Peleshi: Vit i rëndësishëm për emergjencat civile! Financim 30 milionë eurosh nga qeveria italiane, mbështet strukturat vendore dhe qëndrore

1 Shkurt 2023, 13:40| Përditesimi: 1 Shkurt 2023, 14:02

  • Share

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri me dije projekt vendimin e qeverisë sa i takon planit për masat e marra për emergjencat civile. Ai tha se do të përdorej një fond shtesë prej 200 milionë lekësh për emergjencat civile. Ndërsa shtoi se qeveria italiane do të bëjë një financim prej 30 milionë eurosh për emergjencat civile në Shqipëri. 

"Është miratuar një projekt vendim që ka lidhje me gjithë masat tona në mbështetje të emergjencave civile. Bëhet fjalë për një fond prej 200 milionë lekësh e thënë ndryshe 2 milionë dollarë, pjesë e paketës prej 20 milionë dollarë që buxheti i këtij viti ka alokuar për emergjencat civile në gjithë vendin.

Ky do jetë vit i rëndësishëm për emergjencat civile. Këtë vit do jetësohet financimi i qeverisë italiane prej 30 milionë eurosh, që do të mbështesë plotësisht bashkitë dhe gjithë sistemin nga niveli vendor deri tek ai qëndror për përballimin e emergjencave civile"-tha Niko Peleshi.


Lajmi kryesor:

Çuçi: Miratohet VKM, qytetarët e Ballkanit Perëndimor do lëvizin në Shqipëri vetëm me karta ID! Task forcë e përbashkët me Maqedoninë e Veriut


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?