncuar krimin zgjedhor. Ajo që dua të them sot me zë të lartë në këtë sallë është mos u përpiqni që humbjen ta spostoni te qytetarët. Më 11 maj qytetarët bënë detyrën, votuan, bilbili ra, votat u numëruan dhe është rezultati që kemi. Edhe në bashkinë e Mirditës ju qeverisni, edhe administrata e Mirditës në respekt të ligjit zgjedhor bëri fushatë për PD, por s’e keni dëgjuar nga unë as këtu dhe as në një forum tjetër që të ankohem për përfshirjen e burimeve njerëzore në fushatë elektoralë. Secili pas orarit zyrtar është i lirë që të manifestojnë bindjen e tij politike. “, tha Manja.

Ora 12:55
Tensione në Kuvend/ Noka bllokon foltoren, Spiropali e përjashton! 5 minuta pushim (VIDEO)

 

Flamur Noka bllokoi Foltoren e Kuvendit, ndërsa u përfshi në replika me kryetaren Elisa Spiropali. Kjo e fundit e përjashtoi nga seanca.

Pjesë nga replikat

E dëgjon gjuhën e atij ti. Largohu nga foltorja, Zoti Noka largohuni nga foltorja.

Noka: Më jep fjalën.

Jo e përfundove, nuk ishte për procedurë.

Je i përjashtuar nga seanca. Nuk duroj fyerje as zaptim foltoreje. Largohu se je i përjashtuar. Zoti Bylykbashi ka fjalën.

Noka nuk largohet nga foltorja

Spiropali: 5 minuta pushim.

 

 

Ora 12:05
Sula-Berishës: Mos bëj si në 2013 që ia le partinë Benjaminit tënd dhe i shkatërrove karrierën Olldashit! Humbëm se fute ‘galloshët’ në listën e mbyllur!

Dashnor Sula, deputeti i PD-së, ka folur nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë ku ka thënë se opozita i humbi zgjedhjet për fajin e saj. Sula tha se lista e mbyllur e PD-së ndikoi negativisht në zgjedhje. Nga ana tjetër, ai ka bërë një thirrje në fund të fjalës së tij për Berishën, që të largohet nga detyra duke hapur garën.

“Faleminderit zonja Kryetare dhe të nderuar kolegë. Nga kjo anë dhe nga ajo anë. Opozita këtu s’ka asnjëri, dhe kjo mund t’ju duket hipokrizi ajo që unë po them, por sinqerisht, ndihem i lumtur që nuk do jem pjesë e një teatri të kësaj salle e cila është shndërruar në një teatër. Ka dy aktorë, që janë ata negativë dhe pozitivë. Që janë negativët pikërisht të opozitës që kanë lënë në harresë demokratët për një rrogë.

Unë sot për herë të parë nuk do flas për Edi Ramën apo për patronazhistët. Nuk dua të bëj atë që kam bërë 4 vite më parë, që t’i vë fajin të tjerëve. Opozita i humbi zgjedhjet për shkak të vetvetes.

Nuk mjafton të thuash “na i manipuluan votat”, ne kemi humbur 256 mijë vota. Problemi nuk është vetëm numri, por besimi i qytetarëve.

136 mijë vota mori lista e hapur e PD-së. Pyetja që kam: sa mori sigla? Ata morën 14 mijë vota. PD siguroi ‘galloshet’ e vjetra në listat e mbyllura.

I drejtohem dhe i them: tërhiqu, mos e prish krijesën që vrave vetë. Prishe karrierën e Sokol Olldashit, edhe atë që bëre në 2021 kur i vodhët kandidatëve votat. Demokratët janë të zgjuar dhe janë të mençur, doktor. Është momenti të shijosh me nipër dhe mbesa kohën që të ka mbetur. Sot po të përsëris thirrjen, doktor, mos i dëgjo më ata që ke rreth vetes.”-tha Sula

Ora 12:02
Një nga më të votuarit në zgjedhje, Braçe i drejtohet deputetëve të PD-së në Kuvend: Vetëm ju në ’96 keni vjedhur vota! PS-ja kishte vetëm 9 deputetë

 

Deputeti Erion Braçe ka komentuar nga Kuvendi i Shqipërisë retorikën e opozitës lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit, ku PD-ja pati një humbje të thellë.

“Unë dua të them dy fjalë për zgjedhjet. Nëse ka zgjedhje të vjedhura nga A te Zh-ja, por që vjedhura ama… Nëse ka një parti që i ka bërë të gjitha këto, është PD-ja e ’96-s. Këtu në këtë sallë kishte 156 deputetë dhe vetëm 9 deputetë të opozitës. Ka pasur një parti që e ka bërë këtë gjë në gjithë historinë 35-vjeçare të vendit. Në këto zgjedhje të flasësh për shfrytëzim të burimeve ekonomike, patjetër që mua më bën shumë përshtypje. Mjafton të shikosh sesi plani i taksave është tejkaluar me disa përqind; pra, njerëzve u janë grumbulluar paratë. Suficiti është më i lartë se ç’ka ndodhur ndonjëherë. Shpenzimet janë tkurrur, ndërkohë që njerëzve u janë mbledhur tatime dhe taksa, pavarësisht zgjedhjeve.”- tha Braçe. 

