Kultura

Margarita Xhepa, u shua në moshën 91-vjeçare, Veliaj: Roli i saj në kulturën shqiptare mbetet i pavdekshëm

3 Prill, 10:35| Përditesimi: 3 Prill, 10:56

  • Share

Foto: Margarita Xhepa

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas humbjes së yllit të kineamtografisë shqiptare Margarita Xhepa.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Veliaj shprehet se roli i saj në kulturën shqiptare mbetet i pavdekshëm, teksa nënvizon se aktorja e madhe do t’ju mungojë të gjithëve.

Postimi i plotë:

Margarita Xhepa është një margaritar që do të na mungojë shumë, të gjithëve!

Shumë i trishtuar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ikonës se skenës dhe kinematografisë shqiptare, e cila la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme, duke prekur zemrat e gjeneratave me talentin, elegancën dhe përkushtimin ndaj artit.

Roli i saj në kulturën shqiptare mbetet i pavdekshëm, ashtu si dhe emocionet që ajo dhuroi me interpretimet e saj.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë artdashësve shqiptarë. Kujtimi i saj do të mbetet i paharruar!


Lajmi kryesor:

Arti në zi! Shuhet ikona e kinematografisë, Margarita Xhepa, dje mbushi 91-vjeç! Miq e politikanë ngushëllime, nesër homazhet


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?