Gërdeci/ Shkëlzen Berisha si i ati, refuzon të dëshmojë në GJKKO! Aldo Bumçi pranon takimet me djalin e ish-kryeministrit, pyetet edhe për faksin

14 Dhjetor 2023, 07:58| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 20:39

  • Share

TIRANË- Shkëlzen Berisha nuk u paraqit në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar në procesin për tragjedinë e Gërdecit. Trupi gjykues tha se dëshmitari nuk kishte marrë dijeni për thirrjen, ndërkohë që prokurori i çështjes Klodian Braho, sqaroi se njoftimi ishte çuar në adresën e vjetër të djalit të ish-kryeministrit.

Ai informoi gjykatën mbi adresën e re të Shkëlzen Berishës ku ai ishte përgjigjur në momentin e pyetjes gjatë hetimeve paraprake në janar 2023. Gjykata tha se njoftimi për dëshmitarin do të përsëritet në adresën e re dhe Shkëlzen Berisha do të kërkohet në seancën e ardhshme (27 dhjetor), krahas dëshmitarëve të radhës të cilët sipas numrit rendor në listë janë Luan Hoxha, ish-shef i Shtabit dhe Ylli Pinari, ish-drejtor i ndërmarrjes MEICO.

Duket se ashtu si i ati, Sali Berisha, edhe Shkëlzen Berisha po përpiqet t’i shmanget përballjes me drejtësinë duke luajtur me njoftimet nga SPAK.

Për përfundimit të seancës, Shkëlzen Berisha, në rrjetet sociale shkroi se në asnjë adresë të tijën, as fizike dhe as elektronike nuk i ka mbërritur ftesë për t’u paraqitur në SPAK.

“Pretendimet e SPAK, që janë qartazi në funksion të qëllimeve politike e mediatike të Edi Ramës, bien poshtë, si nga njoftimet e mëparshme që janë ekzekutuar me sukses, ashtu dhe nga fakti që personalisht në dëshminë e dhënë para SPAK kam depozituar adresën e saktë dhe numrin e telefonit”, shkruan djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në prani edhe të ish-ministrit të pandehur Fatmir Mediu, Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshminë e ish-ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi në lidhje me faksin e vitit 2007 me shënimin “për Shkëlzen Berishën” në dokumentin ku jepte mendim pro projektit të Ministrisë së Mbrojtjes për fabrikën e demontimit në Gërdec. Bumçi ka pretenduar se faksi për ‘Shkëlzen Berishën’ është fals. Ish ministri tha se shënimi me shkrim dore nuk është i tij dhe se ai asokohe ka bërë kallëzim për "falsifikim".

“Asnjë fax nuk është dërguar nga unë, asnjëherë, për asnjë ministër. Ministri firmos shkresa, që më pas protokollohen dhe dërgohen. Ministria e Mbrojtjes e ka pasur shkresën 5 ditë para mbërritjes së faksit me shënim". "Unë kam bërë kallëzim penal dhe kam kërkuar akt ekspertim kaligrafik. Shkëlzen Berisha nuk ka punuar ndonjëherë në Ministrinë e Mbrojtjes.”, ka thënë Bumçi.

Bumçi pranoi para gjykatës, njohjen dhe kontaktet me Shkëlzen Berishën. Ai pranoi se e ka takuar në fund të vitit 2007, ku e ka pritur dy herë në zyrë Shkëlzen Berisha për arsye elektorale dhe se mohoi të kishte diskutuar për çështjen e armëve.

“Ja po e marrim të mirëqenë se do të flisja me Shkëlzen Berishën. Këtë do ta bëja me fax? Kisha mënyra të tjera kontakti. Ajo është një falsifikim, vetëm për të mbajtur gjallë një çështje politike. Takimet me të kanë qenë të rralla, kryesisht gjatë fushatave zgjedhore. Kur isha në ministri ka ardhur shumë rrallë, 1 ose 2 herë, por për arsye që lidheshin me fushatën zgjedhore. Nuk kam bërë kurrë me të një bisedë në lidhje me funksionin tim si ministër", dëshmoi Bumçi.

Gjykata mori në pyetje edhe dëshmitaren Alma Zili, ish-sekretare e Bumçit, e cila ka deklaruar se nuk ka qenë në punë kur është dërguar faksi me mbishkrimin ‘Për Shkëlzen Berishën’, nga Ministria e Drejtësisë tek ajo e Mbrojtjes. Zili ka thënë se e ka parë këtë faks përmes mediave.