Ora 11:57
Koçi: Berisha, Dick Marty shqiptar që nxiu Shqipërinë në Bruksel! Keqardhje për kolegët demokratë që s’do jenë më në kuvend, s’dogjën karrige apo sulmuan me shkelma e grushte

Deputeti socialist Petro Koçi ishte i ashpër me Sali Berishën, duke e cilësuar si Dick Marty shqiptar, që foli keq për Shqipërinë në Bruksel. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Koçi tha me ironin se nuk ka zëdhënës më të mirë sesa Berisha për Beogradin dhe Kremlinin, ndërsa shtoi se është e pafalshme që një person të shesë vendin për interesa personale.

Një koment kishte edhe për deputetët demokratë që nuk do të jenë në shtator në Kuvend, teksa tha se kanë bërë opozitë dhe jo si të tjerët që kanë djegur karrige dhe kanë sulmuar me grushte.

“Dick Marty nuk ka vdekur. Dick Marty që dikur akuzonte UÇK për transplant organesh, ishte ringjallur dje në Bruksel. Kësaj radhe jo për të akuzuar UÇK por vetë Shqipërinë Dick Marty shqiptar akuzonte Shqipërinë si vend kartelesh bandash, ku aeroportet dhe portet janë vënë në dispozicion të trafikut ndërkombëtar të drogës, gjë e tmerrshme dhe e duartrokitshme në Kremlin, Beograd apo diku tjetër. Zëdhënës më të mirë antishqiptar sesa Dick Marty shqiptar s’mund të gjenin armiqtë e Shqipërisë. Dukuri e pafalshme që për hir të disa interesave personale të shesësh vendit tënd në kancelaritë evropiane, në ato zyra ku sot është duke u gatuar integrimi evropian i Shqipërisë. Tërësisht e pafalshme.

Shqipëria është një vend i cili sapo ka përfunduar një proces zgjedhor, për të cilin askush deri tani nga organizatat ndër, përfshirë raportin paraprak të OSBE apo deklaratën e djeshme të komisionit të jashtëm të PE nuk ka marrë asnjë pikëpyetje sa i përket legjitimitetit të tyre. A ka probleme zgjedhjet në Shqipëri? Patjetër që kanë dhe do të ishte në seriozitet që kur të përfundojë raporti i OSBE/ODIHR ta shqyrtojmë me vëmendje dhe përgjegjshmëri për të korrigjuar çdo problem me natyrë teknike që kanë pasur zgjedhjet. Më çudit fakti që kjo opozitë, e kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve, bën sikur i dhimbset procesi. Por çfarë faji ka PS që ka marrë thuajse të njëjtat vota si në 2021 ku 200 mijë kryengritës votues të PD refuzuan të shkonin në qendrat e votimit apo një pjesë prej tyre votuan parti dhe subjekte të ndryshme nga ajo që sot mban tagrin PD me drejtues Berishën. Ky është problem i PD, jo i PS. Por ndryshe nga ju, PS edhe kur fiton zgjedhjet, i hyn në analize të thellë dhe serioze çdo rezultati në çdo qendër votimi, ju s’e keni bërë kurrë këtë gjë. Asnjëherë PD s’ka bërë analizë zgjedhore, përveçse ka ndërtuar një retorikë dhe alibi. PD mori rezultatin që donte. Berishës i duhej grup privat personal e parlamentar dhe atë mori. Zgjodhi në listat e hapura njerëz anonimë që s’kishin asnjë impakt në elektorat.

Zgjodhi taktikë për të humbur jo fituar zgjedhjet. Berisha s’qeveris dot fushatën, jo më vendin. Nuk fiton dot zgjedhjet, nëse mbjell dëshpërim dhe jo shpresë, nuk i fiton dot zgjedhjet. E vetmja forcë që jepte garanci për të ardhmen evropiane ishte edhe është PS. Nëse nuk jeni në gjendje të hiqni qafe Berishën nga drejtimi juaj, s’keni për të fituar zgjedhje. S’e ka kush frikë Berishën, i vetmi detashment që i nënshtrohet janë strukturat drejtuese dhe grupi parlamentar i PD. Më vjen keq që disa prej kolegëve të kësaj partie, në grupin aktual, nuk do të jenë në parlamentin e ardhshëm. Kanë bërë opozitë me fakte dhe janë përpjekur të jenë parimorë në luftën politike. S’kanë djegur karrige apo marrë benzinë për ta futur në sallë, nuk kanë qëlluar me grushte dhe shkelma oficerët e gardës. Janë sjellë si seriozë dhe të qytetëruar. Një opozitë barbare s’mund të fitojë zgjedhjet. Ajo që i ka vënë kapak këtij 4 vjeçari është fjala e djeshme e Berishës në PPE. Mori termat e përdorur nga Maduro për t’i përdorur kundër vendit të vet në atë sallë ku shkohet me lente se çfarë ndodh në Shqipëri. Përgjigjen për Dick Marty shqiptar e dhe po dje komisioni i jashtëm të BE ku e quajti Shqipërinë avangarde të reformave.”, tha  ai.

Ora 11:51
Votat janë vjedhur në primaret e PD, jo në 11 Maj’, Gogu: Zoti ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë gati ta djegin, se nuk e qeverisin dot

 

Deputeti i PS, Toni Gogu, gjatë fjalës së tij në Kuvend u ka kërkuar demokratëve që të sprapsen nga sulmet e tyre të pabaza dhe të punojnë për Shqipërinë, vendin i cili së shpejti do të jetë pjesë e familjes së madhe europiane.

