Meloni e Rama inspektojnë qendrat e emigrantëve në Shëngjin, hapen më 1 gusht! Kostoja vjetore 134 mln euro! Dy kryeministrat në një zë: Balta e Rai 3 e turpshme, e pamerituar

5 Qershor, 07:18| Përditesimi: 6 Qershor, 01:42

  • Share

TIRANE-  Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni erdhi vetë nga Italia paraditen e 5 qershorit në Lezhë për të parë nga afër dy qendrat, në Gjadër e Shëngjin, ku do të akomodohen emigrantët sipas marrëveshjes firmosur në nëntorin e vitit të kaluar. 

Qendrat do të hapen më 1 gusht tha kryeministrja Meloni e cila këmbënguli sërish se marrëveshja mund të jetë një mjet i fuqishëm për të frenuar flukset migratore.

"Kjo marrëveshje mund të diskutohet shumë edhe nga vende të tjera. Mund të bëhet si një pjesë e zgjidhjes së Bashkimit Europian, këtë e kuptojmë ne dhe e kuptojnë sigurisht edhe mbështetësit e emigracionit të pakontrolluar apo të paligjshëm dhe që faktikisht e kanë kundërshtuar fuqishëm këtë marrëveshje Edhe vet qeveria gjermane dhe ministri i Brendshëm gjerman, këshilluan pikërisht ndjekjen e modelit të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë' tha Meloni

Kryeministri Edi Rama e quajti një marrëveshje zemre, pa kërkuar asnjë euro në këmbim për të ndihmuar aleatin dhe mikun e madh të Shqipërisë, Italia.  

"Nuk ka kalkulime të asnjë natyre, pastaj funksionon apo jo apo si do të zgjidhen do i provojë koha. Ama është marrëveshje zemre në raport me një miqësi strategjike. Mos u shqetësoni nuk do të ndodhë asgjë. Sic nuk ndodhi kur erdhën mijëra aftganë, se do të ndodhë gjëma, ndërkohë që shqiptarët i pritën mirë ndërsa ata që janë në opozitë  këtë punë kanë se janë pa punë"  tha Rama krah kryeministres italiane Giorgia Meloni 

Konferenca për median e dy kryeministrave u mbajt në qendrën pritëse në portin e Shëngjinit. Qendra pritëse ishte rrethuar me kangjella të larta metalike ndërsa forca të shumta të karabinierëve italianë ishin në gadishmëri. 

Kjo do të jetë dhe ndalesa e parë e emigrantëve që do të shpëtohen në det. Do të kryejë pikërisht funksionin e mikpritjes së mbërritjes së emigrantëve dhe të gjitha procedurat që nga momenti i identifikimit, i marrjes së gjurmëve te gishtave, i fotografisë e të gjitha. Pastaj do transferohen në qendrën e Gjadrit ku vijojnë punimet për të ngritur kampin. Këtu emigrantët do të qëndrojnë për të paktën 28 ditë sa do të kryhen procedurat dhe trajtohen gjithashtu edhe kërkesat për azil.

Rama tha se Shqipëria ndihet krenarë për ndihmën që i dha Italisë, ndërsa fjalën e tij para gazetarëve nuk kishte si të mos e niste me reagimet indinjuese të trazimit që shkakoi emisioni i Rai3 për marrëveshjen e firmosur më 6 nëntor nga ai dhe kryeministrja Meloni.

"Çaste të një balte të pamerituar ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë" tha Rama.

Duke cituar kreun e SPAK Rama hodhi poshtë akuzat e Shqipërisë cituar nga emisioni Rai3 si 'narkoshtet' 

"Nuk mund të themi që në këtë vend ekzistojnë struktura që u ngjajnë organizata mafioze të llojit Cosa Nostra, Camorra. Sepse grupet kriminale shqiptare nuk kanë hierarki të tyre. Nuk mund të mos shpreh trishtim për gjysmë të vërtetat e thëna për të sulmuar marrëveshjen mes dy qeverive në luftën kundër emigrantëve. Duhet të kenë turp që të drejtën demokratike e shndërruan në një abuzim të pushtetit të katërt në kurriz të shqiptarëve e italianëve" tha Rama  nënvizuar krenarinë e Shqipërisë për të ndihmuar Italinë në përballimin e çështjes së emigracionit.

Edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni falenderoi Shqipërinë për ndihmën.  

"Shpresoj të jetë shembull për BE-në" tha ajo duke e quajtur sulmin e Rai3 'Fushata denigruese të pamerituar"  por duke e parë Ramën në sy i kujtoi se shënjestra nuk ishte ai, duke lënë të kuptohej se ishte vetë ajo. E gjithë fushata ishte pjesë e luftës së politikës së brendshme italiane në kuadër të zgjedhjeve për Parlamentin Europian.

Nuk është ai shënjestra sepse italianët e kuptojnë i janë mirënjohës Shqipërisë për këtë përpjekje të rëndësishme për të na dhënë një ndihmesë..."tha Meloni.

