Politikë

Maratona 'Lungomare 2021'/ Gjiknuri: Vlora do ketë shëtitoren deri në Orikum

7 Prill 2021, 11:50| Përditesimi: 7 Prill 2021, 12:00

  • Share

Në Vlorë në këtë Ditë Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe, është zhvilluar një aktivitet sportiv me pjesëmarrjen e të rinjve pjesë e klubit shumë sportësh “Flamurtari”. Ata garuan në Maratonën “Lungomare 2021”.

Këtë aktivitet e ndoqi edhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri dhe kandidatët për deputetë Teuta Ramaj e Laura Ferati.

Në fjalën e tij të rastit Gjiknuri ftoi të rinjtë ta çojnë përpara traditën e zhvillimit të maratonës.

“Suksese njëherë, më bëhet qejfi që në këtë ditë të bukur por edhe këtë shëtitore të mrekullueshme ju e keni kthyer në një ambient sportiv. Herës tjetër, kur të mbarojnë zgjedhjet do të më ftoni edhe mua në garë sepse dhe unë vrapoj. Jam një nga ata që çdo mëngjes e shëtis Lungomaren  apo zonën e plazhit të vjetër sepse bregdeti i Vlorës është një mrekulli. Nga ana tjetër, tani që shëtitorja do të shkojë deri në Orikum, atëherë do të bëhet tamam maratonë  e vërtetë, vajtje-ardhje nga Vlora në Orikum. Të vijnë edhe të huajt dhe ta kthejnë në një vend ku të bëjnë gara këtu. Unë dua t’ju uroj suksese ekipit që organizoi këtë aktivitet simbolik, të rinjtë duhet ti kthehen sa më shumë sportit dhe të shijojnë sa më shumë bukuritë e natyrës dhe Vlorën e bukur që do ta bëjnë edhe shpirtin e rinisë vlonjate shumë të bukur”, u shpreh Gjiknuri.

Organizatorët i dhuruan Gjiknurit një medalje simbolike, shoqëruar me bluzën e stampuar me nr.7 si ogur i mirë për të dalë kampion në garën e 25 Prillit.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?