Shkëlzen Berisha

Mero Baze: Fshehja e Shkëlzenit dhe roli i Aldo Bumçit si shejtan budalla

14 Dhjetor 2023, 18:34| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 18:39

  • Share

Shkëlzen Berisha, ju shmang sot ballafaqimit me drejtësinë, duke përsëritur kështu skenarin e babait të tij, për mos gjetje adrese. Dhe këtu nuk është se postieri e ka aq të lehtë. Të gjitha shtëpitë që ka në emër të vet i ka dhënë me qira, kurse vet jeton në një vilë që ja ka marrë me qira gruaja, nga ato vila që jepen me 20 mijë euro në muaj, por për atë jepet 2 mijë euro në muaj.

Kështu që dhe postieri e ka të vështirë, pasi ka trokitur në gjithë dyert që ai nuk është dhe jo atje ku e dinë të gjithë ku është.

Pak a shumë si ai përshkrimi që bënte gjyqtarja për mos marrjen e fletëthirrjes nga Berisha, kur ngjiteshin në kat të katërt e dilte Argita, uleshin në kat të tretë u dilte Shkëlzeni, por babai nuk gjendje. Tani gjendet babai, por nuk gjendet i biri.

 Por kjo ka pak rëndësi. 

E rëndësishme është që i biri i Sali Berishës tani e kupton që nuk tallet dot më me drejtësinë dhe po përpiqet të fitojë kohë dhe të fshihet me procedura, duke u futur dhe ai si i jati në tualet sa herë troket dera dhe sjell letër nga SPAK.

Dhe ka disa arsye përse e bën këtë.

E para, kërkon të kuptojë se çfarë thonë dëshmitarët e tjerë dhe çfarë pyetje mund të ketë për atë. 

Aldo Bumçi ka pranuar se e ka takuar atë në vitin 2007, për çështje politike në zyrën e tij. Në atë kohë Aldo Bumçi ka qenë i fundit në PD që mund të pyetej për çështje politike, kurse Shkëlzeni formalisht nuk ka pasur asnjë post politik. Madje në kulmin e fushatës elektorale 2006-2007 për zgjedhje lokale, ai ka qenë tërësisht i angazhuar të bënte letrat dhe VKM e Gërdecit dhe shante korridoreve të PD, Ilir Rusmalin dhe Ridvan Boden, që po ja vononin.

Aldo Bumçin nuk e kishte njeri në llogari. I vetmi problem që kishte PD me të ishte që nuk kishte hequr ende nga puna shoferin dhe sekretaret e Fatmir Xhafajt. Për këtë dhe e hoqën pas zgjedhjeve.

Me këtë deklaratë si shejtan budalla, Aldo Bumçi thjesht ka pranuar lobimin e djalit të Sali Berishës për VKM që kërkonte dhe miratimin formal nga Ministria e Drejtësia.

Loja e tij e dytë si shejtan budalla, është ajo me shënimin mbi faksin “Për Shkëlzen Berishën”. Vazhdon të thotë se ai nuk është shkrimi im dhe se letra nuk ka vulë.

Po, po. E dimë që nuk është shkrimi yt dhe e dimë që nuk ka vulë, pasi për këtë arsye i është dërguar Shkëlzenit, të japë miratim parak, pastaj të vuloset e firmoset. Dhe shënimi nuk ka thënë askush që është bërë nga Aldua. Thjeshtë është dërguar nga faksi i zyrës së Aldo Bumçit dhe për këtë ka provë shkencore, kokën e faksit.

Pra Aldua thjeshtë po përpiqet të mbrojë vetën duke zhytur dhe më thellë Shkëlzenin, por dhe veten e tij, duke thënë gënjeshtra para prokurorëve.

Së treti, që është dhe më e rëndësishme, Shkëlzeni ka gjurmë të tjera të pashlyeshme në tragjedinë e Gërdecit, qysh me punësimin e burrit të tezes apo baxhanakut të babait të vet, tek telefonatat e vazhdueshme me Delijorgjin para tragjedisë dhe 20 minuta pas saj, e deri tek dëshmitarë që e njihnin atë për pronar real.

SPAK nuk e ka të vështirë t’i hetojë ato edhe pa Aldon.

Por mbi të gjitha, Shkëlzen Berisha ka problem me përpjekjet e tij për të fshehur pasuritë dhe pastruar paratë pas Gërdecit me manovrat e tij banale, me boronica, me pagesat që ka marrë, me njerëzit që fitonin PPP nga Berisha dhe me miqtë e rrethit të ngushtë të tij që dalin pronarë tokash të familjeve të mëdha shqiptare, nga Lalzi deri në Ksamil.

Ndaj ka bërë mirë që nuk u nxitua të shkonte që sot në SPAK. SPAK aty është, nuk mërzitet. Nëse nuk ja gjen shtëpinë, e gjen vet Shkëlzen Berishën dhe e shoqëron forcërisht. Nuk besoj se këtu shkelet Kushtetuta, pasi imuniteti i babit nuk transmetohet gjenetikisht tek i biri.

E rëndësishme është që ai u fsheh si mi para drejtësisë dhe ky është dënimi i parë publik që i ka dhënë vetes para shqiptarëve, që presin të përballet me drejtësinë./Tema

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj: 15/12/2023 12:16

    Për të qeshur e qarë për drejtësinë kur tallet edhe PINJOLLI Saliut me TA. -Dihej që ZENI ka shumë VILA,Por njoftimi i Zenit është bërë disa kohë më parë në TV që të paraqitej më dt.14.12.23. -Dhe në vënd që ZENI TËARRESTOHEJ DT.14.12 E njofton përsëri kur ti doi PRAPANICA PINJOLLIT TË SALIUT-ZENI..! -Kjo është FAQA E ZEZË E DREJ5ËSISË SË TREDHUR NGA NON GRATA QË NË 92..!

    Përgjigju
  • mergimtari: 15/12/2023 07:57

    Shkelzeni,i biri Saliut (qe ka 33-vite qe i ben karshillek gjyqesorit)nuk mund te bente ndryshe.Keta "grabitesa e vrases" te shqiptareve meritojne Qemal Lamen hetues.SPAK-u eshte si mjalti per ta.

    Përgjigju
  • Nje vicidolas: 14/12/2023 23:01

    Atyre u ka humbur jo vetem vula por edhe adresa..Shpresojme qe se shpejtit'ju humb edhe rraca!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?