Gogu u shpreh se zgjedhjet e 11 Majit ishin vullneti i qytetarëve, të cilët me votë i besuan një tjetër mandat Partisë Socialiste, ndërkohë që shtoi se akuzat e demokratëve nuk qëndrojnë dhe se votat nuk janë vjedhur në zgjedhjet parlamentare, por në “primaret” e vetë selisë blu të cilat u bënë muaj më parë.

“Janë vjedhur vota, po janë vjedhur në primaret e PD dhe e di çdo demokrat këtë gjë. Po është vjedhur, po është vjedhur jeta e 4 qytetarëve në bulevard dhe këtë e pa çdo shqiptar, patjetër. Po është vjedhur shpresa e të rinjve që sot presin të zgjedhin”, tha ai.

Gjithashtu ai kërkoi që Zoti të bekojë vendin tonë, nga ata që janë gati ta djegin, se nuk e qeverisin dot.

“Sot, të nderuar kolegë ne kemi mundësi të tregojmë se Shqipëria është mision, Shqipëria është udhëtim, Shqipëria është një besëlidhje me të ardhmen dhe Shqipëria nuk ka nevojë për mallkim dhe sharje.

Unë e mbështes këtë marrëveshje, jo si letra teknike por si shprehje e qartë e një vullneti politik të një Shqipëria që ecë, punon dhe nuk shpif, ndaj sot lutja ime është që Zoti ta bekojë Shqipërinë, shqiptarët të na ndriçojë të gjithë neve që sot, por dhe ata që do vijnë dhe marrin përgjegjësi , të na ndriçojë mendjen dhe ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë të gatshëm ta djegin se nuk e qeverisin dot”, tha Gogu.

Ora 11:46
Zhupa në Kuvend: Treni i Evropës që përmendnit në fushatë rezultoi tren bullgar! I mbushët listat me emra që s’dinin të fillonin një fjali dëftore

 

Deputetja e PD, Ina Zhupa, teksa mori fjalën në Kuvend, vijoi akuzat për zgjedhjet. Sipas saj,  treni i Evropës që përmendte kryeministri gjatë fushatës rezultoi të ishte “tren bullgar”. Zhupa hodhi akuza gjithashtu se PS i mbushi listat e kandidatëve për deputetë me emra që s’dinin se si të ‘fillonin e mbaronin një fjali dëftore’.

“Sa më shumë i shau shqiptarët dhe i vodhi, sa më shumë i masakroi, aq më shumë u rrit në votë te shqiptarët. A e shpjegon dot njeri këtë? Po, sepse treni i Evropës që fliste Spiropali para pak, e Rama gjithë fushatës, kishte qenë tren bullgar. E shpjegon qartë se ata oligarkë që sot kanë marrë gati vendimet e radhës për të marrë pronat shtetërore dhe investimet strategjike e kishin me target, sa vota dhe para duhet të hidhnin. Ata që sot përgatiten të marrin pronat e ushtrisë, e kishin target çfarë duhet të bënin. Nuk ka ndodhur besoj në historinë njerëzore që të hapen të gjitha kutitë dhe të kenë përqindje të njëjta të ndara sipas subjekteve.

Çdo kuti e diasporës e Vlorës kishte të njëjtën përqindje Taulant, si nuk e prishe njëherë dorën. Por një kuti Ulsi do të kishte dalë 25 PD, ndodh ndonjëherë por ishte matematike. Ai stilolapsi magjik se di se si prodhoi aq shumë, si duket keni blerë me shumicë. Ai stilolapsi blu e kryqi njëlloj. E na tregonte pastaj Balla se si kryqi njëlloj bëhet. Talluni me paratë që iu vidhni shqiptarëve, me ato para blini vullnete dhe tjetërsoni votën. Edhe pse e bllokuat TikTok, dilnin video dhe vota nga diaspora.

Ju i vodhët edhe njëri tjetrit aq sa nxorrët Xhaçkën deputete të diaporës dhe i hoqët të drejtën Gjylametit për t’u ankuar se kishit hallin se ankesë prishte procesin e vjedhjeve. Pse duhet votuar Olta përveçse si investitorë strategjike. Flisni për lista? Nuk mund të flisni se listat tuaja janë më qesharake që ka pas historia, më të turepshme me njerëz që nuk dinin të fillonin dhe mbaronin një fjali dëftore. Dhe në mitingje nxirrnin celularin për të bërë au au au..”, tha mes të tjerash Zhupa.

Ora 11:45
REPLIKAT/ ‘Erdhi antimafia italiane e të tha mos aktro...’, Bardhi: Durrësi, han pa porta i bandave! Spiropali: E the njëherë këtë këngë

Pas fjalës së kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali, mori fjalën Gazment Bardhi. Ai vijoi sërish me akuzat për narkoshtet, por Spiropali e ndërpreu duke i thënë  se këtë “këngë” e përsëriti më herët. Sipas Bardhit, akuzat që kanë përsëritur prej vitesh se porti i Durrësit është marrë “peng” nga bandat, i vërtetoi antimafia italiane.

Pjesë nga debati:

Spiropali: Më përmendet emrin, ishte përgjigjia ime mbi indinjatën time. E marr fjalën kur më përmendet emri.

Bardhi: Do ta shënoj te të mirat që ke bërë në këtë jetë që i jep fjalën opozitës. Se është bërë mëkat të marrësh fjalën dhe të flasësh. Zonja kryetare, ka një dallim të madh të thuash të vërteta që i dini dhe i bashkëndani edhe ju mbi Shqipërinë.

Spiropali: I thatë njëherë këto. Këto janë këngë, jo analizë. Kur të bëni analizën...e bëtë analizën e Vorës po jo tuajën...

