Qytetarët e Ballkanit Perëndimor do u duhet vetëm një kartë idetieti për të lëvizur në Shqipëri. Lajmin e mirë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Kjo VKM, vjen pas marrëveshjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në Procesin e Berlinit, ku të gjithë qytetarët do mund të qarkullojnë lirshëm në Shqipëri vetëm me mjetin e identifikimit.
“Lëvizje e lirë të shtetasve në Ballkan vetëm në me dokument identiteti. Qeveria shqiptare e miraton. Me hyrjen në fuqi të gjithë shtetasit e BP mund të qarkullojnë lirshëm në Shqipëri vetëm më kartë identiteti”- tha ministri Çuçi.
Më tej, Çuçi theksoi se do të ketë një tast forcë në bashkëpunim me rendin e Maqedonisë së Veriut. Kjo VKM pritet të ratifikohet në parlament, nënvizoi ai. Ky bashkëpunim do të lidhet me krimin e organizuar që lidhet me të dyja vendet.
“Marrëveshjen e shkruar me Maqedoninë për krijimin e task foracve. Duhet ët ratifikohet në parlament, task forca që do adresojnë çështje të caktuar që lidhen me krimin e organizuar që lidhen me të dyja vendet.”- tha Çuçi.
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri me dije projekt vendimin e qeverisë sa i takon planit për masat e marra për emergjencat civile. Ai tha se do të përdorej një fond shtesë prej 200 milionë lekësh për emergjencat civile. Ndërsa shtoi se qeveria italiane do të bëjë një financim prej 30 milionë eurosh për emergjencat civile në Shqipëri.
Kujtojmë se marrëveshja për lëvizjen e lirë, parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti të personave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët.
Falë marrëveshjes së nënshkruar më 3 nëntor të diplomuarit nuk do të kenë nevojë të paguajnë më tarifa prej 200 deri 500 euro për njohjen reciproke të diplomave.
Marrëveshjet e arritura janë tre nga katër marrëveshjet, për të cilat liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor kishin rënë dakord qysh në samitin e Sofjes, në nëntor të vitit 2020, asokohe nën ish-kancelaren Merkel. Por ato mbetën të paimplementuara për shkak të mungesës së vullnetit politik të Kosovës dhe Serbisë.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri me dije projekt vendimin e qeverisë sa i takon planit për masat e marra për emergjencat civile. Ai tha se do të përdorej një fond shtesë prej 200 milionë lekësh për emergjencat civile. Ndërsa shtoi se qeveria italiane do të bëjë një financim prej 30 milionë eurosh për emergjencat civile në Shqipëri.
"Është miratuar një projekt vendim që ka lidhje me gjithë masat tona në mbështetje të emergjencave civile. Bëhet fjalë për një fond prej 200 milionë lekësh e thënë ndryshe 2 milionë dollarë, pjesë e paketës prej 20 milionë dollarë që buxheti i këtij viti ka alokuar për emergjencat civile në gjithë vendin.
Ky do jetë vit i rëndësishëm për emergjencat civile. Këtë vit do jetësohet financimi i qeverisë italiane prej 30 milionë eurosh, që do të mbështesë plotësisht bashkitë dhe gjithë sistemin nga niveli vendor deri tek ai qëndror për përballimin e emergjencave civile"-tha Niko Peleshi.