Përplasje e ashpër në transmetim global mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale, ku presidenti amerikan e akuzoi homologun ukrainas se po “e vendos veten në një pozitë të tmerrshme” dhe se “nuk ka asnjë kartë në dorë” për një marrëveshje.
“Duhet të jeni mirënjohës”, bërtiti Trump.
“Nuk kam ardhur këtu për të luajtur letra”, iu përgjigj prerazi Zelensky, i cili ndodhej në Shtëpinë e Bardhë për të firmosur marrëveshjen mbi mineralet.
Në fund, konferenca e përbashkët për shtyp u anulua. Nuk pati asnjë firmë për marrëveshjen mbi mineralet e rralla. Gjithçka u prish.
Trump e kërcënoi presidentin ukrainas: “Ose bëni një marrëveshje, ose ne largohemi! Pa armët amerikane, do ta kishit humbur luftën për dy javë”, duke e rënduar edhe më tej tonin e tij dhe duke e fyer Zelenskyn:
“Nuk je edhe aq i zgjuar”.
Në një moment, Trump iu drejtua Zelenskyt me një paralajmërim të ashpër: “Po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore” dhe e vuri përballë një realiteti të hidhur: “Ukraina do të duhet të bëjë kompromise me Rusinë për të arritur një armëpushim”.
Por Zelensky refuzoi prerazi: “Putin është një vrasës – nuk dua kompromise”.
Takimi që duhej të ishte vendimtar për të ardhmen e luftës, u shndërrua në një moment historik, por jo për arritjen e paqes, por për përplasjen e ashpër mes dy liderëve.
“Problemi është se të kam dhënë fuqinë për të qenë i ashpër – tha Trump – dhe nuk mendoj se do të ishe i tillë pa Shtetet e Bashkuara. Populli yt është shumë i guximshëm, por ose do të bësh një marrëveshje, ose ne largohemi. Dhe nëse largohemi, do të luftoni vetëm. Nuk besoj se do të jetë mirë, por do të luftoni. Nuk ke karta në dorë, por nëse firmosim këtë marrëveshje, do të jesh në një pozicion shumë më të mirë. Do të jetë një marrëveshje e ndershme. Nuk është aspak e hijshme që nuk tregon mirënjohje”.
Dhe vazhdoi: “Duhet të jesh mirënjohës, populli yt po vdes. Na thua se nuk dëshiron armëpushim, se dëshiron këtë ose atë. Nëse ke mundësi të sigurosh një armëpushim, duhet ta pranosh, që plumbat të ndalen”, shpjegoi Trump.
Zelensky reagoi prerazi: “Sigurisht që duam ta ndalim luftën – por ajo që të kërkova janë garanci”.
Pas kësaj, Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë. Qëndroi në rezidencën presidenciale vetëm për dy orë e njëzet minuta. Konferenca e shtypit, ku do të duhej të nënshkruhej marrëveshja për shfrytëzimin e mineraleve ukrainase, u anulua. Dhe Trump e mbylli kapitullin me këto fjalë: “Mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”.
Në një postim në rrjetin e tij social “Truth”, Trump akuzoi Zelenskyn se “mungesa e tij e respektit ndaj Shteteve të Bashkuara” ishte e pafalshme.
“Sot në Shtëpinë e Bardhë patëm një takim shumë domethënës – shkroi ai. – Është befasuese ajo që del nga emocionet, dhe e kuptova që presidenti Zelensky nuk është i gatshëm për paqe nëse Amerika është e përfshirë, sepse ai beson se angazhimi ynë i jep atij një avantazh të madh në negociata. Nuk dua avantazhe, dua paqe. Ai ka treguar mungesë respekti për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale. Mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”.
Kirill Dmitriev, një i dërguar special i presidentit rus Vladimir Putin, reagoi ndaj një videoje të përplasjes në platformën X me një fjalë të vetme: “historike.”
Titulli i agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS raportoi se Zelensky “ndërhyri, debatoi dhe u tregua i pasjellshëm me shtypin.”