Kryeministrja Meloni tregoi dhe kostot e menaxhimit të qendrave që do të hapen më 1 gusht 2024. Protokolli parashikon shpenzime prej “670 milionë euro për 5 vjet, 134 milionë në vit”, të cilat, shtoi ajo, “korrespondojnë me 7,5% të shpenzimeve që lidhen me pritjen e emigrantëve në territorin kombëtar:

"Dy muajt e vonesës u shkarkuan për shkak të terrenit disi të vështirë në Gjadër, por nga ana tjetër qendrat do të shërbejnë dhe si zgjidhje e problematikave që hasin prej 1991.  Protokolli parashikon shpenzime prej “670 milionë euro për 5 vjet, 134 milionë në vit”, të cilat, korrespondojnë me 7,5% të shpenzimeve që lidhen me pritjen e emigrantëve në territorin kombëtar. Nuk po bëjmë kosto por investim...Sigurisht që dy strukturat janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën dhe do të jene operative prej datës 1 gusht dhe flitet aktualisht për më tepër se 1 mijë vende dhe pastaj për të mbërritur deri tek shifra 3 mijë siç kemi folur dhe siç kemi rënë dakord. "  tha Meloni.

Inspektimi 

Delegacioni i kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe delegacioni i kryeministrit shqiptar Edi Rama shkuan në Shëngjin ku inspektuan qendrën e pritjes së emigrantëve financuar me paratë e qeverisë italiane.  Më parë delegacioni i kryeministres italiane që shoqërohej edhe nga ambasadori italian, Fabrizio Bucci shkoi të shikonte dhe punimet në Gjadër ku po ngrihet kampi i pritjes. 

Kryeministrja e Italisë mbërriti në aeroportin Nënë Tereza  (ora 11:24) dhe nga aty u nis me helikopter drejt Gjadrit, ndërkohë kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëronin shkuan me makinë

Funksioni i strukturave

E tregoi kryeministrija Meloni 

"Struktura në Shëngjin do të kryejë pikërisht funksionin e mikpritjes së mbërritjes së emigrantëve, që janë shpëtuar nga anijet italiane. Do të ndiqen të gjitha ato procedurat që nga momenti i identifikimit, i marrjes së gjurmëve te gishtave, i fotografisë e të gjitha e pastaj do transferohen në qendrën e Gjadrit.Në Shqipëri nuk do të vijnë ata emigrantë, nga të cilët, gra shtatzëna, fëmijë, persona në moshë të caktuar. Do të jetë një strukturë ku do të kryhen të gjitha procedurat e kalimit të kufirit dhe që kërkojnë maksimumi 28 ditë dhe që do të trajtojë gjithashtu edhe kërkesat për azil.

Gjithashtu, do të ketë përshpejtim të procedurave në rastin kur emigrantët vijnë, pra kanë origjinën nga vendet e ashtuquajtura të sigurta si Bangladesh, Kamerun, Egjipt dhe Sri Lanka dhe do të zgjerojmë pra kështu numrin apo prejardhjen, origjinën e emigrantëve, të cilët do të mbërrijnë në Shqipëri.

Gjithashtu do të forcojmë dhe të gjitha procedurat, të cilat do të jenë të detyrueshme edhe për gjithë Bashkimin Europian. Ndërsa struktura e Gjadrit do të ketë gjithashtu edhe një funksion tjetër. Aty ku do të ndalen edhe emigrantët që do të mbërrijnë në Shqipëri dhe do të ketë gjithashtu një zonë, një hapësirë ku do të mbahen të ashtuquajturit emigrantë, si të themi të burgosur në rast se do të kryejnë vepra penale. Rendi publik brenda perimetrit të qendrave do të garantohen nga autoritetet italiane dhe të dy qendrat do të jenë operative nga 1 gushti 2024

MediHospes do të jetë shoqëria, e cila do të ndjekë të gjithë procedurën e menaxhimit të strukturave, transporti do të kryhet nga anije e marinës italiane, Guardia Di Finanza. Ministria e Brendshme  ka shpallur edhe një garë për sa i përket shpenzimeve të transportit që arrijnë shifrën 13.5 milion euro, por sigurisht edhe për sa i përket situatës në Detin e Kuq apo në Detin Mesdhe do të shohim mundësinë e trajtimit të këtyre emigrantëve nga anijet e marinës Italiane."

Marrëveshja me Italinë për emigrantët e firmosur më 6 nëntor 2023 në Romë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni ka ngjallur shumë detabe në të dy anët e Adriatikut.

Këtu të gjitha lajmet mbi "Marrëveshjen me Italinë për emigrantët"

Ora 18:55
FOTO LAJM: Dhurata e Ramës, për Melonin

1717606628_7ik67ktyktykty.JPG

Kryeministrja italiane, Georgia Meloni, zhvilloi një vizitë në Lezhë për të inspektuar nga afër kampin e emigrantëve, ndërsa më pas pati një konferëncë e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Por, në një takim privat mes dy liderëve, Rama i ka dhuruar asaj librin e tij “Kurbani”.

Ora 14:50
Rama: Strehuam afganët, s’do ishte çudi që SHBA ta harronte zotimin e t’i linte gjithë këtu! Po ne s’u themi hajdeni merrini se do i hedhim në det

 

Në konferencën me homologen italiane Meloni, kryeministri Rama u ndal edhe në strehimin e afganëve në vendin tonë, për të cilët tha se kanë mbetur edhe 350. Rama tha se i hapën derën afganëve, ndërsa vende europiane i kthyen shpinën dhe Shqipëria mori përsipër një riskun që afganët të mbesnin në vendin tonë.  

