Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni theksoi edhe njëherë se sulmet për marrëveshjen e emigrantëve janë politike dhe kanë si qëllim që të godasin qeverinë italiane. Meloni tha se nuk është qëllimi i vërtetë që të sulmohet populli shqiptar.
Mendoj se arsyeja e vërtetë nuk është që të sulmohet populli shqiptar, janë pozicione apo qëndrime të ligjshme të legjitimuara, që janë armiqësore ndaj qeverisë italiane. Këtu dëmtohet edhe Italia si vend, pavarësisht suksesit ose jo të marrëveshjes. Shtypi italian ka bërë një zgjedhje të saj, unë shpreh gatishmërinë që ta hedhim poshtë këtë përbaltje dhe premtoj që në të ardhmen do të jemi më të vëmendshëm ndaj të gjitha marrëveshjeve që ne realizojmë. S’mund të vëmë në rrezik marrëdhëniet e fqinjësisë apo me vendet e tjera
Lajmi kryesor:
Meloni e Rama inspektojnë qendrat e emigrantëve në Shëngjin, hapen më 1 gusht! Kostoja vjetore 134 mln euro! Dy kryeministrat në një zë: Balta e Rai 3 e turpshme, e pamerituar
SI.E.//ReportTv.al