Masakra e Gërdecit, Shkëlzen Berisha do të thirret si dëshmitar nga SPAK, avokati në Report Tv: Zhvillime pozitive, drejtësia po bën atë që kërkojnë qytetarët

22 Shtator 2023, 13:52| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 14:04

  • Share

I biri i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha do të pyetet për herë të parë nga SPAK si dëshmitar për masakrën e Gërdecit. Avokati Redi Rama  në një intervistë me Nertil Agalliun në Report Tv thotë se e sheh si pozitiv faktin se kësaj çështjeje po i shkohet deri në fund ndërsa thekson se Berisha do duhet të shpjegojë se cili ka qenë realisht pozicioni i tij në këtë tragjedi.

“Unë mendoj si çdo çështje e nxehtë, duhet të arrijë përfundimisht të drejtësia që kërkojnë shqiptarët. Pavarësisht se kjo çështje ka marrë një farë zgjidhjeje dikur, është pozitive që janë thirru të gjithë dëshmitarët që ka kërkuar mbrojtja. Edhe Shkëlzen Berisha duhet të dëshmojë që të nxjerrë në pah se kush është pozicioni i tij në këtë situatë. Në Shqipëri u bë 33 vite kanë mbetur pikëpyetje të mëdha dhe asnjëherë nuk i është shkuar deri në fund. Do jetë fjala e drejtësisë që do të japë fjalën e fundit në këtë çështje.”- tha Ramaj.

Sa i takon mundësisë për dëshmi të rreme apo kontradiksione, avokati sqaron se ligji parasheh dënime për këto shkelje e ndërsa udhëzon 71 dëshmitarët të jenë sa më korrekt në mënyrë që të zbardhet e plotë se çfarë ka ndodhur në ditën e zezë të 15 marsit të vitit 2008.

“Në rast se ka dëshmitar të rreme apo kontradiksione kjo do shihet nga prokurori i çështjes ose gjykata në mënyrë që të nisë një hetim për personin në fjalë për një akuzë penale. Çdo individ që është thirrur aty nëse nuk ka papajtueshmëri me pozicionin e dëshmitarit duhet të dëshmojë sepse e detyron ligji e Kodi Penal. Pavarësisht pozicionit që mbajnë, duhet të dëshmojnë sipas ligjit.”- tha avokati.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sapa: 22/09/2023 14:22

    Keto lajme do i serviren popullit shqiptar kete shekull.Per te ndodhur gje nuk ndodh,asnje nuk denohet sepse ndodhen ne nje vend super te korruptuar ku cdo gje behet ne fshehtesi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?