Kreu i qeverisë u ndal edhe tek SHBA, duke thënë se “nuk do ishte çudi që t’i linte afagnët këtu, pasi duke qenë shumë të mëdhenj e harrojnë zotimin”. Rama tha se për afganët paguajnë hotelin dhe nuk thonë hajdeni merrini se do i hedhim në det.

Kryeministri u shpreh se edhe kur Shqipëria ka pasur nevojë Italia i hapi dyert, kur të gjithë largoheshin nga ferri i komunizmit. Sa i takon Marrëveshjes, Rama shtoi se nuk bëjnë zë për 3 mijë njerëz që janë në vështirësi dhe bien pre e trafikantëve të qenieve njerëzore.

“E thash më parë me rastin e afganëve, i morëm disa mijëra afganë menjëherë. Kur vende të NATO-s i refuzuan. Morëm përsipër një risk, që mund të na i linin gjithë këtu, s’do shite çudi që SHBA ta harrojë këtë zotim, se duke qenë shumë të mëdhenj e harrojnë zotimin, gjërat që edhe kanë ndodhur, se kam kritikë e kam konstatim. Ja që një pjesë e tyre lëviz, kemi rreth 350 që nuk pranohen atje janë këtu. E keni dëgjuar ju të themi hajdeni merrini se do i hedhim në det, jo i mbajmë në hotel dhe i paguajmë ne. Siç na kanë mbajtur ne kur kishim nevojë kur iknim nga ferri i diktaturës komuniste dhe përplaseshim në dyert e italianëve. Kështu është jeta, ka një kohë për të marrë dhe për të dhënë.

Ne kemi pasur italianë që ka pasur mundësinë të na japë shumë, ne kemi mundësi të japim pak, s’ka asnjë shqetësim në këndvështrimin tim. Ka edhe një pikë tjetër marrëveshja, janë 3 mijë vende fikse që mund të akomodohen në Gjadër. Aty do trajtohen sipas ligjeve dhe rregullave të Italisë demokratike dhe pastaj ata që do pranohen do shkojnë në Itali. Ata vende që do lirohen prej tyre do mund të rimbushen. Edhe sikur të themi Italia e mbyll me kaq ne s’mund të bëjmë asnjë zhurmë dhe asnjë naze për 3 mijë njerëz në hall dhe që janë viktima të trafikantëve që u marrin dhe lekun e fundit dhe i sjellin lakuriq. Gjyshërit tanë s’kanë dorëzuar asnjë hebre, ashtu siç kanë marrë në mbrojtje mijëra ushtarë italianë që i kërkonin nazistët, i fshehën derisa i përcollën për Itali. Këtu askush s’po rrezikon jetën, përkundrazi jeta juaj që ndiqni këto ngjatje bëhet edhe më interesante se keni dhe lajme dhe situata që mund t’i përshkruani”, tha Rama.

Në përgjigje të akuzave të mëhershme të gazetarëve italianë pas transmetimit të reportazhit RAI3, Rama shtroi pyetjen se përse gazetarët që kanë ardhur këtu, për të investiguar kampin e refugjatëve në Gjadër, nuk kanë evidentuar se ne jemi një vend që kemi pranuar të mbajmë afganët, në një kohë që asnjë vend i Europës nuk pranoi që t’i strehonte ata.

“Jo shumë larg prej këtu në një hotel të madh jetojnë me shpenzimet tona, tashmë prej dy vitesh një komunitet afganësh. Janë gati 350, njerëz të cilët i janë larguar sistemit shtypës në Aganistan dhe që asnjë prej vendeve të BE-së nuk pranoi që t’i strehonte. Një shumicë e tyre janë strehuar në SHBA dhe Kanada, ndërkohë që cdo të premtë mbërrin një avion me 90 apo 120 persona, të cilët qëndrojnë këtu për një periudhë 3 deri në 6 muaj për të transferuar më pas.

Ata të cilët nuk arrijnë që të kalojnë filtrat mbeten të strehuar pranë nesh, dhe as nuk do t’i largojmë ata apo t’ju kërkojmë para nga NATO që i bëri ata ta largohen për demokracinë dhe ëndrrat e bukura që nisën në Afganistan, dhe as nga Bashkimi Europian. Edhe pse më duhet t’ju rrëfej se këto para nuk janë edhe shuma aq të vogla për arkën tonë. Por si ta shpjegojmë faktin se disa gazetarë investigativë, vijnë këtu dhe nuk shohin emigrantët që i kanë ikur vdekjes por shohin fantazma”,- u shpreh Rama.

Ora 14:48
Meloni përplaset me deputetin italian në Shëngjin, Magi: T'ju vijë turp! Meloni: Europa s'i donte, këtu sollëm ligjin europian 

Debati i brendshëm politik i Italisë u zhvendos sot në Shëngjin aty ku ishte dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni për të parë nga afër qendrën e pritjes së emigrantëve.

Deputeti Italian Ricardo Magi, nga partia +Europa është përplasur me kryeministen Meloni.

T’ju vijë turp! Imagjino cfarë do u ndodhë atyre të shkretëve që do të mbyllen këtu! Thotë ai.

‘Europa nuk i donte. Kemi sjellë legjislacioni europian këtu’  thotë Meloni ndërsa po hipte në makinë' i thote Meloni.

