MAQEDONI- Dy raste të reja janë regjistruar me koronavirus pas konfrimimit nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas medias maqedonase, bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh nga Dibra e Madhe që janë kthyer nga Italia disa ditë më parë.
Paraprakisht, qeveria ka pranuar rekomandimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të ndaluar të gjitha tubimet dhe ngjarje e mëdha publike, si dhe zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë deri më datën 13 Mars.
Komento