Bardhi: Mund të bëj analizën e Vorës, Kavajës...të gjitha zonat ku humbe ti.

Spiropali: Shumë mirë. Bëjeni, ja shembulli që keni fituar.

Bardhi: Do më lësh ta mbaroj tani. Sapo the që ne po nxijmë Shqipërinë. ë thuash se cfarë është narkoshteti, që do të vijë Troplini të bëhet kryeministër, jo! Narkoshteti është ajo që ka katër vite që thotë opozita, që porti i Durrësit i është vënë në dispozicion për trafik ndërkombëtar droge bandës së Troplinëve. Ne e kemi thënë me zë të lartë, ju e keni mohuar. Tani vjen antimafia italiane dhe thotë zonja Spiropali mos aktro, por thuaj të vërtetën mbi Shqipërinë, që porti i Durrësit është han pa porta në pronësi të një bande kriminale

Spiropali: Nuk është procedurë, i thatë çfarë kishit për të thënë...

Ora 11:41
‘Diaspora voton, Taulanti me patronazhistët numëron’, Noka i përgjigjet Ballës: Më thuaj ku shkuan 130 mijë votat?

 

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka iu përgjigj ministrit Taulant Balla pas akuzave që shkëmbyen për zgjedhjet e 11 majit. Noka foli për pretendimet PD se mungojnë 130 mijë fletë të papërdorura, duke pyetur ministrin se ku janë, edhe pse në fakt alibia e tyre u rrëzua një ditë më parë me hapjen e 4 kutive në qarkun e Vlorës.

“Asgjësojnë votën, minojnë, demokracinë dhe mburren. E kthyen shtetin në bandë zgjedhore dhe mburren. Të të bëj një pyetje unë tani, po një gjë më shpjego. 130 mijë votat ku janë? I dini ku janë? Se është kollaj të flasësh, diaspora voton, Taulanti me patronazhistët numëron. Kemi zhvilluar një farsë zgjedhor të turpshme, duke asgjësuar votën ju kujtoni se keni fituar. Keni rrënuar si kurrë më parë imazhin e Shqipërisë. Çfarë është rezoluta e CDI, çfarë thotë, flet për zgjedhje të lira apo farsë, Po rezoluta e PEE, për zgjedhje të lira, apo farsë. Pse nuk iu uroi DASH, por çfarë tha. Tha që shtypja e fjalës dhe minimi i zgjedhjeve kërcënojnë themelet e partneritetit transatlantik. Keni zhvilluar farsë, keni minuar zgjedhjet e lira dhe keni rrënuar imazhin e Shqipërisë, si i vetmi vend në Europë që nuk bën zgjedhje të lira. Rama ka frikë nga Rotacioni, se e di çfarë e pret atë dhe bandën e tij. Mos kujtoni se do shpëtoni”, tha Noka.

Ora 11:39
Kuvendi/ Gjekmarkaj: Ju gëzoni sepse mendoni se keni fituar, por në të vërtetë keni humbur

 

Demokrati Agron Gjekmarkaj foli sot nga foltorja e Kuvendit, nga ku hodhi akuza ndaj socialistëve për vjedhje të votave në zgjedhjet elektorale te 11 Majit.

Për Gjekmarkajn zgjedhjet e 11 Majit nuk ishin as të lira e as të ndershme. Sipas tij zgjedhjet ishin proces i kontrolluar.

“Sot nuk ngrihem për të komentuar një rezultat ne kete foltore! Ngrihem për të denoncuar një farsë. Ngrihem për të kontribuar me modesti per të mjekuar një plagë më të rënden në historinë bashkohore! Zgjedhjet e 11 majit nuk ishin as të lira, as të ndershme, as përfaqësuese.Ato ishin një proces i kontrolluar, një teatër i pushtetit, një simulakër demokracie.

Partia Socialiste, Partia shtet, Qeveria shtet dhe Kryeministri Edi Rama, në vend që të organizonin një garë reale, zgjodhën të ndërtojn një proces të mbyllur, ku çdo element ishte i kontrolluar dhe i komanduar politikisht dhe shtetërisht. Si ndodhi kjo? Me përdorimin e administratës publike si instrument elektoral, jo si shërbim për qytetarët; Me presion të drejtpërdrejtë nga grupe kriminale në lagje, në bashki, në çdo qendër qendër bllokimi dhe jo votimi ; Me shkelje të hapura të Kodit Zgjedhor, përmes bonuseve elektorale, premtimeve të rreme dhe gjobave selektive;

Me manipulimin e votës së diasporës, duke u mohuar bashkatdhetarëve tanë të drejtën themelore për të votuar lirshëm dhe në mënyrë transparente. Këto veprime zhvlehsuan atë të drejtë, që gjasmë i dhamë diasporës të cilën bashkatdhetarëve tanë ua nxorrëm për hundësh;

Dhe me një tutelim selektiv të biznesit, ku përfitimet dhe mbrojtja u jepen vetëm oligarkeve dhe atyre që janë pranë pushtetit, duke ndëshkuar konkurrencën dhe duke kufizuar lirinë ekonomike të shqiptarëve. Kolegë të mazhorancës, Ju e nisët këtë udhetim regresist duke izoluar liderin e opozitës, z. Sali Berisha", tha Gjekmarkaj.

Sipas Gjekmarkaj këto zgjedhje nuk i shërbyen demokracisë dhe as qytetarit, teksa thekson se PD nuk është mundur.