“Po protestojmë për atë marrëveshje të shpifur që dy kryeministrat po na e prezantojnë si një leksion civilizimi. Cfarë Europe, ata që do të vijnë këtu do të jenë përballë dhunimit dhe shkeljeve të të drejtave. Meloni që ka kurajo të më thotë që po bëj fushatë po bën vetë fushatë elektorale, një spot elektoral 1 miliard euro" tha Magi pwr gazetaren e Report Tv, Raziela Mylsimaj. 

Teksa bënte thirrje kundër paktit Rama-Meloni, ai mbante në duar një pankartë, ku shkruhej: “Jo Guantanamos italiane”.

Ora 14:39
Marrëveshja për emigrantët, Meloni: Do e nisim me 1 mijë! I përgjigjet akuzave të opozitës italiane: Nuk po bëj fushatë

 

1717591417_meloni.JPG

 

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama ditën e sotme iu përgjigj edhe akuzave të opozitës italiane, që ka akuzuar Melonin se kjo marrëveshje është reklamë elektorale.

Meloni  përgënjeshtroi këto akuza duke thënë se ajo është duke bërë punë e saj si drejtuese e shtetit italian, ndërsa  bëri me dije edhe se kur do të hapen qendrat dhe kapacitetin që do të mbajnë.

“Unë po bëjë punën time dhe e kuptojë mirë opozitën, por unë nuk do bëjë fushatë zgjedhore, të vetmin event që kam zhvilluar ka qenë javën e kaluar. Atëherë çfarë duhet të bëjmë, të pezullojmë veprimtarinë e qeverisë? Epo këtë nuk mund ta bëjë dot? Qendrat do të jenë operative prej  1 gushtit, fillimisht me 1 mijë vende dhe më pas për të mbërritur tek shifra 3 mijë vende”, tha ajo.

 

Ora 14:21
Marrëveshja me emigrantët, Rama: Zhurmë vetëm se u ndërtua në një vend jo të BE-së! Në union këto kampe konsiderohen normale, këtu Guantanamo

 

Kryeministri Edi Rama thotë se po bëhet kaq zhurmë për marrëveshjen me Italinë për emigrantët vetëm se kampet janë ndërtuar në një vend që nuk është anëtar i BE. Në konferencën me kryeministren italiane Meloni, Rama tha se këto kampe në një vend anëtarë të BE-së konsiderohen normale, por për faktin se u ndërtua në vendin tonë e quajnë një Guantanamo.

Rama tha se kjo marrëveshje s’ka pasur kontestime nga BE, madje vetë kancelari gjerman Olaf Scholz është shprehur se kjo marrëveshje ka interes të veçantë për vetë Gjermaninë.

“Kjo është një marrëveshje dhe dua ta theksoj se ka pasur konfuzion, jo vetëm që s’ka ndeshur në refuzim apo kontestim të BE, ose të ndonjë vendi të BE. Përkundrazi është konsideruar si një përpjekje për t’u ndjekur në vijim dhe si një proces për t’u vlerësuar hap pas hapi. Kancelari i Gjermanisë, që është lideri i të majtës europiane, është shprehur se kjo marrëveshje ka interes të veçantë për vetë Gjermaninë. Ne s’jemi vend i BE, por jemi vend europian. Nuk është vepra jonë harta aktual e BE. BE është realiteti i parë gjeopolitik që kur bota ka filluar të vizatojë harta, që ka dy kufij, të jashtëm dhe një të brendshëm dhe mu në mes është BP. Për të hyrë në Shqipëri do hysh nga BE dhe për të dalë ndo dalësh nga BE, se s’ke nga del tjetër. Kur një emigrant shkel në Lampedusa, nuk ngel vetëm në Itali, shkal në të gjithë BE. Është një i ardhur në BE dhe shpërndarja do të thotë që të gjitha vendet marrin barrën për të administruar këtë fluks njerëzish. Kjo s’ka funksionuar. Kjo qendra bën zhurmë vetëm për faktin që ne s’jemi në BE. Po të ishte e ndërtuar e njëjta në BE, mund ta gjesh në çdo vend të BE, konsiderohet normal, këtu konsiderohet Guantanamo. Pse për cilën arsye?”, tha Rama.

Ora 14:03
Çfarë përfiton ekonomia lokale nga qendrat e emigrantëve? Rama: Nuk e kemi bërë këtë kalkulim! S'kërkuam asnjë euro, firmosëm marrëveshje zemre

 

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria firmosi marrëeshjen me zemër për të ndihmuar një aleat dhe mik të madh si Italia dhe pa kërkuar asnjë euro. Dhe pyetjes se cfarë përfiton ekonomia lokale, Rama tha se nuk janë bërë asnjë kalkulim.

"Ne bëmë atë gjest që nuk ishte gjest i kalkuluar për ndonjë interes apo se cfarë do të fitojmë ne nga kjo nga ana ekonomike, se e thashë më parë ne po paguajmë për qëndrimin e emigrantëve afganë me shpenzimet tona. Kam dëgjuar lloj lloj gjërash që as nuk mund ti imagjinoja në mediat Italiane se çfarë fshihet pas kësaj marëveshje ndërkohë që ne nuk kemi kërkuar asnjë euro, sepse në këtë moment nuk do të ishim ne: Një mik dhe aleat që është pronto në momentin kur një aleat i madh Italia thotë a mund të na jepni një dorë.

