'Masakra e Gërdecit', SPAK kërkon të pyetet Mediu në 21 shkurt! Ish-ministri: Kam pritur 16 vjet për këtë! Dëshmitarët të mos heshtin

7 Shkurt, 09:50| Përditesimi: 7 Shkurt, 10:14

  • Share

 

SPAK ka kërkuar marrjen në pyetje të ish-ministrit Fatmir Mediu. Seanca e radhës në GJKKO për tragjedinë e Gërdecit do të mbahet në 21 shkurt.

Në një deklaratë për mediat, ish-ministri i Mbrojtjes duke komentuar edhe mos paraqitjen e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, kërkoi që dëshmitarët mos të pyeten.

“Në këtë proces gjyqësore prej disa kohësh nuk ka asnjë dëshmitar të thirrur nga prokuroria që të ketë thënë qoftë se ministri ka edhe një grimcë faj Procesi i demtonimit është thirrur nga strukturat e ministrisë së Mbrojtjes që nuk lidhen me fushën e veprimtarisë së Ministrisë.  Sa i përket pyetjes time, do konsultohem me avokatët e mi. Unë kam pritur mbi 16 vjet që të pyetem nga prokuroria. Sa i përket vazhdimit të procesit i bëj thirrje që secili të vijë. Të mos zgjedhin pozicionin e heshtjes sepse do ishte mirë që me dëshmitë e tyre të hedhin sa më shumë dritë”- tha Mediu.


Lajmi kryesor:

Faksi ‘Për Shkëlzenin’, GJKKO kërkon ish-sekretaren e Bumçit! SPAK kërkon të pyesë Mediun në gjyq për masakrën e Gërdecit! Ish-ministri: Gati të ballafaqohem me Luan Hoxhën


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?