Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka hedhur akuza ndaj opozitës se gënjejnë para mediave, duke thënë se në tavolinë, deputetët të caktuar i kanë premtuar se do ta votojnë amnistinë penale dhe më pas në deklarata për shtyp thonë s’do e votojmë.
“Ata që nuk e kanë hallin e vet te dera nuk ja qajnë hallin dot tjetrit. Harrojnë që me atë votë përfitojnë rreth 700 të dënuar në burg. Është nderi i parlamentit që tu japin mundësitë të bashkohen me familjarët.
Si ish-prokuror kam parë shumë gënjeshtarë, në politikë po njoh edhe gënjeshtarë që ndryshe thonë para mediave dhe ndryshe thonë në tavolinë. Në tavolina thonë zot ministër do e votojmë amnistinë, sa dalin para mediave dalin te veshi i gënjeshtrës. Këtë kam thënë dje sepse një nga shtysat për të pasur një ligj amnistie kanë qenë edhe indicet që deputetët të grupeve politike që marrin nga zonat e tyre. Tani vinë aty dhe kanë hallin se kush do e thyejë i pari këmbën për të hyrë në parlament”, tha Manja.
Lajmi kryesor:
‘S’pranojmë kushte’, Manja: Basha kërkon të amnistojmë zjarrvënës! Draftin e kalojmë në Kuvend kur të kemi votat
SI.E./KT/ReportTv.al