Ndërkohë, një tjetër media shtetërore ruse, RIA Novosti, shkroi në titull: “Histeria e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë trondit Radën,” duke iu referuar parlamentit ukrainas.
Vizita e Zelenskyt në Uashington, ka një fillim të vështirë. Donald Trump donte ta anulonte atë, por - sipas transmetuesit francez Bfmtv - udhëheqësi i Elysée Emmanuel Macron e bindi atë ta takonte.
Maria Zakharova
Zëdhënësja për shtyp e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka lëshuar një deklaratë në emër të diplomacisë ruse, ku “vlerëson” vetëpërmbajtjen e Donald Trump dhe JD Vance në takimin shumë të tensionuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Sipas Zakharova-s, fakti se presidenti dhe zv.presidenti amerikan nuk e kanë goditur Zelenskyn, është një “mrekulli e vetëpërmbajtjes”.
“Mënyra se si Trump dhe Vance u përmbajtën dhe nuk e goditën Zelenskyn është një mrekulli e vetëpërmbajtjes”, shkroi Zakharova pas takimit.
"Përplasja e Trump me Zelenskyn është historike" – ka deklaruar një zyrtar i lartë i Moskës, sipas mediave të huaja.
Debatet e ashpra mes Presidenti Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky u bënë shkak për anulimin e një konference të përbashkët për shtyp të dy udhëheqësve si dhe tërheqjen e projekt-marrëveshjeje mbi mineralet, mbi të cilët palët kishin rënë dakord pak ditë më parë.
Miliarderi dhe këshillitari i posaçëm i Trump, Elon Musk tha se ‘Zelensky e shkatërroi veten para syve të amerikanëve’
Ndërkohë presidenti i Francës Emmanuel Macron doli në krah të Zelenskyt.
“Ekziston një agresor rus dhe duhet të respektojmë ata që e luftojnë që nga fillimi’ tha Macron
Marco Rubio dhe Volodymyr Zelensky
Donald Trump i kërkoi Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, dhe këshilltarit të tij për Sigurinë Kombëtare, Michael Waltz, t’u komunikonin zyrtarëve ukrainas në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë Volodymyr Zelenskyn, që të linin ndërtesën.
Lajmi raportohet nga CNN.
Presidenti Volodymyr Zelensky ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social "X", pas largimit nga Shtëpia e Bardhë (sipas mediave amerikane, me kërkesë të presidentit Donald Trump).
"Faleminderit, Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit president, Kongresit dhe popullit amerikan.
Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë",- shkruan Zelensky.
Thank you America, thank you for your support, thank you for this visit. Thank you @POTUS, Congress, and the American people.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 28, 2025
Ukraine needs just and lasting peace, and we are working exactly for that.
Presidenti Donald Trump i ka kërkuar homologut të tij Volodymyr Zelenskyt të largohej nga Shtëpia e Bardhë pas përplasjes mes tyre. Lajmi raportohet nga Fox News.
Presidenti Donald Trump ka lajmëruar përmes rrjeteve sociale se presidenti Volodymyr Zelensky është larguar nga Shtëpia e Bardhë, pas debatit me tone të larta mes tyre në Zyrën Ovale.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social 'Truth Social', Trump shprehet se Zelensky nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre Ovale dhe se ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe.
“Ne patëm një takim shumë domethënës sot në Shtëpinë e Bardhë. U mësua shumë që nuk mund të kuptohej kurrë pa biseda nën një zjarr dhe presion të tillë. Është e mahnitshme ajo që del përmes emocioneve dhe unë kam vendosur që presidenti Zelenskyy nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata. Nuk dua avantazhe, dua PAQE. Ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale. Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe",- shkruan Trump.
Me largimin e liderit ukrainas, marrëveshja mes Uashingtonit dhe Kievit për mineralet e rralla ukrainase mbetet e paarritur, pasi në këtë takim pritej firmosja e saj nga dy palët.
Ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova, u pa duke mbajtur kokën me duar teksa dëshmonte takimin e tensionuar mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump të premten, sipas një fotografie të realizuar brenda dhomës nga gazetarja e CNN, Kaitlan Collins.