Cfarë do të fitojë ekonomia lokale këtu... nuk e kemi bërë këtë kalkulim. Kjo është e vërteta. Është e tmershme që është komentuar dhe dhënia e tenderave malavitës shqiptare. Gjithcka menaxhohet nga qeveria italiane.Nuk ka kalkulime të asnjë natyre, pastaj funksionon apo jo apo si do të zgjidhen do I provojë koha. Ama është marrëveshje zemre në raport me një miqësi strategjike."

Ora 14:02
'Jemi krenarë që i shërbejmë Italisë', Rama: Nëse kjo marrëveshje do të jetë gabim, është gabim i bërë me zemër

 

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë konferencës së përbashkët me kryeministren italiane, Giorgia Meloni se është krenar për Shqipërinë që i duhet t’i shërbejë Italisë.

Ai e ka falenderuar Melonin për për të gjithë afeksionin dhe vullnetin e mirë që ka treguar për të gjithë rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Sakaq, ka theksuar se Italia është avokati ynë më i rëndësishëm në BE.

“Jam krenar për Shqipërinë që i duhet ti shërbej Italisë. Nëse ne kemi mundësinë për të qenë të dobishëm, një herë, dy, tre, ta shfrytëzojmë këtë mundësi për ta ndihmuar. Në një çast jo vetëm të vështirë për Italinë, por për të gjithë Europën, ne jemi krenarë që po japim ndihmën tonë.

Sigurisht mund të diskutojmë për çdo gjë, qoftë dhe për këtë marrëveshje që mund të jetë diçka me vlerë apo një gabim. Nëse do të jetë një gabim, të jetë një gabim i bërë me zemër, por dëshirojmë që të zgjidhet ky problem i emigracionit në Europë.

Thënë kjo shpresoj që të mund të kuptohet trazimi që kam në shpirtin tim për faktin që kam jetuar si kryeministri i këtij vendi të gjitha këto gjysma të vërteta që janë gënjeshtra të mëdha ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Nga ana tjetër, dua të falenderoj Giorgia për të gjthë afeksionin dhe vullnetin e mirë që ka treguar për të gjithë rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Italia ka qene avokatja e Shqipërisë në BE. Me të gjithë kemi pasur një marrëdhënie vëllazërie dhe të gjithë kanë bërë më  të mirën. Kjo duhet kuptuar dhe nga shokët e mi të majtë italianë”, tha Rama.

Ora 13:56
Marrëveshja për emigrantët, Meloni: Sulmet për të goditur qeverinë italiane, nuk është qëllimi populli shqiptar

 

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni theksoi edhe njëherë se sulmet për marrëveshjen e emigrantëve janë politike dhe kanë si qëllim që të godasin qeverinë italiane. Meloni tha se nuk është qëllimi i vërtetë që të sulmohet populli shqiptar.

Mendoj se arsyeja e vërtetë nuk është që të sulmohet populli shqiptar, janë pozicione apo qëndrime të ligjshme të legjitimuara, që janë armiqësore ndaj qeverisë italiane. Këtu dëmtohet edhe Italia si vend, pavarësisht suksesit ose jo të marrëveshjes. Shtypi italian ka bërë një zgjedhje të saj, unë shpreh gatishmërinë që ta hedhim poshtë këtë përbaltje dhe premtoj që në të ardhmen do të jemi më të vëmendshëm ndaj të gjitha marrëveshjeve që ne realizojmë. S’mund të vëmë në rrezik marrëdhëniet e fqinjësisë apo me vendet e tjera

Ora 13:49
Kampet e emigrantëve në Shëngjin e Gjadër, Meloni tregon shifrat: Kostoja 134 mln euro në vit, Italia kursen 136 mln euro

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni bëri të ditur detaje nga menaxhimi i këtyre dy qendrave të pritjes së emigrantëve, gjithashtu dhe kostot që kushtojnë Italisë.

Gjithashtu MediHospes do të jetë shoqëria, e cila do të ndjekë të gjithë procedurën e menaxhimit të strukturave, transporti do të kryhet nga anije e marinës italiane, Guardia Di Finanza, e kështu me radhë dhe që Ministria e Brendshme gjithashtu ka shpallur edhe një garë për sa i përket shpenzimeve të transportit që arrijnë shifrën 13.5 milion euro, por sigurisht edhe për sa i përket situatës në Detin e Kuq apo në Detin Mesdhe do të shohim mundësinë e trajtimit të këtyre emigrantëve nga anijet e marinës Italiane.

Protokolli parashikon shpenzime prej “670 milionë euro për 5 vjet, 134 milionë në vit”, të cilat, shtoi ajo, “korrespondojnë me 7,5% të shpenzimeve që lidhen me pritjen e emigrantëve në territorin kombëtar: ne jemi të bindur se këto burime nuk duhet të konsiderohen si burime shtese sepse emigrantët që do të vijnë në Shqipëri gjithsesi do të priteshin në Itali, ku sigurisht  që kanë kosto, e dyta ne mendojmë se elementi kryesor i dobishëm i kësaj marrëveshje është se mund të jetë një mjet i fuqishëm për të penguar emigrantët që të mbërrijnë në brigjet tona, pra në brigjet e Europës dhe gjithashtu mund të jetë edhe instrument për të kundërshtuar dhe për të luftuar edhe trafikun e qenieve njerëzore nga organizatat kriminale, çka përkthehet gjithashtu edhe në një reduktim të kostove apo të shpenzimeve.
Pra, faktikisht këtë vit kemi arritur edhe një ulje prej 60% të emigrantëve të paligjshëm që kanë mbërritur në brigjet italiane dhe si për rrjedhojë edhe kostot janë ulur, shpenzimet janë ulur. Pra ne nuk është se po bëjmë kosto, ne po bëjmë një investim.
Krahas kësaj duke bërë një përllogaritje të shpejtë, me kapacitetin e këtyre qendrave duke patur parasysh faktin e atyre emigrantëve, pra që nuk priten në Itali, atëherë në Itali do të kursejmë rreth 136 milion euro.