“Ministria kishte një aparat faksi, i cili përdorej për të përcjellën fakse, në rast se kishte. Nuk kujtoj të jetë shënuar emri i Shkëlzenit në bllokun e shënimeve, ku mbanim shënim orare të takimeve të ndryshme. Kur është dërguar faksi nga Ministria e Drejtësisë drejt Ministrisë së Mbrojtes, unë nuk kam qenë fizikisht në punë. Dokumentin për faksin e kam parë përmes mediave. Ne thjesht na kërkohej të nisnim një faks drejt një institucioni të caktuar. Asnjëherë nuk më është kërkuar të komunikoj me Fatmir Mediun.

Në seancën e 27 dhjetorit, në gjykatë janë thirrur në gjykatë përveç Shkëlzen Berishës, edhe dëshmitaret Anjola Agollit, ish-sekretare e Mediut, Liza Maksuti, Luan Hoxha, Ylli Pinari dhe Sokrat Papadhima. Në procesin për Gërdecin, pritet të pyeten më pas pjesa e dytë e listës, ku përfshihen ish-zyrtarë dhe ushtarakë të pandehur më parë për çështjen, përfshirë edhe ish-shefin e Shtabit Luan Hoxha, i cili ndodhet jashtë Shqipërisë që prej vitit 2012.

Faksi "për Shkëlzen Berishën”

Thirrja e Shkëlzen Berishës në të njëjtën seancë me Aldo Bumçin, lidhet me faksin që ky i fundit i ka dërguar Ministrit të Mbrojtjes së kohës Fatmir Mediu me shënimin “për Shkëlzen Berishën”, në pjesën e sipërme të dokumentit në krahun e majtë. Përveç këtij dokumenti, djali i ish-kryeministrit pritet të pyetet edhe për takime me ministrat e kohës në qeverinë Berisha dhe një telefonatë me Fatmir Mediun menjëherë pas shpërthimit në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona e mbi 300 mbetën të plagosur.

Faksi i vitit 2007 ku është shënuar emri i Shkëlzen Berishës, ishte dhënie mendimi aprovues nga Ministria e Drejtësisë, për projekt-vendimin e qeverisë të përgatitur nga Ministria e Mbrojtjes, për demontimin e municioneve në Gërdec. Më 26 janar 2023, Shkëlzen Berisha dhe Aldo Bumçi, janë pyetur edhe gjatë hetimeve paraprake nga prokuroria, ndërsa në gjykatë ata mbyllin listën e parë prej 52 dëshmitarësh.

Faksi për Shkëlzen Berishën

Ora 14:39
S'u paraqit në GJKKO për të dëshmuar për Gërdecin, reagon Shkëlzen Berisha

1701381774_shkelzenberisha.JPG

Shkëlzen Berisha ka reaguar lidhur me mos paraqitjen e tij në GJKKO I thirrur për të dhënë dëshminë lidhur me masakrën e 15 marsit 2008 në Gërdec.
Përmes një reagimi në facebook djali I ish kryeministrit thotë se nuk ka pasur asnjë ftesë për tu paraqitur si dëshmitar as në adresën e tij fizike dhe as elektronike. Ndërsa thotë se është gati të paraqitet sipas ligjit me të marrë ftesën

Ne lidhje me disa raportime mediatike per “mos paraqitjen” time si deshmitar ne gjykate, me duhet te sqaroj se ne asnje adrese timen fizike apo elektronike nuk ka mberritur asnje ftese per t’u paraqitur per te deshmuar!

Pretendimet e SPAK, qe jane qartaz ne funksion te qellimeve politike e mediatike te Edi Rames, bien poshte, si nga njoftimet e meparshme qe jane ekzekutuar me sukses, ashtu dhe nga fakti qe personalisht ne deshmine e dhene para SPAK kam depozituar adresen e SAKTE si dhe nr e telefonit!

Mbetem i hapur per t’u paraqitur konform ligjit me te marre ftesen!

 

 

 

Ora 13:09
Faksi ‘për Shkëlzenin’, ish-sekretarja e Bumçit në GJKKO: Kur është dërguar s’kam qenë në punë, e kam parë nga mediat

1670932174_WhatsAppImage20221213at12.02.08.jpeg

Alma Zili, ish-sekretarja e ish-ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi ka dëshmuar në GJKKO në gjyqin për Gërdecin. Ajo ka deklaruar s enuk ka qenë në punë kur është dërguar faksi me mbishkrimin ‘Për shkëlzen Berishën’, nga Ministria e Drejtësisë tek ajo e Mbrojtjes. Zili ka thënë se e ka parë këtë faks përmes mediave.

"Ministria kishte një aparat faksi, i cili përdorej për të përcjellë fakse, në rast se kishte. Nuk kujtoj të jetë shënuar emri i Shkëlzenit në bllokun e shënimeve, ku mbanim shënim orare të takimeve të ndryshme. Kur është dërguar faksi nga Ministria e Drejtësisë drejt Ministrisë së Mbrojtjes, unë nuk kam qenë fizikisht në punë. Dokumentin për faksin e kam parë përmes mediave. Ne thjesht na kërkohej të nisnim një faks drejt një institucioni të caktuar. Asnjëherë nuk më është kërkuar të komunikoj me Fatmir Mediun", ka dëshmuar ajo. 