The Ukrainian ambassador had her head in her hands by this point. pic.twitter.com/AhnsgWbqOb
— Kaitlan Collins (@kaitlancollins) February 28, 2025
Trump akuzoi Zelenskyn se po "luan kumar me Luftën e Tretë Botërore" dhe e drejtoi gishtin ndaj tij.
"Ajo që po bën është mosrespekt ndaj këtij vendi – vendi që të ka mbështetur shumë më tepër sesa shumë njerëz mendonin se duhej të kishte bërë," – tha Trump.
Zelensky u përgjigj me qetësi: "Me gjithë respektin për vendin tuaj."
Në këtë moment ndërhyri nënkryetari i SHBA-së, J.D. Vance: "A e ke thënë ndonjëherë 'faleminderit' gjatë këtij takimi?"
Zelensky u përgjigj: "Shumë herë."
Vance e sfidoi sërish: "Jo, gjatë gjithë këtij takimi, a e ke thënë 'faleminderit'?"
"Në tetor shkove në Pensilvani dhe bëre fushatë për opozitën. Jep disa fjalë mirënjohjeje për SHBA-në dhe për presidentin që po përpiqet të shpëtojë vendin tënd," – tha Vance.
Zelensky u përpoq të përgjigjej: "Ju lutem, a mendoni se nëse flisni shumë me zë të lartë për luftën..."
Trump e ndërpreu: "Vendi yt është në telashe të mëdha."
Përplasja mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky zgjati rreth 20 minuta në Zyrën Ovale, ku në një moment presidenti amerikan i tha liderit ukrainas: "Pa armët e Shteteve të Bashkuara, do ta kishe humbur luftën për dy javë".
Gjatë debatit, Trump e ofendoi Zelenskyn duke i thënë se "nuk është edhe aq i zgjuar".
Edhe mediat ukrainase kanë raportuar për përplasjen e papritur verbale mes Volodymyr Zelensky, Donald Trump dhe JD Vance në Shtëpinë e Bardhë. Sipas agjencisë Unian, Zelensky tha se Ukraina ende është e aftë të mbrohet dhe t'i rezistojë Rusisë, ndërsa Vance u kundërpërgjigj duke theksuar se SHBA ka shumë probleme të veta.
Debati mes tyre u bë i tensionuar kur Trump ndërhyri, duke i thënë Zelenskyt se duhet të jetë mirënjohës, pasi "nuk ka kartat në dorë", dhe se nuk mund t'i thotë Uashingtonit 'dua këtë, dua atë'".
Në përgjigje, presidenti ukrainas u shpreh qartë: "Nuk kam ardhur këtu për të luajtur letra".
Nënpresidenti amerikan JD Vance kritikoi presidentin ukrainas Zelensky, duke i thënë se është "i pasjellshëm" që shkon në Zyrën Ovale dhe debaton përpara mediave amerikane.
Më pas ai e ashpërsoi më tej kritikën, duke i kujtuar Zelenskyt se kishte shkuar në Pensilvani për të bërë fushatë për opozitën, duke iu referuar ndalesës së tij atje gjatë fushatës elektorale për të vizituar një fabrikë armësh.
Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, 28 shkurt 2025
Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky u takuan sot në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi marrëdhëniet mes dy vendeve, luftën në Ukrainë dhe një marrëveshje strategjike për mineralet e rralla.
Trump e quajti këtë marrëveshje "një marrëveshje e jashtëzakonshme për Ukrainën", duke e cilësuar atë si një fitore ekonomike për Kievin.
Marrëveshja do të firmoset në East Room të Shtëpisë së Bardhë dhe konsiderohet një hap i rëndësishëm në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.
Sa i përket situatës në Ukrainë, Trump deklaroi se e konsideron veten një "arbitër dhe ndërmjetës" mes Kievit dhe Moskës për të ndihmuar në arritjen e një paqeje të qëndrueshme.
