Një video e regjistruar nga një dëshmitar okular tregon njerëzit duke vrapuar nga vendi i sulmit që ndodhi në Lewiston, Maine të mërkurën. Një person i armatosur hapi zjarr në disa lokacione në Lewiston, duke vrarë të paktën 18 persona.
Po ashtu në video shihet edhe ndërhyrjen e policisë që po kryente kontrolle mes njerëzve pranë vendit ku ndodhi ngjarja tragjike, ndërsa ndihmësmjekët ngarkuan në ambulancë një të plagosur, raporton La Repubblica.
Të shtënat masive lanë 13 persona të plagosur në vende të ndryshme, duke përfshirë një sallë bowling dhe një bar, raportoi NBC News, duke cituar burime të policisë Lewiston.
Departamenti i Policisë Lewiston identifikoi një person në të shtënat masive në bar dhe bowling në Facebook si Robert Card, 40 vjeç dhe paralajmëroi se ai duhet të konsiderohet "i armatosur dhe i rrezikshëm".
Lajmi kryesor:
SHBA/ Masakra në Lewiston, vijojnë kërkimet për autorin të dyshuar të vrasjes së 18 personave, 13 të plagosur! Banorëve u kërkohet të qëndrojnë të mbyllur (FOTO+VIDEO)
S.S//ReportTv.al