Ora 12:57
Gjyqi për Gërdecin, ish-këshilltari ligjor i Mediut: Presidentin e kompanisë amerikane që bënte çaktivizimin e municionit e kam takuar vetëm njëherë në zyrën e sekretarit të përgjithshëm

1702552000_mediu.jpg

Në seancën në GJKKO për Gërdecin ka dëshmuar sot edhe ish-këshilltari ligjor i ministrit Mediu. Ai ka deklaruar se e ka takuar vetëm njëherë Patrick Henryn, presidenti i kompanisë amerikane SAC (Southern Anmmunition Company), e cila kishte lidhur kishte lidhur një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes, për çaktivizimin e municionit të kalibrit të rëndë, të predhave të artilerisë në Gërdec.

Sipas dëshmisë, takimi ka ndodhur në zyrën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, ku është prezantimi i mundësive demontuese.

“Raportet e ministrit me ushtarakët ishin korrekte dhe me respekt që rridhte natyrshëm. Urdhrat e ministrit dilnin në përputhje me VKM 138. Demontimi ishte një prioritet si kusht për tu anëtarësuar në NATO. Procesi ishte urdhëruar të bëhej në mbikëqyrje ushtarake. Kompania SAC e cila do të bënte demontimin kishte praktikë edhe në Amerikë, ndaj prezumohej e licencuar atje. Patric Henry e kam takuar vetëm në prezantimin e mundësive demontuese në zyrën e sekretarit të pergjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes”, ka dëshmuar ai.

Ora 12:29
Fatmir Mediu: Përpara se të fillonte demontimi kishin nisur punimet për të prishur objektet në mënyrë të paligjshme

 

Fatmir Mediu ishte i pranishëm në seancën për Gërdecin ku ishte thirrur për të dëshmuar edhe Shkëlzen Berisha, i cili nuk u paraqit. Mediu thotë se sot ka vënë në dispozicion të hetimeve edhe një dokument të policisë ushtarake, ku thuhet se përpara se të bëhej demontimi kishte filluar puna për prishjen e objektit në mënyrë të kundraligjshme.

I pyetur nëse do te jetë përballë Shkëlzen Berishës, Mediu u shpreh: “Do të jem në çdo seancë që do trajtohet çështja e Gërdecit”.

“Dua të dalë e vërteta për procesin. U provua se Mediu ka vepruar në respekt të ligjit, për detyrimet e BE dhe të plotësimit të akteve ligjore. Ka pasur marrëdhënie korrekte me strukturat civile dhe ato ushtarake. Nuk ka pasur asnjë reklamim te ministri i Mbrojtjes. I vura dhe sot një dokument të policisë ushtarake, që kishte nisur kompania të niste shembjen e paligjshme të godinës. Do të paraqitem në çdo seancë. Çfarë ka nevojë sot?! Ky demontim ishte çështje sigurie apo e kërkesave të partnerëve tanë! Kërkesa e kompanisë amerikane ka qenë e vlerësuar sipas procedurave dhe më pas se si u përzgjodh vendimi i demontimit. Skam bërë as më shumë dhe as më pak se detyrën time! Dua të sqaroj një herë e përgjithmonë se për transportin, e thotë rregullorja. Në ministrinë e Mbrojtjes transporti është bërë nga Forcat e armatosura të armatimeve. Do të jem në çdo seancë që trajtohet çështja e Gërdecit. Në muajin maj më është raportuar për ndërtim të paligjshëm në Gërdec. Po flas qartë, kompania kishte bërë shkelje. Ky vjen si shqetësim i Policisë Ushtarake, dhe nuk e vendos unë gishtin e akuzës. Nuk ka një akt që të kem neglizhuar.”, tha Mediu.

Ora 12:23
Aldo Bumçi pranon takimet me djalin e ish-kryeministrit në zyrë: Shkresa 'Për Shkëlzen Berishën' është false

Për herë të parë, është pyetur në GJKKO për Gërdecin, ish-ministri i drejtësisë Aldo Bumçi. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi raporton se Bumçi ka pretenduar se faksi për ‘Shkëlzen Berishën’ është fals. Ai tha se kishte bërë një kallëzim pas shpërthimit në Gërdec, duke pretenduar se ishte e falsifikuar dhe se sipas tij ka qenë detyra e Prokurorisë së Tiranës aso kohe që ta hetonte.

