Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në OKB foli për çështjen e emigrantëve. Kryeministri theksoi se Shqipëria u kthye në “strehën” e emigrantëve, duke shtuar se kjo tregon se mikpritja shqiptare është e lidhur me bindjen humanitare.
“Disa ditë më parë u zotuam kundrejt paktit për të ardhmen, një kuadër solid me rezultate që duhen zbatuar. Kemi marrë angazhime të tilla në të shkuarën. Ky është një tjetër shans për një të ardhme më të paqme dhe begatë ndërkohë që jetojmë në kohë të zymta.
Shqipëria kishte për qëllim të përfaqësonte atë komunitet për vlera e parime që janë të panegociueshme. Mos u gaboni, me tolerancë nuk kërkoj vetëkënaqësi, po të shkojmë përtej zonave tona të rehatisë, jo duke pranuar këndvështrimet e tjetrit por duke u angazhuar me kompleksitetin e historive tona. Toleranca që shqiptarët shprehen gjatë luftës së dytë botërore ndaj hebrenjve, duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend që e mbylli me më shumë hebrenj sesa kur nisi lufta.
Të nxisim mirëkuptim e paqeve, duke vënë veten në vendin e tjetrit. Shqipëria u shndërrua në strehën e sigurt për njerëzit që ikën nga vdekja, ndërkohë që shtetet më të pasura u kthyen shpinën. U dhamë strehë refugjatëve Iranian, jetët e cilëve cënoheshin. Paguam një çmim të madh me sulm kiberntik që synonte të gjunjëzonte vendin.
Ne nuk u lëkundëm dhe nuk do të lëkundemi për aq kohë sa është e nevojshme. Së fundmi i shtrimë dorën Italisë për të lehtësuar vështirësitë në migracion. Në vend të flisnim, vepruan, nuk qëndruam duarlidhur. Kjo qënie solidariteti e bashkëpunimi është boshti i politikës në vendin tonë”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama në OKB, kërkon njohjen e Kosovës: Nuk duhet mbajtur peng me pretendime! Pritëm hebrenjtë e iranianët, i shtrimë dorën edhe Italisë fqinje
SI.E.//ReportTv.al