Foto: Benjamin Netanyahu
Zyra e kryeministrit izraelit ka konfirmuar se Benjamin Netanyahu nuk do të marrë pjesë në takimin në Egjipt që do të mbahet gjatë orëve në vijim.
“Kryeministri Netanyahu u ftua nga Presidenti i SHBA-së Trump për të marrë pjesë në një takim që zhvillohet sot në Egjipt”, thuhet në një deklaratë nga zyra e tij në X.
“Kryeministri e falënderoi Presidentin Trump për ftesën e tij, por deklaroi se nuk do të ishte në gjendje të merrte pjesë për shkak të afërsisë së ngjarjes me fillimin e festës.”
Më herët sot, Shtëpia e Bardhë dhe presidenca e Egjiptit thanë se kryeministri izraelit do të ishte i pranishëm.
Lajmi kryesor:
Izraeli dhe Hamasi shkëmbejnë pengjet dhe të burgosurit pas 738 ditësh! Trump: Nis epoka e artë për Lindjen e Mesme! Netanyahu: Je miku më i madh i vendit tonë
Xh.K/ReportTv.al