Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, kanë përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes PS dhe Rithemelimit në Konferencën e Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament.
Në mesazhin e saj ambasada e SHBA shkruan se inkurajon deputetët që vazhdojnë të tregojë përkushtim ndaj demokracisë. Ajo i nxit deputetët e Kuvendit të vazhdojnë të tregojnë përkushtim ndaj demokracisë në dobi të popullit shqiptar.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë mirëpret marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament. Ne inkurajojmë deputetët që të vazhdojnë të tregojnë një përkushtim ndaj demokracisë në të mirë të popullit shqiptar.”, shkruan Ambasada e Shteteve të Bashkuara.
Ambasadori i BE Silvio Gonzato thotë se marrëveshja bën të mundur rifillimin e funksionimit normal të parlamentit.
“Mirëpres vendimin e sotëm të konferencës së kryetarëve, i cili bën të mundur rifillimin e funksionimit normal të parlamentit dhe vlerësoj lidershipin dhe përgjegjësinë e treguar nga palët në arritjen e marrëveshjes. Delegacioni i Bashkimit Evropian ka theksuar vazhdimisht se një asamble funksionale është çelësi për procesin e integrimit në BE”, ambasadori i BE-së Silvio Gonzato në X.
Për arritjen e kompromisit ka reaguar edhe ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith i cili shkruan se është i kënaqur me progresin drejt rikthimit të parlamentit normal.
“E di që kompromiset politike janë të vështira dhe kërkojnë guxim dhe vendosmëri. I kënaqur që shoh progresin e vazhdueshëm sot drejt rikthimit të një parlamenti normal, funksional, i cili është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe perspektivës së ardhshme të Shqipërisë”, shkroi ai në rrjetin social X.
Lajmi kryesor:
DRAFTI/ Finalizohen negociatat PS-Rithemelimi, miratohet ngritja e dy komisioneve hetimore për TIMS dhe PPP në Shëndetësi
B.K//ReportTv.al