"Ky akt dëshmoi një mendësi që më shumë i ngjan një regjimi të vjetër trashëgimtarë të së cilës fatkeqësisht jeni, sesa një demokracie që aspiron standarde europiane. Në ligjërimin tuaj, dëshmohet një përpjekje e orkestruar për të shpallur opozitën të panevojshme: për ta përçmuar, për ta futur atë nën presion, për ta tallur për ta shtypur, denigruar asgjesuar. Por, pikërisht në këtë moment, secili prej jush i ka hequr vetes garancitë sublime që pluralizmi i siguron një shoqërie që aspiratë ka standartet demokratike.

Po vraponi drejt së panjohurës me një naivitet të rrezikshëm.Dhe nuk do të keni kohë të pendoheni. Sot, nuk jeni më individë me identitet politik. Jeni kthyer në numra, në pritje të urdhrave nga një person i vetëm, që po e shndërron Partinë Socialiste në një mekanizëm kontrolli absolut. Ju po e vrisni Republikën nga frika, jo nga kurajo. Ju jeni atentatorë të së ardhmes së fëmijëve tuaj, sepse duke hequr dorë nga liria juaj dhe nga pluralizmi, po vulosni fatin e një Shqipërie që do të ngelet e bllokuar në dilema ekzistenciale. Partia Socialiste, ashtu si funksionon sot, nuk është më një forcë politike, por një makineri dhune dhe pushteti që po shkatërron themelet demokratike të vendit tonë.

Ju duartrokisni sepse mendoni se keni fituar, por në të vërtetë, keni humbur. Jeni bërë viktima të zellit, të urdhrit dhe të nënshtrimit. Prandaj sot, me përgjegjësi të plotë, po ju them: Zgjedhjet e 11 majit nuk i shërbyen demokracisë. Nuk i shërbyen qytetarit. Nuk i shërbyen Shqipërisë. Ato i shërbyen vetëm një qëllimi: Vazhdimit të sundimit të pakicës mbi shumicën, sundimit personal të Edi Ramës mbi ju dhe mbi çdo qytetar që e pranon sundimin. Sot, sundimi i mazhorancës është kthyer në një tirani ndaj shumicës së qytetarëve.

Sot sundimi i shumicës qeverisëse jolegjitime, në fakt pakicës që shtiret si shumicë me vota të rrëmbyera, është kthyer në një tirani ndaj shumicës së qytetarëve. Të nderuar kolegë të mazhorancës, ju që sot e quani këtë një “fitore”, kujtoni mirë këtë fjali: Ju nuk e mundët Partinë Demokratike. Ju e mundët Shqipërinë për një çast! Shqiptarët që kanë punuar kundër Shqipërisë, ju e dini vetë si i thërret Historia", shtoi ai.

Gjekmarkaj nënvizoi se në një shoqëri demokratike, rrotacioni është shenjë shëndeti, jo krizë, sepse asnjë pushtet nuk është i përjetshëm

"Duke ndalur rrotacionin, nuk keni ruajtur stabilitetin, por keni ndalur qarkullimin e ideve. Keni ndalur besimin e qytetarit te vota, keni cenuar dinjitetin e tij, keni shkelur garancitë kushtetuese dhe barazinë para ligjit.

Keni ndaluar besimin e qytetarit te vota, keni cenuar dinjitetin e tij, i keni vjedhur atij garancitë kushtetuese e barazinë para ligjit! Dhe po kaq e rëndësishme, duke bërë këtë, i keni mohuar vetes mundësinë të jeni njerëz të lirë. Sepse kur një sistem funksionon vetëm në një drejtim, as ju nuk jeni më përfaqësues.

Jeni kthyer në peng të pushtetit që mendoni se keni. Në vend që të garonit me ide, garuat me presion. Në vend që të fitonit zemrat e qytetarëve, fituat frikën dhe urrejtjen e tyre. Por urrejtja nuk ndërton paqe. Frika nuk ndërton demokraci. Frika ndërton heshtje. Dhe heshtja kolegë është fundi i përfaqësimit. Në një shoqëri demokratike, rrotacioni është shenjë shëndeti, jo krizë. Sepse asnjë pushtet nuk është i përjetshëm. Asnjë manipulim nuk zgjat pafund", tha ai.

Ora 11:35
Braçe në Kuvend kritika Denajt dhe Kumbaros: Duhet të flasim për ushqimin dhe bletët! Ministria e Bujqësisë dhe Mjedisit nuk merren fare me këtë çështje

 

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, një nga deputetët më të votuar të zgjedhjeve të 11 Majit, ka zgjedhur të mbajë një fjalë ndryshe nga parafolësit ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Braçe ka vendosur të flasë për temën e ditës, në rendin e Kuvendit për mbrojtjen e bletëve dhe biodiversitetit.

Deputeti i PS-së në fjalën e tij kritikoi edhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Mjedisit lidhur me neglizhencën që sipas tij kanë në lidhje me këtë çështje.

