Bota

Trump pret Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë: Ukraina do të duhet të bëjë kompromis për armëpushim! E shoh veten si një arbitër mes Kievit dhe Moskës

28 Shkurt, 18:20| Përditesimi: 28 Shkurt, 18:24

  • Share

1740763401_3b4767007a1b45f3b17fcb36c7cf.jpg

Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, 28 shkurt 2025

Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky u takuan sot në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi marrëdhëniet mes dy vendeve, luftën në Ukrainë dhe një marrëveshje strategjike për mineralet e rralla.

Trump e quajti këtë marrëveshje "një marrëveshje e jashtëzakonshme për Ukrainën", duke e cilësuar atë si një fitore ekonomike për Kievin.

Marrëveshja do të firmoset në East Room të Shtëpisë së Bardhë dhe konsiderohet një hap i rëndësishëm në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Sa i përket situatës në Ukrainë, Trump deklaroi se e konsideron veten një "arbitër dhe ndërmjetës" mes Kievit dhe Moskës për të ndihmuar në arritjen e një paqeje të qëndrueshme.

"Jam këtu si një arbitër, si një ndërmjetës, për të ndihmuar në uljen e tensioneve midis dy palëve që kanë qenë shumë armiqësore," tha ai nga Zyra Ovale.

Megjithatë, Trump theksoi se Ukraina duhet të bëjë kompromise për të arritur një marrëveshje armëpushimi me Rusinë. Kjo deklaratë pritet të ngjallë reagime, pasi Zelensky ka qenë i prerë në qëndrimin e tij se "nuk do të ketë kompromise me Putinin".


Lajmi kryesor:

Trump-Zelensky, 20 minuta debat me tone të larta në Zyrën Ovale! Presidenti amerikan e përzë dhe e kërcënon: Kthehu kur të jesh gati për paqe! Moska: Përplasje historike (VIDEO)


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?