SHBA/ Masakra në Lewiston, vijojnë kërkimet për autorin të dyshuar të vrasjes së 18 personave, 13 të plagosur! Banorëve u kërkohet të qëndrojnë të mbyllur (FOTO+VIDEO)

26 Tetor 2023, 07:27| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 20:57

  • Share

SHBA-   Një operacion i gjerë vijon për arrestimin e autorit të masakrës të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, 25 tetor 2023, kur një person hapi zjarr në një lokal, në qytetin Lwiston të shtetit Maine në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke lënë 18 të vdekur dhe 13 të plagosur.

Autori i dyshuar, Robert Card  40 vjeç që sipas autoriteteve është i trajnuar për përdorimin e armëve, nuk është kapur ende. Ai është një instruktor i certifikuar i armëve të zjarrit dhe një anëtar i Rezervës së Ushtrisë Amerikane.

 Banorëve të Lewistonit, qyteti i dytë më i madh në shtetin e Mainit u është kërkuar të mbyllen në shtëpi. Gjithashtu janë mbyllur edhe shkollat dhe policia u ka kërkuar qytetarëve që të japin çdo informacion për kapjen e tij.

Card hapi zjarr rreth orës 19:00 të mbrëmjes me orën lokale në një bar sportiv ku po festohej një festë me fëmijë dhe më pas sulmoi edhe një qendër supermarketi Walmart.

Robert filloi të qëllonte mbi njerëzit. Më pas ai u arratis me një makinë, duke marrë me vete automatikun. Makina u gjet e braktisur disa orë më pas.

Card ishte rezervist i Gardës Kombëtare, e vendosur në Saco, në shtetin verior të Maine. Ai jeton në Bowdoin dhe është një instruktor armësh. Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë e tregojnë atë me fytyrë të zbuluar, i veshur me pantallona të zeza dhe një këmishë ngjyrë kafe, ndërsa i drejton automatikun viktimave. Arsyet e sulmit janë ende të paqarta, por autoritetet thanë se probleme të shëndetit mendor dhe i ishte nënshtruar një trajtimi për afro 2 javësh para disa muajsh.

Lajmi ne perditesim... 

Ora 20:54
SHBA, vijojnë kërkimet për të arrestuar rezervistin që kreu masakrën në Liewiston

1698346577_frfrfr.jpg

Forcat e policisë kanë rrethuar Liewiston për arrestimin e Robert Card, autorit të masakrës

Policia e Liewiston në Maine prej orësh vijon kërkimet intensive për të arrestuar Robert Card, 40 vjeçarin i cili kreu masakrën në orët e mbrëmjes së të mërkurës në këtë qytet  duke vrarë 18 persona dhe duke plagosur 13 të tjerë.

40 vjeçari konsiderohet i armatosur e i rrezikshëm, ka deklaruar policia. Ai është një instruktor i çertifikuar i armëve të zjarrit dhe një anëtar i Rezervës së Ushtrisë Amerikane.

Policia u bën thirrje banorëve që të evitojnë daljet e paarsyeshme dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë tek autoritetet. Lewiston është qyteti i dytë më i madh i shtetit dhe ndodhet rreth 36 milje në veri të Portland.

Ora 11:40
Masakra me 18 viktima në SHBA, vazhdon ende aksioni për kapjen e autorit

1698326783_dad.jpg

Autoritetet amerikane kanë nisur aksionin për kapjen e autorit të masakrës në qytetin e Lewiston, ku 18 persona u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën. Kërkimet janë përqendruar në Maine, aty ku autori realizoi masakrën me një armë automatike mbrëmjen e së mërkurës dhe ende pas 12 orës ai endet i lirë.

Policia e ka identifikuar agresorin si 40-vjeçari Robert Card nga Bowdoin duke paralajmëruar publikun se ai është ende i armatosur dhe është person i rrezikshëm.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit në Maine thonë se Card është një instruktor i certifikuar i armëve të zjarrit dhe rezervist i ushtrisë amerikane. Card kishte bërë së fundmi kërcënime për të kryer një sulm në një strukturë të Gardës Kombëtare në Saco, dhe gjithashtu ka raportuar probleme të shëndetit mendor.

Zyra e sherifit ka publikuar imazhet e të dyshuarit dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij në çdo rast, raporton CNN.

Për herë të fundit autori i masakrës është parë me armën që përdori për të kryer sulmin në dorë, i veshur me rroba ngjyrë kafe. Policia shpërndau gjithashtu një imazh të automjetit që po kërkon. Autori dyshohet se lëviz me një SUV të vogël me ngjyrë të bardhë dhe parakolpin që besohet të jetë i lyer me ngjyrë të zezë.

Zyrtarët e Maine kanë thënë për mediat se qindra oficerë policie po punojnë në të gjithë shtetin për të gjetur Card, ndërsa publikut iu kërkua të kontaktojë zbatimin e ligjit nëse ata kanë informacion për vendndodhjen e tij.

