Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama ditën e sotme iu përgjigj edhe akuzave të opozitës italiane, që ka akuzuar Melonin se kjo marrëveshje është reklamë elektorale.
Meloni përgënjeshtroi këto akuza duke thënë se ajo është duke bërë punë e saj si drejtuese e shtetit italian, ndërsa bëri me dije edhe se kur do të hapen qendrat dhe kapacitetin që do të mbajnë.
“Unë po bëjë punën time dhe e kuptojë mirë opozitën, por unë nuk do bëjë fushatë zgjedhore, të vetmin event që kam zhvilluar ka qenë javën e kaluar. Atëherë çfarë duhet të bëjmë, të pezullojmë veprimtarinë e qeverisë? Epo këtë nuk mund ta bëjë dot? Qendrat do të jenë operative prej 1 gushtit, fillimisht me 1 mijë vende dhe më pas për të mbërritur tek shifra 3 mijë vende”, tha ajo.
Lajmi kryesor:
Meloni e Rama inspektojnë qendrat e emigrantëve në Shëngjin, hapen më 1 gusht! Kostoja vjetore 134 mln euro! Dy kryeministrat në një zë: Balta e Rai 3 e turpshme, e pamerituar
S.B/ReportTv.al