"Shkresa në fjalë, e datës 09.03.2007, ishte dërguar me herët me postë dhe me fax për në Ministrinë e Mbrojtjes. Ndërsa shkresa me shënimin me shkrim dore është dërguar disa ditë më vonë. Asnjë fax nuk është dërguar nga unë, asnjëherë, për asnjë ministër. Ministri firmos shkresa, që më pas protokollohen dhe dërgohen. MM e ka pasur shkresën 5 ditë para mbërritjes së faksit me shënim", tha Bumçi.

Ish ministri tha se shënimi me shkrim dore nuk është u tij dhe se ai ka bërë kallëzim "falsifikim".

"Unë kam bërë kallëzim penal dhe kam kërkuar akt ekspertim kaligrafik. Shkëlzen Berisha nuk ka punuar ndonjëherë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ja po e marrim të mirëqenë se do të flisja me Shkënzen Berishën. Këtë do ta bëja me fax? Kisha mënyra të tjera kontakti. Ajo është një falsifikim, vetëm për të mbajtur gjallë një çështje politike", theksoi dëshmitari.

Aldo Bumçi ka pranuar të paktën dy takime me Shkëlzen Berishën në zyrë, por pretendon se Shkëlzen Berisha nuk i ka shkuar në zyrë për çështje pune, por për çështje politike. Ai pranoi se e ka takuar në fund të vitit 2007, ku e ka pritur dy herë në zyrë Shkëlzen Berisha për arsye elektorale dhe se mohoi të kishte diskutuar për çështjen e armëve.

"Takimet me të kanë qenë të rralla, kryesisht gjatë fushatave zgjedhore. Kur isha në ministri ka ardhur shumë rrallë, 1 ose 2 herë, por për arsye që lidheshin me fushatën zgjedhore. Nuk kam bërë kurrë me të një bisedë në lidhje me funksionin tim si ministër".

“2 muaj para se të ndodhte ngjarja e kam takuar Shkëlzenin, por për arsye elektorale. Dy here por jo per çështjet e demontimit. Faksi i gjetur te zyra ime është i falsifikuar, e kam bërë kallëzim këtë”– ka thënë Bumçi.

Ora 12:05
Tragjedia e Gërdecit, Shkëlzen Berisha nuk paraqitet për të dëshmuar

1701434761_shkelzenberisha.JPG

Shkëlzen Berisha nuk është paraqitur ditën e sotme në seancë për të dëshmuar për tragjedinë e Gërdecit. GJKKO-së nuk i ka ardhur njoftimi që ka dijeni për thirrjen për të dëshmuar në seancë. SPAK i vuri GJKKO-së tjetër adresë në dispozicion.

Ora 08:58
Gjyqi për Gërdecin, Fatmir Mediu paraqitet në seancë

 

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur në GJKKO, ku do të mbahet seanca për Gërdecin.

Report Tv sjell pamje ndërsa ai futet në GJKKO, ndërsa sot është thirrur për të dëshmuar për herë të parë edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/12/2023 01:55

    Fax ka numrin e identifikimit-CSID,qe mund te vertetoje origjinen nga cila zyre ka dale.Sa per ate shenimin /special/,jo vetem kaligrafia te behet,por dhe gjurmet e gishtave.Kushdo qe e ka kapur me dore ate flete,ka lene gjurme.

    Përgjigju
  • ÷=/_<: 14/12/2023 16:38

    Qeverisja e PD per kombin shqiptar ka ken qeveria ma RRUMPALL dhe poshtun ne bote me tana te kqiat e mos i ardht ma ktij veni.Hapen depot e krijun 97 krijun GERDECIN vran njerz te pafajshem diten per diell ne trotuar krijun skemen e vjedhjes se votave e msun partit e tjera si vidhen votat.

    Përgjigju
  • tiku: 14/12/2023 16:32

    hajt se shpejt do ta hash edhe ti petllen po he

    Përgjigju
  • Baxhanaku: 14/12/2023 16:22

    Ja pra qe krisma nuk ka patur...!Une vdiqa vet keshtu kot...

    Përgjigju
  • Alb: 14/12/2023 16:17

    Ashte nermale si baba edhe i biri. Kujte ka mi gja?

    Përgjigju
  • lule: 14/12/2023 14:25

    Hajde shtet hajde! Njerzit e thjeshte i kalbin ne burg per nje fature drite!!! Shtet maskarenjsh.

    Përgjigju
    • Lushi: 14/12/2023 20:40

      Po moj Lule, dhe këta qe kanë vjedh gjysem miliardi siç janë Beqaj, Gjiknuri, Lali fiqve, Ahmetaj e kompani janë jashtë

  • Ridi: 14/12/2023 13:29

    Dogjet nje fshat e shkaterruat nje vend te tere se bashku me familjen tende, po ju vjen fundi apo jo, tani e ndjen e po te ben bytha pse,pse E shikon kur s`ke mbrojtje nuk din ku te futesh koken, Eh more zeni edhe ti e kupton se sa funderrina jeni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?