TIRANË- Shpifje nga njerëz "askush" që kërkojnë të bëhen "dikushi"! Kështu i ka cilësuar kryeministri Edi Rama akuzën e bërë se shkrimtari Martin Camaj ka qenë agjentë i UDB-së. Në 95 vjetorin e tij të lindjes, Rama ka folur me superlativa për Camajn, teksa ka bërë edhe një krahasim me këtë "shpifje" me akuzat e bëra sot ndaj tij mbi çështjen e detit.
"Njerëzit që janë askush kërkojnë të bëhen dikush duke guxuar që të prekin deri aty ku gjenden dikushët që De Rada thoshte "engjëjt që e bëjnë gostinë më vete dhe prishja e këtij rendi dhe përpjekja e shfrenuar e një luzme pseudosh që duke shfrytëzuar të gjitha parametrat dhe kushtet që ka krijuar kjo kohë e re për të hyrë në gostinë e tyre me dhunë dhe për të zëvendësuar engjëjt me djajtë, është e frikshme, por meriton të luftohet pa u dorëzuar. (...)Debati për Martin Camajt, do ishte i destinuar që të bëhej si pseudo debati i detit. Më shkon gjuha tek deti po nuk po merrem me të sot, është rast tipik kur s’ka marrëveshje dhe negociata sepse nuk kemi rënë dakord. Të thonë thellohu-thellohu, domethenë ti diçka ke dhe kështu pash që po shfaqeshin duart e tyre mbi engjejt e asaj gostisë së De Radës të veshur me veladonin e mërtirëve të dëshmorëve. Debati i Camajt dhe për të tjerë do të ishte i destinuar të bëhej si pseudodebati i detit", tha Rama.
Ky reagim i kreut të qeverisë lidhur me një nga debatet më të "nxehta" të disa javëve më parë, që nisi nga publikimi i një dosje nga studiuesi Auron Tare, erdhi gjatë konferencës organizuar nga Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit në Pallatin e Brigadave. Të pranishëm ishin drejtoresha Gentiana Sula, historiania Sonila Boçi, Erald Kapri, ministrja e Kulturës Elva Margariti.
Një pjesë nga fjalimi i kryeministrit Edi Rama
Do të isha këtu edhe po të mos isha kryeministër, sepse Martin Camajn e kam njohur, fatkeqësisht jo sy për sy, por kemi pasur një kontakt të vazhdueshëm së bashku dhe jemi njohur me zë.
Kam pas nderin që ta përcjell në banesën e fundit, në atë ditë kur u nda nga të gjithë ata që e shoqëruan në dëborë. Si kryeministër vij me kënaqësi për t’i shprehur konsideratën Autoritetit të Dosjes për punën aspak të lehtë, por të madhe që ka bërë dhe për ta inkurajuar që të vazhdojë punën, si dhe të dalë më shumë nga suaza e vet, për t’i përcjellë më shumë publikut fjalë si ato të që tha drejtuesja e këtij institucioni. Është një kënaqësi për mua të marr pjesë në një varrim të shpifjeve dhe akuzave që Martin Camaj mori jo nga ata që i privuan atdheun, por nga ata që nuk e lanë as në botën tjetër të qetë.
Njerëzit që janë askush kërkojnë të bëhen dikush duke guxuar që të prekin deri aty ku gjenden dikushët që De Rada thoshte “engjëjt që e bëjnë gostinë më vete dhe prishja e këtij rendi dhe përpjekja e shfrenuar e një luzme pseudosh që duke shfrytëzuar të gjitha parametrat dhe kushtet që ka krijuar kjo kohë e re për të hyrë në gostinë e tyre me dhunë dhe për të zëvendësuar engjëjt me djajtë, është e frikshme, por meriton të luftohet pa u dorëzuar.
Për këtë arsye, besoj se kjo që bëhet sot është përtej detyrës së autoritetit të dosjeve. Ai mbase na sheh nga lart dhe na buzëqesh. Ai ishte i fundit trashëgimtar i denjë i rilindësve shqiptar, është në tryezën epërme ku kanë zënë vend në krenarët e letërsisë. Të turreshin ndaj një njeriu që në jetën e tij jo thjesht shkruajti në një mënyrë që zuri vendin te krenajat e letërsisë, por mishëroi sfilitjen fizike, shpirtërore të asaj që ishte persekutimi komunist. Camajn nuk e lanë të prehej i qetë as në botën tjetër. Ai mishëroi persekutimin komunist.