Në Maine janë parë oficerë të armatosur rëndë, që janë mbledhur në gjimnazin e shkollës së mesme “Lisbona”, që është rreth 15 minuta nga Lewiston, ndërsa qindra të tjerë janë shpërndarë në rrugë.

Në një deklaratë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS), sqarohej se  në operacionin për kapjen e autorit do të përfshiheshin edhe oficerë nga agjencitë federale, si dhe partnerë shtetërorë dhe lokalë.

Ora 11:24
SHBA/ Këshilltari i Lewiston reagon pas të shtënave me armë: Është një ngjarje vërtetë e frikshme

1698312075_lew.jpg

Këshilltari i qytetit të Lewiston, Robert McCarthy, shtëpia e të cilit ndodhet gjysmë milje larg vendit ku ndodhi një nga të shtënat, e kujtoi incidentin si "një ngjarje të vërtetë të frikshme".

"Ne i mbyllëm të gjitha dyert. Ne morëm armët tona që kemi në shtëpi dhe i mbanim në duar. Ne thjeshtë presim të informohemi për kapjen e personit që e kryu këtë masakër", tha McCarthy për CNN.

Ai tha se "lutjet e tij shkojnë për të gjithë viktimat dhe për të gjithë ata që u përfshinë në këtë sulm".

Ora 11:18
Pas të shtënave me armë në Lewiston, Biden bisedë telefonike me guvernatorin e Maine dhe ligjvënësit

1697814954_joebidenluftaneukraineluftanerripinegazessulmohetizraeli.jpg

Presidenti amerikan, Joe Biden, zhvilloi një bisedë telefonike me disa ligjvënës në Maine pas të shtënave masive në Lewiston, Maine, tha zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë për pool të mërkurën.

“Presidenti bisedoi në telefon me guvernatoren e Maine, Janet Mills, senatorët Angus King dhe Susan Collins dhe kongresmenin Jared Golden për të shtënat në Lewiston, Maine dhe ofroi mbështetje të plotë federale në vazhdën e këtij sulmi të tmerrshëm”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë, raporton CNN.

Ora 11:04
Sulm me armë në SHBA, Autoritetet caktojnë konferencë shtypi rreth ngjarjes në Lewiston

1698311068_people.jpg

Një konferencë shtypi rreth të shtënave masive do të zhvillohet në orën 10:30 të mëngjesit të së enjtes në bashkinë e Lewiston, sipas oficerit të informacionit publik të Policisë së Shtetit të Maine, Shannon Moss.

Ndërkohë, kërkimi vazhdon për Robert Card, të cilin policia e Lewiston e identifikoi si "një person të rrezikshëm", raporton CNN.

Ora 10:41
'Dëgjon zëra', Kush është autori i masakrës në SHBA?

1698309644_zz.jpg

Robert Card quhet autori i masakrës në Maine të Oklahoma-s, i cili është me origjinë nga Bowdoin. Sipas raportimeve të policisë 40-vjeçari "konsiderohet i rrezikshëm”. Zyrtarët në Maine raportuan se Card është një instruktor i çertifikuar i armëve të zjarrit dhe një anëtar i Rezervës së Ushtrisë së SHBA, raporton DailyMail.

Bowdoin është një qytet në Sagadahoc County, Maine, Shtetet e Bashkuara. Popullsia ishte 3,136 në regjistrimin e vitit 2020. 

Card kishte bërë së fundmi kërcënime për të kryer një të shtëna në një strukturë të Gardës Kombëtare në Saco, Maine, dhe gjithashtu raportohet me probleme të shëndetit mendor, duke përfshirë dëgjimin e zërave, thanë zyrtarët.

Të paktën 18 persona kanë vdekur si pasojë e sulmi me armë në Lewiston, Maine, ku u regjistruan tre të shtëna gjatë natës si dhe 13  persona u plagosën. Policia urdhëroi banorët të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dyert sepse sulmuesi është ende i armatosur dhe i lirë.

Ora 10:01
VIDEO/ Masakra në shtetin e Maines, SHBA, momenti kur qytetarët e tmerruar përpiqen të largohen nga salla e bowling ku u vranë 18 persona, 13 u plagosën

Një video e regjistruar nga një dëshmitar okular tregon njerëzit duke vrapuar nga vendi i sulmit që ndodhi në Lewiston, Maine të mërkurën. Një person i armatosur hapi zjarr në disa lokacione në Lewiston, duke vrarë të paktën 18 persona. 

Po ashtu në video shihet edhe ndërhyrjen e policisë që po kryente kontrolle mes njerëzve pranë vendit ku ndodhi ngjarja tragjike, ndërsa ndihmësmjekët ngarkuan në ambulancë një të plagosur, raporton La Repubblica.

Të shtënat masive lanë 13  persona të plagosur në vende të ndryshme, duke përfshirë një sallë bowling dhe një bar, raportoi NBC News, duke cituar burime të policisë Lewiston. 

Departamenti i Policisë Lewiston identifikoi një person në të shtënat masive në bar dhe bowling në Facebook si Robert Card, 40 vjeç dhe paralajmëroi se ai duhet të konsiderohet "i armatosur dhe i rrezikshëm".

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?