 Pyetje: Do doja të pyesja kryeministren Meloni se përse nuk i ka kushtuar fondet për realizimin e kësaj marrëveshjeje për sektorin e shëndetësisë?

" Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni: I jam  përgjigjur kësaj pyetjeje. Sigurisht që burimet që do të përdoren në Shqipëri për menaxhimin e fluksit migrator të emigracionit sepse këtu përpiqemi që ta zgjidhim këtë problem ndërsa përdorimi i këtyre fondeve në sektorin e shëndetësisë është diçka që nuk mund ta zgjidhë këtë problematikë dhe gjithashtu, burimet që më janë kërkuar janë përdorur pikërisht për të zgjidhur diçka që ma kanë kërkuar edhe qytetarët italianë, pra janë burime të shpenzuara për të zgjidhur një problem dhe do të doni të dini se cilat janë shpenzimet që mund të përdoreshin për shëndetësinë? 17miliardë euro në mashtrimet e superbonus. Pra, para që ishin të destinuara për të sëmurët, por që kanë përfunduar në xhepat e mashtruesve.

Pra, në qoftë se unë do të kisha ato 17miliardë euro, nuk po them ato 200 miliardët për bonusin në sektorin e ndërtimit por thjesht 17 miliardë eurot e mashtrimit. Sigurisht që unë këto burime financiare do t’i kisha përdorur për sektorin e shëndetësisë dhe këtu është e gjitha" tha Meloni.

Ora 13:46
‘Një përrallë e bukur shqiptare’, Meloni kujton ndihmën e Shqipërisë me mjekë gjatë pandemisë: Sot ju quajnë kriminelë, nuk është Rama shënjestra

 

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mori edhe njëherë në mbrojtje kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se nuk është ai shënjestër e sulmeve për marrëveshjen me emigrantët. Meloni kujtoi edhe titullin e një gazete italiane, gjatë kohës kur Shqipëria dërgoi mjekë në Itali periudhën e pandemisë COVID-19.

‘Një përrallë e bukur shqiptare’ tha Meloni se e quajti një nga gazetat italiane këtë gjest të Shqipërisë, ndërsa sot po e etiketojnë me termat kriminelë.

"Më kujtohet kur në ditët më dramatike të COVID, qeveria shqiptare me kurajo na ndihmoi me mjekë dhe infermierë në Lombardi, sikundër edhe në rastet e tjera, Rama u falënderua për këtë dhe një nga gazetat italiane e titulloi ‘përrallë e bukur e qeverisë shqiptare’, ndërsa sot Rama quhet si një kriminel se shumë kanë ndryshuar kur qeveria vendosi të vijoi bashkëpunimin me qeverinë shqiptare, sikundër ka bërë me qeveritë e tjera. Nuk është ai shënjestra sepse italianët e kuptojnë i janë mirënjohur Shqipërisë për këtë përpjekje të rëndësishme për të na dhënë një ndihmesë", tha Meloni. 

Ora 13:39
Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët shembull për BE-në! Në Gjadër dhe emigrantë nga Egjipti e Sri Lanka

 

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni falenderoi Shqipërinë për ndihmën në përballimin e flukseve emigratore.

“Shpresoj të jetë shembull për BE-në” tha Meloni

Kjo marrëveshje mund të diskutohet shumë edhe nga vende të tjera. Mund të bëhet si një pjesë e zgjidhjes së Bashkimit Europian, këtë e kuptojmë ne dhe e kuptojnë sigurisht edhe mbështetësit e emigracionit të pakontrolluar apo të paligjshëm dhe që faktikisht e kanë kundërshtuar fuqishëm këtë marrëveshje. Pra ne duam të lëmë gjithçka pas krahëve dhe t’iu themi që do ta realizojmë me sukses.

Duke u ndalur tek sulmi mediatik Meloni pranoi se Shqipëria u bë objekt fushate denigruese,  ndërkohë që qeveria po ndihmonte por i la të nënkuptonte Ramës se e gjitha nuk kishte qëllim prishjen e imazhit të Shqipërisë ,por objektivi ishte ajo.

Do të jetë një strukturë ku do të kryhen të gjitha procedurat. Do të duhen maksimumi 28 ditë. Do të trajtojë kërkesat për azil dhe përshpejtim të procedurave në rastin kur emigrantët kanë origjinën si vende të sigurta.

Rendi publik brenda do të sigurohet dhe qendrat do të jenë operative nga 1 gushti.

Zgjerohet dhe prejardhja e emigrantwve 

Do të kemi dhe përshpejtim të procedurave në rastin kur emigrantët vijnë, pra kanë origjinën nga vendet e ashtuquajtura të sigurta si Bangladesh, Kamerun, Egjipt dhe Sri Lanka dhe do të zgjerojmë pra kështu numrin apo prejardhjen, origjinën e emigrantëve, të cilët do të mbërrijnë në Shqipëri. Gjithashtu do të forcojmë dhe të gjitha procedurat, të cilat do të jenë të detyrueshme edhe për gjithë Bashkimin Europian.

