Politikë

Marta Kos vlerëson Ramën: Edi po bën shkëlqyeshëm, nëse vazhdon kështu Shqipëria anëtarësohet në 2029

1 Shtator, 16:56| Përditesimi: 1 Shtator, 17:14

  • Share

Shqipëria mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian në vitin 2029 në qeveria vazhdon reformat. Kështu u shpreh Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, gjatë fjalës së saj në Forumin e Bledit në Slloveni.

Eurokomisionerja Kos vlerësoi Kryeministrin Edi Rama për punën që po bën në lidhje me çeljen e kapitujve.

“Në 10 muajt e fundit kemi hapur më shumë grupkapituj se sa 5 vitet e fundit dhe kemi mbyllur më shumë kapituj se sa 10 vitet e fundit. Kështu që kemi çelur dy grupkapituj të tjerë për Shqipërinë këtë vit, kemi rënë dakord me Edin që do të festojmë, së pari në Bruksel dhe vitin tjetër me ndeshjen e futbollit midis vendeve kandidate dhe shteteve anëtare në Tiranë, kuptohet që Presidenti i UEFA-s do të luajë me ne, e po kështu edhe ca të tjerë. Me Malin e Zi po ecim përpara dhe është e mundur në qoftë se përfundojmë në 2026 në aspektin teknik të bisedimeve, në 2028 mund të kemi 28 anëtarë të BE. Dhe në qoftë se Edi vazhdon të bëjë atë që po bën në mënyrë të shkëlqyer, atëherë në 2029 mund të kemi 29 anëtarë. Kështu që shpejtoni”, tha Marta Kos.


Lajmi kryesor:

Slloveni/ Forumi i Bledit diskuton për zgjerimin e BE-së, Rama: Po punojmë për të mbyllur negociatat në 2027! Costa: Mos humbasim momentin! Kos: Zbatoni reformat


V.GJ /r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se Kuvendi i ri do jetë më efikas për qytetarët se ai i kaluari?