"Patjetër që duhet të jetë një çështje që na shqetëson pikërisht për këtë çështje. Javën që shkoi ishte dita botërore e bletëve, duket si një gjë pa rëndësi dhe disa i konsiderojnë insekte. Po pse ikën mo Agron? Është shumë e rëndësishme, ti ishe dhe shumë i nxehur. Ushqimi po krijon tension në çdo vend të botës dhe për shkak të klimës. Thënë këtë, doja t’ju ftoja të flasim për këtë. Ta harrojmë faktin për zgjedhjet kemi dalë mirë apo keq. Në zgjedhje pa ngrënë nuk shkohet dhe pa pirë nuk shkohet. Do flasë njeri për ushqimin tonë. Duhet t’i rikthemi kësaj gjëje. Ka njerëz që dalin keq dhe heshtin, ka nga ata që dalin keq dhe bërtasin. Sa bletë kemi humbur! Ajo që në fund fare sjell një provim. Asnjë nga institucionet tona nuk merret me këtë çështje, as Ministria e Bujqësisë, përfshi ministrinë e Mjedisit, përfshirë edhe Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për mënyrën sesi mbrohet biodiversiteti. Në fund të muajit mars, rezervat në Mesdhe kanë rënë. Këtu flasin për Portin e Durrësit, ndërkohë që porti mund të mbetet pa asgjë nesër. Siç te njerëzit, klima po ndikon. Kujtohemi kur shkojmë te zgjedhësit. Ne i kemi dhënë prioritet Vjosës brenda territorit tonë, por duhet ta mbrojmë edhe nga jashtë. Edhe lumenjtë janë problem. Sfida më e madhe do jenë burimet ujore. Të jetosh në 40-50 gradë dhe s’merr asnjë masë, më thoni ju lutem çfarë kuptimi ka politika? Unë mendoj më mirë për bletët sesa për portin. Unë ftoj Kuvendin e Shqipërisë që të mendojë për zjarret. Kjo është një kohë që kërkon vëmendje."-tha Braçe 

Ora 11:34
Berisha nxiu Shqipërinë në Bruksel, Bardhi: Opozita thotë të vërtetat e çdo shqiptari! Deputetët tuaj i zgjodhi krimi, ky është banditizëm

 

Gazment Bardhi hodhi sërish akuza nga Kuvendi për zgjedhjet e 11 majit. Sa i takon deklaratave të Berishës dhe akuzave nga PS se hodhi baltë mbi Shqipërinë, Bardhi tha se tha të vërtetën.

"Uroj mos të kesh të njëjtin fat me Nikollën, duke akuzuar opozitën pse thotë me zë të lartë të vërtetat e asaj se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 12 viteve gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Më lejoni Elisa Spiropali të kujtoj bashkëpunimin e elementë kriminale me partitë politikë, nuk e thotë vetëm PD, e thotë OSBE-ODIHR. Ne duam Shqipëinë në BE, por e duam Shqipërinë me të njëjtin standard zgjedhjesh si Gjermani, Italia, si Franca, nuk e duam Shqipërinë në mes të Europës me standarde të njëjta zgjedhore si Rusia. Dy janë vendet që deri tanë janë akuzuar në raportet e OSBE ODIHR se kanë mohuar mundësitë e barabarta dhe konkurruese për partitë, Rusia dhe Serbia. Vendi i tretë në glob është Shqipëria dhe në këtë do ta themi. Qeverisja bazohet sipas nenit 1 të kushtetutës, sistem zgjedhjesh që garanton lirinë e votimit dhe barazinë e palëve në garë. Sipas OSBE ju keni cenuar edhe lirinë e zgjedhjeve, edhe barazinë. Nëse nuk bazohet në zgjedhje të litra dhe të barabarta, i bie të bazohet tek ajo që thotë ODIHR, tek mbështetja e elementëve kriminalë. Ne i pamë që të dilnin edhe para kamerës, të kërcënonin dhe intimdonin deputetë të këtij kuvendi. Në vend se të rrije pa gjumë se opozita thotë të vërtetat e çdo shqiptari në PEE, do duhet të rrije pa gjumë se si një bandë i del përballë opozitës dhe intimidon deputetë të këtij kuvendi. Po që ministrit të Kulturës ia bënë votat grupet krim të Tiranës, këtë e dini dhe ju por s’kemi guximin ta thoni dhe na akuzoni ne për baltë se dalim e themi ne. Janë këtu në sallë kolegë të PS që kanë qenë pjesë e listave të hapura dhe nuk kanë fituar se s’kanë pasur mbështetjen e Xhabaftëve, e kishte Gonxhe. Meqë këtë nuk e thotë Etilda, Etjeni e me radhë, ca do të thotë se nuk duhet ta themi edhe ne. Nëse ne këtë kuvend ka vend ka vend edhe për njerëz që përfaqësojmë qytetarët edhe në radhët tuaja, njerëz që kanë ardhur me votë të qytetarëve, por ka vend edhe për ata që i kanë sjellë grupet kriminale, kjo nuk është më politikë, është banditizëm. Ne nuk duam që Shqipëria të shkojë në BE si një vend që ka zëvendësuar politikën me banditizmin, duam që Shqipëria të shkojë ne Europë një orë e më parë. Ka një gjë që kjo opozitë në 12 nuk ka kushtëzuar miratimin e asnjë ligji në këtë vend, kanë qenë ligjet që lidheshin me rrugën europiane të Shqipërisë", tha Bardhi. 

Ora 11:33
VIDEO/ Spiropali-Bardhit: Në Bruksel nuk folët me raportin e OSBE-ODIHR, e urreni Shqipërinë më keq se racisti më i fundit në Europë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali replikoi me Gazment Bardhin pas akuzave për vjedhje zgjedhjesh dhe banda kriminale. Spiropali iu drejtua duke i thënë se në dyert e Brukselit nuk mund të bëhet opozitë me qeverinë.

Spiropali shtoi se në tryezat evropiane nuk folën me gjuhën e raportit të OSBE/ODIHR por me një gjuhë urrejtjeje kundër Shqipërisë, që sipas saj, as armitë më të përbetuar dhe as racisti më i fundit në Evropë s’e ka bërë.

