Marrëveshja Ukrainë-Sllovaki për eksportin e grurit

21 Shtator 2023, 15:46| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 15:47

  • Share

1693498548_grure.jpg

Ministrat e Bujqësisë të Sllovakisë dhe Ukrainës kanë rënë dakord të krijojnë një sistem licencash tregtare për grurin që do të lejojë heqjen e ndalimit të importit të katër produkteve ukrainase në Sllovaki, njoftoi Ministria Sllovake e Bujqësisë, siç raporton agjencia e lajmeve ukrainase Rbc- Ukraine.

Marrëveshja duhet të çojë në heqjen e ndalimit aktual të Sllovakisë për importin e produkteve ukrainase deri në fund të vitit.

“Derisa të nisë ky sistem dhe të testohet funksionaliteti i tij i plotë, ndalimi i importit të katër produkteve nga Ukraina... do të vazhdojë të jetë i vlefshëm deri në fund të vitit 2023”, thuhet në një deklaratë nga Ministria e Bujqësisë sllovake.

Qeveria e Kievit tha gjithashtu se Ukraina dhe Polonia do të diskutojnë mosmarrëveshjen e grurit "në ditët në vijim". Të dy vendet mbajnë "marrëdhënie të ngushta dhe konstruktive" për këtë çështje.

“Negociatat e ardhshme do të zhvillohen në ditët në vijim, gjatë të cilave do të diskutohen çështjet e përgatitura nga të dyja palët”, tha Ministria e Bujqësisë e Ukrainës në një deklaratë, duke njoftuar një telefonatë midis ministrave polakë dhe ukrainas të bujqësisë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ SHBA do dërgojë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore në Ukrainë! McCarthy: Ndaloni ndihmën e re për Kievin! Anija e parë civile me grurë ukrainas mbërrin në Stamboll


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?