Ai ishte mik shumë i afërt me Gjelosh Gjokajn. Camaj zbriti në Shkodër nga malet e Temalit. Shkollimi iu ndërpre në vitin 1946, regjimi i ndaloi vazhdimin e kolegjit. Në funksion të shënjestrimit të atyre që fëmijë, gjë që ne kur na erdhi radha e njohëm si “njollë në biografi”. Pjesë e këtij mikroozmosi ishte dhe Arshi Pipaj. Ishte dhe ky i arratisur. Ai thotë që Camaj ishte tipiku i intelektualit. E braktisi atdheun, dhe kur nuk është më i ri e kupton që e ka të pamundur të lëshojë rrënjë në dheun e ri. Sepse e përndjek malli për atdheun e tij.
Nëse do të ishte zog, do të ishte shtegtar, i panënshtruar nga moti i keq dhe në kërkim të një vendi të ngrohtë që nuk e gjeti dot asnjëherë, por që e kërkoi nëpërmjet gjuhës shqipe në librat e tij. Në vend që të përkthenin në shpifje, ato që kanë marrë nga dosja e survejimit, të çkodonin mesazhet e Martin Camajt kur thotë “refuzoj gjuhën e gjarprit”. Është piskamë e dikujt që nuk e ka pirë kupën e helmit. Dhe mund të kishte bërë një pakt, që shumëkush e ka argumentuar si pakt të pashmangshëm. Nuk e ka bërë. Sot jam shumë i lumtur që pas kaq shumë vitesh, kur si mallkim e ka ndjekur hija e persutorëve me mashat e mllefit që ka mediokriteti. Arrijmë që të bëhet dritë, ose u arrit që të bëjmë dritë se i takon Autoritetit të Dosjeve.
Kam qënë i terrrorizuar nga ideja se fatin e Camajt në publik për shkak të këtyre shkuartbiqëve të pashërueshëm që shet sallam e kikirkë, mund të pësojë kleri katolik i Shqipërisë. Duket si plan po nuk është ashtu. Debati për Martin Camajt, do ishte i destinuar që të bëhej si pseudo debati i detit. Është njësoj si ata që unë them nuk ka negociata, ata thonë bëj transparencë. Duke qenë se populli shqiptar e ka përcaktuar se kur gënjeshtra ka mbaruar xhiron e botës, e vërteta nuk i ka ngritur pantallonat. në këtë fushë kur mungon një autoritet, një burim i respektuar informacioni, shpifja, gënjeshtra, demaskimi, plus për faktin se prirja kombëtare për të besuar të keqen, të shpifje dhe pa këtë autoritet nuk do të dihej që dosja e survejimi është diçka tjetër nga dosja e bashkëpunimit.
Martin Camaj e të tjerë kanë dosje, por që janë njësoj si kartelat tona mjekësore. Kartela ekstra e njerëzve të lindur me njollë, sipas asaj kohe, ishte për të gjithë dhe mbushej, siç e tregojnë dosjet, me të dhëna të vazhdueshme dhe bënte që kur vinte dita që fëmija të shkonte në shkollë, dikush që nuk kishte lidhje me dosjen, informohej që ky fëmijë nuk mund të shkohej në shkollë. Nuk do dihej as arsyeja e arratisjes së tij, Camaj për të mos cuar në burg dy shok të tij që i kërkonte Sigurimi, i informoi dhe iu dha shansin që të arratiseshin. Është e shkruar në dosje.
Nuk eshte "shpifje" t'i permendet martinit si edhe disa te tjereve si Martine, kjo kohe sa ishin ne ish_jugosllavi dhe vertet sherbyen vermberisht UDB sllave,sespe ikja e tyre nga komunizmi shqiptar te komunizmi ortodoks sllav.Kjo "ar dhje" ishte e ksuhetzuar me bashkpunim me OZN-UDB serbe ne dem te shqiptareve vendas ne hapesirat e ish-jugosllavise titiste.Kete dijne te ghjithe mocaniket e atyre viteve kendej e andej Drini.Ket edhe ta thuash e ta shkruash,nuk eshte ndonje mekat e as etiketim i demshem.Martinit dhe disa te tjereve, kjo "denke" nuk ia humb vleren krijuese letrare asnje çikë.