“Do ta kthej një përgjigje se dua të shpesh jo vetëm shqetësimet por edhe indinjatën time, atë që kam ndjerë për aksione të tilla alla opozite shqiptare, kur në dyert e Brukselit, e partnerëve, si bëhet opozitë qeveritë, as nuk flitet për standardet, por i bëhet opozitë Shqipërisë. Në fakt po shterohet Shqipëria, të pavërteta haluçinante që nuk bazohen në realitet dhe raport, atë që nuk ia thotë Shqipërisë as armiqtë më të përbetuar të Shqipërisë, as racisti më i fundit në Evropë, atë guxon ta thotë lideri i opozitës shqiptare, më vjen keq që bëheni vegla të një njeriu të vetëm që nuk përballet me qeverinë dhe s’bën analizën e humbjes e cila është mbi 200 mijë vota opozitare.

Ju flisni për kriminalizim të Shqipërisë, në Bruksel nuk u fol aspak me gjuhën e raportit të OSBE/ODIHR, por flisni me gjuhën e atyre që nuk urrejnë qeverinë por Shqipërinë. Ju e njësoni Shqipërinë me Edi Ramën se nuk pranoni se ju pa mundur në 10 gara elektorale se kështu sic flisni ju do t’ju mundë gjithmonë. Mos i dilni përballë fatit evropian të Shqipërisë.”, tha Spiropali.

Ora 11:27
Batuta e Ballës për opozitën që shkaktoi të qeshura në Kuvend: Na gjeni numrin e Jenisherit t’ia japim Silvinios skemën për të fituar me Serbinë!

 

Ministri i Shtetit për Diasporën Taulant Balla ka bërë një batutë gjatë fjalës së tij, ku i ka thënë PD-së se, meqë mori në koalicion Selami Jenisherin, t’ia japin si kontakt trajnerit të Kombëtares Silvinio, sepse sipas tij mund të gjejë ndonjë skemë për të fituar ndeshjen me Serbinë.

"Edhe pse futët brenda vetes lloj-lloj dhe gjeniun e ri të futbollit ndërkombëtar Sel Jenisherin, të cilin ju lutem na gjeni një numër kontakti që t’ia japim Silvinios, se mund të na japë ndonjë skemë të paparë. Se meqë skema në zgjedhje nuk ju funksionoi, ta marrim të paktën mos fitojmë ndeshjen me Serbinë."-tha Balla. 

Ora 11:23
Balla ironizon opozitën: Keni dështuar me sukses dhe vijoni të jeni entuziast! I thoni Saliut të njohë nenin Basha, shkuat në PPE dhe nxitë Shqipërinë

 

Ministri i Shtetit për Diasporën Taulant Balla ka folur ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku në fjalën e tij ka ironizuar qëndrimin e Partisë Demokratike në lidhje me zgjedhjet dhe humbjen e saj të thellë në zgjedhjet e 11 Majit. Balla fillimisht iu është drejtuar deputetëve të PD-së se ata vijojnë të dështojnë me sukses dhe janë ende entuziastë. Veçanërisht ai i është drejtuar Flamur Nokës, Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së gjatë fjalës së tij për humbjen që kaluan në 11 Maj.

"Dështimi është sukses në progres, thoshte Ajnshtajni dhe më vjen mirë që kolegët e listave të mbyllura kanë humbur entuziazmin, dhe më vjen mirë që jeni plot hare dhe nënqeshje. Meqë Flamuri i ka qejf shprehjet, siç thoshte Ëiston Churchill Flamur, shkoni nga dështimi në dështim pa humbur entuziazmin edhe kjo është gjë e mirë se në fakt humori është bekimi më i madh njerëzimit. Këta shkojnë nga humbja në humbje dhe u shtohet jeta. Edhe uroj t’ju shtohet jeta. Herë pas here duhet t’jua përsërisim, mos kujtoni se i merrni shqiptarët për budallenj. Kujtoni se shqiptarët nuk e dinë se Berisha nuk ka fituar asnjëherë zgjedhje. Partia Socialiste e Shqipërisë ju ka mundur, dhe ju kujtoj se këtu ju kemi mundur dhe në mandate, edhe në 2005 edhe në 2009. Kemi marrë më shumë vota se PD. Ndaj duhet ta zbatoni atë nenin e famshëm Basha. Ju kemi mundur çdo vit e më thellë.

Dhe për të ardhur në një rezultat historik siç është ai i 2025 dhe unë e kuptoj që ju problemin nuk e keni me ne. Edhe pse futët brenda vetes ç’kishte mbështetur brenda vetes nga kockat e babalikes.

Nga ana tjetër në një moment Balla replikoi nga foltorja e Kuvendit edhe me Gazment Bardhin, duke ironizuar qëndrimin e ish-kreut të PD-së së asaj kohe Lulzim Basha. 

Balla: Hej 529 mijë vota ka marrë PD. Nuk e dija unë që ja kishte mësuar Lulit, Saliu këtë që pas çdo humbje lufta vazhdon."-tha Balla

Bardhi: Ta ka thënë vetë hë?

Balla: Po ma ka thënë Gazi se kemi qenë bashkë kur nuk na e ka thënë patjetër. Pse qesh ti Flamur ma ka thënë? Të ka ngelur nga Luli, kam dhe 5 minuta, nuk di të numërosh. Unë prandaj po ta përmend aq shpesh. Ju jeni pengje të një mallkimi të madh, të atij që ka emrin Sali Berisha. Jeni turrur tani që të bëni pis. Më thanë disa eurodeputetë që Saliu i la një letër aty që nxinte Shqipërinë për të bllokuar integrimin.

