Marash Kumbulla

Sport

Marash Kumbulla vendos kushte, ngecin bisedimet me Cagliarin?

14 Gusht, 11:26| Përditesimi: 14 Gusht, 11:28

  • Share

Marash Kumbulla dhe Roma duket se do i ndajnë rrugët në këtë dritare transferimesh. I afruar në kryeqytet gjatë verës së vitit 2021, 25-vjeçari i Kombëtares nuk e gjeti kurrë veten, i kushtëzuar nga lëndimet që i hoqën fanellën e titullarit.

Pas huazimeve te Sassuolo dhe Espanyol, Kumbulla ka treguar se është i aftë të mbulojë gjithë sezonin dhe interesi për të nuk mungon. Cagliari në Serie A ka shprehur dëshirën për të blerë mbrojtësin e qendrës, teksa edhe trajneri Gasperini ka dhënë dritën jeshile që ai të largohet nga klubi, duke mos e pasur në planet e sezonit të ri.

Me një vit të mbetur në kontratë, Roma nuk dëshiron ta largojë falas në 2026, por do kënaqej edhe me 5 milionë euro për ta lënë të lirë (e bleu 25 milionë euro).

Deri në këtë pikë gjithçka duket e kryer, por 'Gazzetta dello Sport' në edicionin e sotëm thotë se paga e mbrojtësit është një problem për Cagliarin. Sardët janë të gatshëm të paguajnë 5 milionë euro për ta blerë nga Roma, si dhe t'i ofrojnë një kontratë 4-5 vjeçare, por jo të paguajnë 1.7 milionë euro neto në sezon pagën e tij.

Me këtë ngërç, duhet që Kumbulla të ulë pretendimet dhe të firmos një kontratë afatgjatë, ku duket se do sigurojë një rol titullari në ishull. Megjithatë, do jenë ditët në vijim ato që do vendosin fatin e mbrojtësit kuqezi, që kërkohet sërish në huazim nga Espanyol.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?