'Marrëveshja e 5 qershorit të miratohet pa ndryshime', Parlamenti Evropian heq deklaratën e 3 eurodeputetëve për Shqipërinë

16 Korrik 2020, 23:07| Përditesimi: 17 Korrik 2020, 09:53

  • Share

Pasditen e së enjtes 3 eurodeputetë të Parlamentit Europian bënë një deklaratë ku tha se çdo ndryshim që ndodh në marrëveshjen e 5 qershorit do të rrezikonte të ardhmen integruese të vendit. Kaluan vetëm pak orë, kjo deklaratë u fshi në faqen online të Parlamentit Europian.

Në deklaratën e përbashkët bërë nga Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme David McAllister, Raportuesja për Shqipërinë, Isabel Santos dhe Kryetari i Delegacionit të Parlamentit për Shqipërinë, Manolis Kefalogiannis thanë se "Parlamenti shqiptar duhet të miratojë marrëveshjen e 5 qershorit të arritur me konsensus dhe çdo modifikim i kësaj marrëveshje i bërë pa konsensusin e të gjithë palëve do të minonte integrimin dhe thirrjen e konferencës së parë për negociatat e anëtarësimit të vendit në BE".

Lexoni deklaratën e plotë që është fshirë nga faqa online e Parlamentit Europian.

"Ne presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis Qeverisë dhe Opozitës më 5 qershor. Çdo modifikim i Marrëveshjes pa arritur një konsensus me të gjitha partitë politike mund të rrezikojë thirrjen e konferencës së parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për këtë arsye të ngadalësojë procesin e integrimit evropian. Çdo vend është i lirë të vendosë dhe përmirësojë sistemin e tij zgjedhor sipas kontekstit kombëtar dhe konsensusit. Sidoqoftë, praktikat më të mira ndërkombëtare rekomandojnë që çdo ndryshim në sistemin zgjedhor duhet të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duke filluar të paktën një vit para zgjedhjeve të ardhshme të planifikuara. Ne besojmë se Shqipëria do t'i respektojë këto rekomandime dhe do të punojë më tej drejt arritjes së rezultateve të qëndrueshme në fushat kryesore të reformës. Parlamenti Evropian është i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit evropian dhe është i gatshëm të punojë me Parlamentin shqiptar në lehtësimin e dialogut dhe ndërtimin e konsensusit mbi reformat thelbësore në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe përgjegjshmërisë që janë të domosdoshme për BE-në e vendit të ardhmen", thuhet në deklaratën e tyre.

Deklarata e fshirë nga faqa e Parlamentit Europian


 
Rivendosja e deklaratës së PE-se

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj: 17/07/2020 09:49

    E hoqen shpejte.Siç duket e kuptuan se qe shoifje Berishiste. TYMI qe u hodh ne ETER ishte frika per eliminimin e partive FANTAZME per te mbajtur gjalle PD e Saliut qe duhet te shkrihej qekurse braktisi Kuvendin,elektoratin. -Rama te eci para pa u ndalur per mandatin e 3,4,5..sa te zhduket Saliu,Luli,Likja si hajdut e vrases.Pike

    Përgjigju
  • Arbëri: 17/07/2020 02:08

    U munduan ta mbrojn antishqiptarizmin këta tre antishqiptarë , por si duket nuk iu ndezi....!!!

    Përgjigju
  • niku: 17/07/2020 00:28

    Me lista pa lista, me marveshje pa marveshje, deri sa te jet lul matematika dhe mona ne krye te opozites edi rama kryeminister do jet. ne mandatin e 3 ps do ket edhe me shum mandate se sa ka tani. Nuk behesh kryeminister duke genjyer, djegur, prishur, shantazhuar shqiptaret dhe shqiperin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?