Marrëveshja Alibeaj-Balla për presidentit, ‘Rithemelimi’: I garanton Ramës legjitimimin e procesit të tij për kapjen e presidentit

19 Maj 2022, 17:16| Përditesimi: 19 Maj 2022, 17:17

  • Share

Marrëveshja Alibeaj-Balla për çështjen e presidentit, sipas deputetit demokrat Oerd Bylykbashi i mundëson Ramës që të sigurojë 84 mandate për kandidatin e tij që ta shesë si kandidat konsensual.

Bylykbashi theksoi se përmes veprimeve të tij kreu i Grupit Parlamentar anashkalon Kuvendin Kombëtar dhe Këshillin Kombëtar, që sipas tij janë dy organet përfaqësuese të PD.

“Verba volant, scripta manent” thonë latinët. Shqip, fjalët fluturojnë, e shkruara mbetet. Ajo që mbetet është që marrëveshja e Alibeajt me Ballën i garanton Ramës legjitimimin e procesit të tij për kapjen e presidentit.

Marrëveshja i mundëson Ramës që në morinë e emrave të hedhur mbi tryezë, të fshehë emrin që ka planifikuar. Marrëveshja që ka dakordësuar Alibeaj i mundëson Ramës që të sigurojë 84 mandate për kandidatin e tij që ta shesë si kandidat konsensual. Marrëveshja i jep mundësi Ramës që të caktojë një opozitë hollesh përkundër opozitës së votës e me votat e tyre të caktojë presidentin e më tej, të ndryshojë sistemin zgjedhor, hartën e ndarjes territoriale, për të mbajtur pushtetin. Alibeaj përpiqet të ndryshojë statutin e Partisë Demokratike duke anashkaluar Kuvendin Kombëtar dhe Këshillin Kombëtar, dy organet më të larta përfaqësuese të PD. Alibeaj nuk ka asnjë tagër të mbledhë deputetët, të hedhë në tryezë emra kandidatësh për të legjitimuar procesin e Ramës.

Deputetët e Partisë Demokratike përfaqësojnë vullnetin e saj dhe nuk bëhen fasadë e kapjes së pushteteve prej Edi Ramës.", shkruan deputeti. 


Lajmi kryesor:

Presidenti i ri, 'Negociatori i Rithemelimit’ sulmon Alibeajn: Je sekser i Ramës, ‘hodhe në erë’ procesin kushtetues! Salianji: E gjitha lojë e Ramës! PD s’do të ketë asnjë emër me 20 firma


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?