Ora 11:18
Balla-deputetëve demokratë: Mbylleni Sali Berishën në shtëpi! Po turpëron shtëpinë e tij dhe Shqipërinë me fyerjet që thotë kundër vendit

Ministri i Shtetit për marrëdhëniet me parlamentit, Taulant Balla iu kërkoi opozitarëve që të bojkotojnë Sali Berishën dhe “ta mbyllin” në shtëpi. U kërkoi që të pranojnë humbjen më 11 maj.

“Ka ardhur momenti, që ne e mirëkuptojmë, nga ana  jonë nuk keni asnjë ndërhyrje, e zbatoni apo jo nenin Basha nuk ka asnjë problem. Dhe unë jam dakord që të mos e respektoni se edhe Basha po të kishte qenë vetë nuk do ta zbatonte. Pa merak ju lutem baltën që keni filluar dhe bërë më turp del ai burri atje.

Unë kam respekt për të moshuarit, pak më i moshuar se babai im po merreni edhe mbylleni në shtëpi, se turpëroi shtëpinë dhe vendin e vet me atë fyerje dhe ato palaçollëqe thotë kundër Shqipërisë dhe vjen këtu pa pikë thonjëze dhe i përmendi ju, karteli, narkoshteti ky apo ai. Pranoni humbjen të kthehemi në shtator me ata që kanë tepruar prej jush se jeni reduktuar shumë të fillojmë punën me komisionet. “, tha Balla.

Ora 10:44
Bardhi nga Kuvendi: S’e thotë opozita se zgjedhjet u morën peng nga krimi, por shefi i delegacionit të PE! S’mund t’i ‘shplani’ dot gjurmët me lutje

 

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi hodhi sërish akuza për manipulim zgjedhjesh. Sipas tij, këto akuza s’i ka nxjerrë opozita, por janë dëshmi nga monitorimi i OSBE/ODIHR.

“Janë firmosur shumë gjëra në këtë vend një prej të cilave është inceneratori i tiranës. Kjo është një gjë që cdo qytetar i Tiranës dhe Shqipërisë tashmë e ka marrë vesh dhe besova se kolegu përpara se të merrej se kush ka firmosur cfarë të jepte llogari se cfarë ka firmosur vetë. Nuk e ka thënë opozita që zgjedhjet u morën peng nga krimi por shefi i delegacionit të PE për zgjedhjet në Shqipëri, që me sytë e mi dhe me dëshminë e  vëshguesve afatgjatë të OSBE-ODIHR se si krimi kishte marrë peng zgjedhjet në Elbasan. Këto janë të vërteta që s’i thotë opozita, ju përpiqeni t’i fshini por s’i fshini dot më se keni lënë gjurmë kudo ku keni shkelur. Janë gjëra kaq serioze saqë nuk mund të shpalen as me lutje.”, tha Bardhi.

Ora 10:38
VIDEO/ ‘GPS në zarfet e votimit...’, Balla replikon me Nokën: O Flamur! Kjo që thua ti është vepër penale, nëse ke prova pse nuk shkon në SPAK?

Nga Kuvendi, Flamur Noka vijoi akuzat ndaj PS duke thënë se e ka kthyer 11 majin në një treg votash. Më pas ai foli edhe për prezencë të GPS nëpër zarfe që përmbanin fletët e votimit të emigrantëve në Selanik.

“Meqë Tao Yaris po flet nga pas, shqiptarët në diasporë kërkonin të votonin jo për Yaris. Janë 500 qytetarë në Selanik që kanë futur GPS në zarfe. GPS tregojnë që...”, tha Noka.

Ministri Taulant Balla iu përgjigj duke thënë se po turpërohen para publikut me pretendimet absurde që po ngrenë. Balla i bëri edhe një pyetje teksa tha se nëse ka prova, pse nuk shkon që t’i depozitojë në SPAK.

"E kuptoj se në partinë tuaj e keni të vështirë të aplikoni nenin Basha edhe pse ishit zotuar se pas këtyre zgjedhjeve do ta aplikonit. Edhe përpjekjen tuaj alucinante në KQZ ku çdo ditë po turpëroheni para publikut sesi po bien një nga një pretendimet tuaja. Gjithë atë zhurmë për kryeplakun e Pekishtit dhe kur pastaj doli se nuk kishte asnjë gjë. Pastaj jeni turrur pas 130 mijë të ashtuquajtura vota, por kjo më kishin thënë se e kishte thënë Flamuri në një studio se paska futur 500 GPS në zarfe dhe këto GPS na paskan ngelur në Londër.

O Flamur kjo që thua ti është vepër penale se identifikimi dhe gjurmimi i votës është vepër penale. Kjo që bën ti është e dënueshme dhe nëse e ke provë, pse nuk shkon ta dorëzosh në prokurorinë e posaçme. Apo një prokurori të juridiksionit të përgjithshëm. Nëse ke instruktuar mbështetësit tuaj, sipas teje na paskan ngelur votat në Londër dhe i paskeni numëruar këtu. E kuptoj se i shmangeni një beteje të brendshme. Zgjedhjet kanë përfunduar dhe PS ka 856 177 vota, ju keni marrë 529354 vota, 300 mijë e kusur më pak se ku iu kanë shkuar votat gjejini”,  replikoi Balla.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?