"Jam këtu si një arbitër, si një ndërmjetës, për të ndihmuar në uljen e tensioneve midis dy palëve që kanë qenë shumë armiqësore," tha ai nga Zyra Ovale.
Megjithatë, Trump theksoi se Ukraina duhet të bëjë kompromise për të arritur një marrëveshje armëpushimi me Rusinë. Kjo deklaratë pritet të ngjallë reagime, pasi Zelensky ka qenë i prerë në qëndrimin e tij se "nuk do të ketë kompromise me Putinin".
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë takimit me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, deklaroi se dëshiron të dijë se çfarë mbështetjeje është e gatshme të ofrojë Uashingtoni.
"E kam kuptuar çfarë është e gatshme të bëjë Evropa, tani dua të pyes presidentin Trump se çfarë janë gati të bëjnë Shtetet e Bashkuara",- tha Zelensky.
Gjatë konferencës, ai u shpreh i prerë ndaj liderit rus, duke deklaruar: "Putin është një vrasës, nuk dua kompromise."
Në lidhje me marrëveshjen për mineralet e rralla mes Ukrainës dhe SHBA-ve, Zelensky theksoi rëndësinë e saj, duke thënë: "Shpresoj që ky dokument të jetë një hap përpara."
Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, 28 shkurt 2025
Donald Trump priti Volodymyr Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë për një takim dypalësh dhe një konferencë për shtyp. "Është veshur mirë, është elegant," tha presidenti amerikan për liderin ukrainas, i cili kishte veshur një bluzë polo dhe pantallona të zeza.
Sapo i shtrëngoi dorën Zelenskyn Trump tha: “Qenke veshur formalisht sot”, duke ironizuar presidentin ukrainas për veshjen e tij sportive që ka ne çdo takim apo dalje publike.
Zelensky nga ana tjetër, dukej qartë në siklet nga takimi me Donald Trump.
I’m dying. ?
— Britta Landeck (@BrittaLandeck) February 28, 2025
“He’s all dressed up today..” ?
Zelensky like: ?
pic.twitter.com/De2wXgRacL
Komente

Tramp loqes i ka ngel dhe koreja e veriut dhe ta bej aleat.turpi me i madh qe po i ben amerikes vendit me demokratik dhe qe ka luftuar per zdukhen e komunizmit.por fundin do kesh me turp z Tramp
PërgjigjuE kisha parashikuar fundin tragjik te Ukraines sepse e krruajti me gjethe fiku, Kjo eshte Amerika ;(te shet per interes),dhe keshtu perfundojne sherbetoret e poshter(Zeleshi qe shkaterroji popullin per NATO,por u be Miliardier me Dollare te vjedhur nga gjaku i popullit);Konkluzioni;(MOS U AFRONI TE FOLEJA E ARIUT).Historia na ka mesuar qe mos e krruani me Rusin....mos harroni prape!
PërgjigjuO Cercill ti sje as kandil me vaj, Trump ka plotēsisht tē drejt. Do paqe se krimineli Rus Putin ēshtē idjot e fillon Lüften e 3 Botrore. E po filloi Lufta ti mor Cervill ngordh si mi i pari se kush do tē mbroi Sali Bajga apo Ed Palla. Se Lufta e 3 bohet vetēm me atom ska mē pushk e mitroloz mor karagjoz. Po ju as merni vesh o pallavesh e vetēm diskutoni. Bravo Trump bravo respekt je burr i madh kot stē votoi populli Amerkan.
PërgjigjuHAHAHAHA TI QENKE KOMEDIAN SI PUNA E ZELENSKIT…EDHE GJENÍ NGA TRURI…TI DUHET TE ISHE ME SEZBEN KESHILLTARI I KETIJ HALES PORTOKALLI.
o kafshe injorante qe mbeshtet nje narcisist e autoritar qe sillet si gangsterr me nje vend me te dobet ne nevoje.
