Festa në Tel Aviv

Politikë

Marrëveshja Izrael-Hamas, Begaj: Hap i rëndësishëm drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme! PD: Triumf i diplomacisë së Trump

9 Tetor, 10:46| Përditesimi: 9 Tetor, 14:58

  • Share

Presidenti Bajram Begaj, përshëndeti sot marrëveshjen Izrael-Hamas të shpallur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Begaj e vlerësoi këtë arritje, që është faza e parë e planit të Presidentit Trump për paqen, si një “hap të rëndësishëm drejt paqes së qëndrueshme dhe të drejtë, ndërprerjes së armiqësive dhe lirimit të pengjeve”.

Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e Trump për kontributin dhe përkushtimin e tij në arritjen e këtij procesi historik për paqen, ndërsa shprehu besimin se dialogu dhe mirëkuptimi mbeten rruga e vetme drejt një të ardhmeje të qëndrueshme në rajonin e Lindjes së Mesme.

“Marrëveshja e fazës së parë e planit të paqes midis Izraelit dhe Hamasit - një hap i rëndësishëm drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, ndërprerjes së armiqësive dhe lirimit të pengjeve. Unë e vlerësoj rolin e Donald J. Trump për kontributin dhe përkushtimin e tij në arritjen e këtij procesi historik të paqes. Unë besoj se dialogu dhe mirëkuptimi i ndërsjellë mbeten e vetmja rrugë drejt një të ardhmeje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, shkroi Begaj në X.

Izraeli dhe Hamasi rënë dakord për “fazën e parë” të një plani paqeje për të ndaluar luftimet dhe për të liruar disa pengje dhe të burgosur të mbajtur në Gaza, duke sjellë shpresën për një fund përfundimtar të një konflikti të përgjakshëm dyvjeçar që ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz, ka destabilizuar pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe ka shkaktuar protesta në të gjithë botën.

Ishte presidenti amerikan Donald Trump ai që njoftoi marrëveshjen në rrjetin e tij social ‘Truth’, duke thënë se të gjithë pengjet e mbajtura në Gaza do të lirohen së shpejti dhe Izraeli do të tërheqë trupat në një vijë të dakorduar si hapi i parë drejt një “Paqeje të Fortë, të Qëndrueshme dhe të Përjetshme”.

Ora 14:40
Marrëveshja Izrael-Hamas, Spiropali: Hap i rëndësishëm drejt paqes

1759598503_elisaspiropali.JPG

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropalit ka reafuar pas marrëveshjes historike mes Izraelit dhe Hamasit për paqen.

Spiropali shkruan se faza e parë e marrëveshjes së paqes, shënon një përparim të rëndësishëm dhe jetik.

Gjithashtu ministrja thekson se çdo armëpushim fillon si një thirrje e njerëzimit.

Postimi i Spiropalit:

Mirëpresim lindjen e shpresës në Gaza.

Faza e parë e marrëveshjes së paqes, e bazuar në propozimin e Presidentit të SHBA, shënon një përparim të rrallë dhe jetik.

Përgëzojmë diplomacinë e palodhur të SHBA, Katarit, Egjiptit dhe Turqisë për drejtimin e këtij momenti drejt dritës.

Një hap më pranë lirimit të të pafajshmëve, heshtjes së armëve dhe lejimit të paqes të zërë rrënjë.

Çdo armëpushim fillon si një thirrje e njerëzimit.

Ora 13:03
PD: Përshëndesim marrëveshjen Izrael-Hamas, triumf i diplomacisë së Trump

1758277167_seliaepd.jpg

Partia Demokratike ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit, si hapi fillestar për zbatimin e fazës së parë të planit të paqes të Presidentit amerikan Donald Trump.

Në një reagim për mediat, PD thekson se arritja e marrëveshjes është triumf i diplomacisë së Presidentit Trump.

Deklarata e Partisë Demokratike të Shqipërisë:

Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet rënien dakord nga Izraeli dhe Hamasi për zbatimin e fazës së parë të planit të paqes të Presidentit Trump si një triumf të diplomacisë të Presidentit Donald Trump dhe palëve në konflikt.

Partia Demokratike uron që në këtë frymë të vazhdojë zbatimi i plotë në të gjitha pikat i planit të paqes për konfliktin në Gaza dhe vendosja e një paqe të qëndrueshme në rajon.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arben: 09/10/2025 16:23

    Po pse e tregoni kaq hapur qe mbeshtesni nje vend qe ka bere nje gjenocid, vrasje masive e grave dhe femijeve te vegjel. Ne gjithe ato pamje tmerruese te asaj cfare ka ngelur pas ne Gaza, ju zgjidhni pamjen e festimeve ne Izrael. Kaq i shenjte eshte per shpirtin tuaj flamuri i Izraelit. Nje pyetje te sinqert dhe aspak ironike per stafin, a e keni vene ndonjehere veten ne vendin e atyre personave qe kane humbur gjithcka? Nese po, duhet gjithmone te perkrahim me te dobtin sepse ajo gje mund te na ndodhte dhe ne, ceshtje fati! Ps”Dinjiteti eshte me i rendesishem se vendi i punes”

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?