PërgjigjuKryeminister qesharak i nje shteti qesharak ! Promovon nje ish-bashkepuntor te UDB-se Komuniste Jugosllave e anti-shqiptare! Fakt i verteuar jo vetem nga ish-Sigurimi por edhe nga CIA ! Turp e faqja e zeze per kete megollaman qe nuk ka asnje lidhje me PS-ne e me te majten patriotike shqiptare !
PërgjigjuPo "Turp" po kujt ja thua?! KM e kujton veprimtarine inteligjente poezi.
Pothuajse mbaruan problemet e Shqiperise... dy çeshtje kan mbet pa zgjidh..Bjellorusia dhe Martini i UDB-se...na befte mire bari o popull..
PërgjigjuNe cilin perfundim eshte arritur? Kush jane personazhe negative: -Ata qe kane bashkepunuar me Sigurimin e Shtetit Shqiptar apo -Ata qe kane bashkepunuar me zbulimet e shteteve te huaj?
PërgjigjuZ.Rama,faktet jane fakte.Z.Camaj ,eshte e vertete ka qene intelektual I shquar dhe ka bere plot studime dhe botime,por qe dhe ka punuar per spiunazhin,edhe kjo eshte e vertete dhe nuk mohohet,pasi vete paguesit e tij e kane vertetuar.Ato kartelat mos I nenvlefteso se behet fjale per koka e jete njerezish.S.d.q. te gjithe e kane veshtire ta pranojne faktin si te vertete ne fillim.Gjeja me e mire do ju sugjeroja eshte qe per figura kontroverse dhe te diskutueshme evitoji komentet,deklaratat,fjalimet dhe lerua ata specialisteve te fushave ku ata kane kontribuar o shkelqyer,le te flasin ata!
PërgjigjuPo ky pse del me receta? Le te lere studiuesit te bejne punen e tyre, se e zgjidhin vete ata. Apo do na thote si behet rakia me gjethe molle? Camaj eshte poet safi, po ndoshta jo aq i kulluar si njeri.
PërgjigjuAi ishte askushi dhe u be dikushi se ti ja dhe postet familjarisht atyre legenave, qe aq shum i pelqen vetja sa fillojn e flasin per njerezit qe kan bere historine e shqiperise
PërgjigjuSa patetike! Se cpune ka nje kryeminister te beje e zhbeje dike si spiun te nje vendi te huaj, nje zot e di Nuk ka as autoritet dhe as kompetence. Ndaj ai eshte si dhe ata qe kritikon, spekullant dhe shpifes. Nese Camaj ka qene ose jo spiun i sigurimit, kete e deklaron Autoriteti. Jo nje pufte si kryemijistri. Per vendet e tjera ato jane kompetence e tyre. Shkrimini Auronit bazohej ne dokumente te huaja.Dhe ngriti teorine e tij. Se ckane keto pushtetaret qe ankohen kjo te ben pershtypje. Ishalla nuk e kane nga halli qe mund te kene gelltitur ndonje luge corbe neper evrope kur bridhnin poshte e larte si dhi te zgjebosura.
PërgjigjuPo ,kartela ekziston por kjo nuk do te thote qe nuk ka qene agjent i udb.sigurisht ,perderisa mithat frasheri del patriot se bashkepunoi me nasifashistet dhe me pas dihet se i ka shkruar cia ,pse te mos rehabilitosh edhe te tjere?sigyrisht ,enveri ka faj te madh qe e nxiu edhe figuren e frasherit.ai nxiti edhe andon zako çajupin qe shkroi klubin e selanikut..sa i poshter ai enveri.por ke akoma edi.ke zenel shehun,alush leshanakun,hamit matianin.pse nuk i sjell edhe eshtrat e abaz kupit.çoji te heronjte e nazifashizmit.tani e kuptoj me mire pse imiton musolinin.
PërgjigjuKjo është shumë e vertet se UDB-a serbe ka shumë bashkëpunëtorë në Shqipëri e sa për Kosovë mos të flasim sepse e tëra klasa politike në pushtetin e kosovës janë pro serb !
PërgjigjuTemperatura 35 grade ky palla i veshur me kostum.
PërgjigjuLexo efektet e kokaines edhe do e kuptosh