Ka patur nga ata që kanë ngritur kundërshti apo problematika për sa i përket kohës së realizimit të këtyre qendrave dhe mjaft parlamentarë të opozitës italiane gjithashtu e kanë ngritur sepse faktikisht para së gjithash na kanë akuzuar se po ngrinim një qendër e njëjtë si Guantanamo,  por nga ana tjetër pastaj ankoheshin se punimet për realizimin e këtyre qendrave po vonoheshin, se ishin me vonese. Duam t’i bëjmë gjërat ashtu siç duhet sepse këtu kemi menduar që gjerat do të funksionojnë dhe jam e bindur që do të funksionojnë dhe kemi përuruar një fazë krejtësisht të re në menaxhimin e fluksit emigrantor.  

Sigurisht që dy muajt e vonesës të parashikuar për realizimin e punimeve janë shkaktuar edhe përsa i përket terrenit disi të vështirë në Gjadër, por gjithashtu nga ana tjetër marrëveshja dhe këto qendra do të shërbejnë edhe si një zgjidhje për problematikën që haset prej viti 1991, por pastaj ne do të trajtojmë edhe pjesën tjetër te marrëveshjet e mundshme mes Italisë dhe Afrikës Veriore.

 

Ora 13:29
'Turp kush abuzoi me marrëveshjen e emigrantëve", Rama ironi për reportazhin e RAI: Nuk ka grupe si Ndrangheta dhe Cosa Nostra në Shqipëri, duan të na përbaltin

Në konferencën me kryeministren italiane Meloni, Rama foli për sulmet mbi marrëveshjen me Italinë për emigrantët, duke thënë se qëllimi i vetëm është poltik dhe gjithçka është bërë në kurriz të shqiptarëve.

Rama tha se Shqipëria s’ka mafie si Camorra e Cosa Nostra, duke iu përgjigjur edhe njëherë episodeve të RAI për Shqipërinë. 

Më duhet të citoj një gazetë, të se nesërmes, ‘Thelbi i kriminaliteti shqiptar është vendi ku veprojnë klanet që lidhen me trafikun e qenieve njerëzore. Më duhet t’iu rrëfej që e kemi marrë seriozisht këtë zbulim shqetësues, meqë gazeta e së nesërmes thonte që po merreshim me zbulimin e këtyre klaneve, do të thotë që po merremi me SPAK dhe na siguruan që ky klan nuk ekziston.

Sigurisht verojnë grupe kriminaliteti, por sipas SPAK nuk ekzistojnë premisat për të folur për një mafie shqiptare, term i përdorur për të hedhur baltë mbi Shqipërinë, duke cituar kreun e SPAK s’mund të themi se në këtë vend ekzistojnë struktura që u ngjanë, Ndrangheta Cosa Nostra, Camorra, sepse grupet kriminele shqiptare s’kanë hierarki dhe veprojnë në rrethe të ngushta familjare apo shoqërore. S’mund të mos shfrytëzoj këtë rast për të shprehur trishtim për gjysmë të vërteta. Me qëllim fare të qartë për të sulmuar marrëveshjen mes dy qeverie në luftën kundër migracionit të paligjshëm. Të kenë turp, të turpërohen të gjithë ata që të drejtë demokratike për të kundërshtuar këtë marrëveshje e kanë shndërruar në një abuzim të pushtetit të katërt dhe kjo në kurriz të shqiptarëve.

Ora 12:04
FOTO-VIDEO/ Policët italianë e marrin në dorëzim, brenda qendrës së pritjes të emigrantëve në Shëngjin

Shqiptarja.com sjell pamjet brenda qendrës së pritjes për emigrantët në Shëngjin. Vetëm një ditë më parë përfunduan punimet për qendrën pritëse, para vizitës së kryeministrisë italaine Giorgia Meloni.

Në pamje dallohen edhe karabinierët italianë të cilët kanë marë në dorëzim qendrën e cila do të mbikëqyret nga pala italiane.

Në këto pamjet shihet vetëm një pjesë nga qendra e pritjes së emigrantëve. Ndërsa po këtu do mbajë konferencë Rama dhe kryeministrja italiane Meloni. 

Qendra e pritjes do të shërbejë për identifikimin dhe regjistrimin e emigrantëve, ndërsa Gjadri do të jetë kampi për vendqëndrimin e tyre në pritje të përgjigjeve për kërkesat e azilit.

Ora 11:56
VIDEO/ Rama mbërrin në Gjadër, Meloni vjen nga Rinasi me helikopter

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Gjadër, ku pret edhe kryeministren italiane Giorgia Meloni për të inspektuar punimet për kampin e emigrantëve që do ngrihet pas marrëveshjes mes dy vendeve.

Ndërkohë, Meloni u nis nga Rinasi me helikopter për në Gjadër, ndërsa më pas dy homologët do inspektojnë edhe qendrën pritëse në Shëngjin ku do mbajnë konferencën për shtyp.