Bravo Trump je i vetmi qe po kerkon te besh paqen ne bote dhe po te sulmojne sepse keta qe shkruajne lart e poshte nuk kane djemte e tyre ne front tju vriten por flasin nga deshira qe te shikojne lufte pa fund derisa nje dite te kthehet ne luften e teete boterore. Ky cifuti bashke me fansat e tij dubet ta kuptojne se me Rusine nuk diton dot asnje sepse eshte superfuqi berthamore dhe ata qe e kuptojne cdo te thote kerkojne qe te ulen palet ne bisedime per paqe , prandaj ju qe kritikoni shkoni dhe ndihmoje i zeleshin atje me arme ne front dhe jo me komente o palla
Përgjigjukokebosh qe i rendon kot tokes, ik zhduku nga faqja e dheut e mos u duk te japesh mendte e tua injorante ketu
E para nuk mund te ket bisedime pa' ukrainen ne tavolin esht gabim i papam e dyta presidenti amerikan u rizgjodh si Tramp NGA populli American po me sa duken gjasat do iki si TRAp me kto qe po bon, ai arron qet pa' Evrop, e Canada,nuk Ka americ te Fort.por pordha modhe gris brekt e veta thojn shkodront.
PërgjigjuEshte presidenti i pare amerikan qe ankohet per paraardhesin e tij para nje viktime,pse gjoja Zelenski paska mbeshtetur demokratet ne zgjedhje, gje qe nuk ka ekzistuar kurre ky fenomen qe nga George Uashington e ne vazhdim. Eshte e qarte se po te ishte administrata Biden, lufta do te perfundonte me shpejt,nornalisht me kosto per ukrainen,por kurre siç derishon ta poshteroje ky presidentin ukrainas dhe europen me ultimatime,ndonese edhe te paret e tij jane refugjate europian ne SHBA. Megjithate humbesi me i madh ne kete takim ishte Trump per menyren se si u soll ai me ultimatume, qe te kujton nenshkrimet e kapitullimit te japonise pas LDB, ndonese japonezet kishin shpallur luften dhe sulmuar ne menyre te pabese, por Ukraina eshte e kunderta e Japonise ne kete lufte, nuk ka sulmuar askend dhe duket si e prere ne bese.
PërgjigjuUne mendoj se Tramp eshte bere si Lolo para Putinit
Përgjigjuti si ke emerin dhe dhe mendimet. nje pyetje?! pse ish shprehja e 1917 internacionale do jete bota e re...dhe nese lidhet kjo me emigrimet e sponsorizuara sorosiane? lavdi marksizem leninizmit ngadhimtar!
Une mendoj se kokdylli eshte jo-legjitim ne White House,prandaj ben ne menyre transparente pitbullin e putinit
Dhe cfarë bëri ky mbas gjithë atij shkatërrimi dhe gjithë atyre të vrarëve , një vrimë në ujë . Tani Ukraina nuk ekziston si shtet sepse do ta bëjne copa , një pjesë Rusia dhe tjetrën perëndimorët
Përgjigjus'di te japesh argument lul kokeboshi he? s'ka gje vazhdo kenaqu me propaganden ruse qe te mashtron cdo dite. Ta gezosh edhe Donaldin qe e do aq shume e qe po terhiqet nga mbrojtja e Kosoves apo mbeshtetja e reformes se drejtesise ne shqiperi. Shko dili zot ti kosoves tani po ta sulmoje Serbia, goca e Rusise (dashnores se donaldit tat).
Robt si puna jote do shisnin fshatin e vet te fashistet ne kohe lufte ose do spiunonin vllain ne kohen e xhaxhit. Rob pa shtylle kurrizore
Copa e do vetem Rusia Ukrahinen, kurse "ky" ka drejtuar nje rezistence te papare te popullit te tij kundrejt pushtimit rus. Prandaj mori respektin dhe mbeshtetjen e pakufizuar te SHBA dhe Evropes. Tani erdhi shoku i Putinit ne pushtet qe do te shkaterroje gjithcka, ti jape fitoren shokut te vet pa perfshire ne negociata vendin kryesor qe do i percaktohet fati, e duke i dale kundra gjithe aleateve historike te SHBA.