Rama shoqërohej nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Ora 11:51
VIDEO/ Ja ku do të mbahet konferenca Rama - Meloni, ka prani dhe të karabinierëve italianë

Shqiptarja.com dhe Report Tv sjell pamjet ku do të mbahet dhe konferenca në qendrën pritëse në Shëngjin. Gjithçka është gati janë vetëm përgatitjet e fundit. Ka prani të shumtë të karabinierëve italianë. Ndërkohë rreth gjithë kampit janë instaluar kamera sigurie.

Ora 11:17
VIDEO/ Giorgia Meloni dhe Rama inspektim në Shëngjin dhe Gjadër, forca të shumta policie në rrugë

Forca të shumta policie janë vendosur në disa pika për të garantuar sigurinë dhe lëvizshmërinë e delegacionit të kryeministres italiane Giorgia Meloni drejt qendrës së pritjes në Shëngjin. Kryeministrja italiane do të shoqërohet edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Më pas delegacioni do të vizitojë dhe Gjadrin ku vijon ndërtimi i kampit të emigrantëve.

Në rrugën Milot në drejtim të Gjadrit ka prani të shumtë të makinave të policisë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hotspot: 06/06/2024 10:20

    Asgje te keqe nuk ka nga kjo marrveshje, dhe nuk e demton shqiperine dhe zonen e shengjinit perkundrazi shqiperia perfiton nga kjo marrveshje . Reagimet e opozites shqiptare jan te kota dhe te pakuptimta.

    Përgjigju
  • Iris: 06/06/2024 01:02

    Le t'a veme para fakteve /Mustafa Merliken/ e PS.E quan /marreveshje zemre/,mos valle hape portat e sarajeve te Surrelit per emigrantet qe e paske kaq per zemer?! Kur shqiptaret hapen dyert e shtepive me deshiren e vullnetin e tyre e te pa imponuar per kosovaret gjate luftes te Jugosllavise,apo edhe per italianet dikur,pas kapitullimit te Italise,apo per izraelitet keto ishin marreveshje zemre.Kjo ishte marreveshje me /urdher nga lart/.Dhe ben krahasimin pa vend me afganet.Afganet ishin refugjate lufte,kurse keta jane emigrante ekonomike,valet e te cileve nuk kane fund.Se dyti,amerikanet nuk i braktisin keta afgane,se keta u sherbyen e rrezikuan kokat per t'a.Ju z.kryminister kur flisni per /braktisjen e mundeshme te afganeve/ nga amerikanet ndoshta nuk e dini rendesine e peshen e fjales se dhene,apo te nje premtimi.Dhe pervec kesaj,afganet ishin nje grup i kufizuar qe u sollen nga aleatet vetem nje here,kurse keta qe do te sillen ne Lezhe,do te vijne vazhdimisht e vazhdimisht,pa pushim.Rama thote qe BE nuk e kontestoi marreveshjen,bile kancelari gjerman na paska shprehur interes! Sigurisht qe keta do te reagonin ne kete menyre,sa kohe qe emigrantet i mbeten dhembie koke Italise,Turqise e Greqise,e Gjibraltarit,vetem se Italia u tregua me e zgjuar se tre /budallenjte/ e tjere,gjeti nje /Merlike/ e nje /Meksike/ t'jua lere peshqesh! Dhe nuk do t'ju kerkosh asnje cent,se gjoja na qenka marreveshje zemre, se te kerkuan ndihme! Kur te hapesh sarajet e Surrelit,mos kerko asgje,por meqe po hap portat e shtetit shqiptar,duhet te kerkosh dicka, qofte dhe simbolike, se portin e Shengjinit dhe Gjadrin nuk t'i ka lene trashegim prinderit,ata jane prone e shtetit e popullit shqiptar.Ti po ben te njejtin gabim qe beri Berisha dikur me gazsjellesin qe kalon ne token shqiptare,e dha falas!Dhe c'jane keto shprehje o /z.Merlika/,/jemi krenar qe i sherbejme Italise/ dhe /nese eshte gabim,eshte gabim zemre/?! Cfare eshte Italia,dashnore,me te cilen u lejokan te behen /gabime zemre/?! Eshte shtet e i barabarte me Shqiperine dhe Shqiperia me te,nuk jemi vasale,zoteri!Nese po vdes t'i sherbesh e na qenke krenar qe i sherben,atehere fol vetem per vete,jo ne emer te popullit.

    Përgjigju
  • tur bandula: 05/06/2024 23:04

    i forti shkoders

    Përgjigju
  • emigranti: 05/06/2024 17:55

    duhet te kuptojme se kjo eshte vetem nje levizje e Melonit per propagande elektorale para zgjedhjeve per parlamentin europian. qeveria italiane nuk ka mundesi financiare dhe as do te kete qe te mbaje hapur kete qender eshte si puna e levizjes se presidentit amerikan qe thote se do kufizoje emigrimin ilegal, tani pak muaj para zgjedhjeve ...

    Përgjigju
  • Tani: 05/06/2024 16:24

    Gocat e deputetve kane vevoje per burra se mbeten pa martuar do gjejn burra nga afrika deputetet do behet me dhender nga afrika se e kan me qejf

    Përgjigju
  • Loni: 05/06/2024 10:31

    14 milion euro pularia e Melonit!!? Në kohën e Zogut i mbushnit me fëmijë shqiptarë këto pularish, sot i mbushni me minoren azilkërkues nga bota. Mos harroni t'u qethni kokën si në lulekuqe mbi mure.

    Përgjigju
    • Or tej: 05/06/2024 14:34

      Ti qethesh rrit kosto or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?